Raporti vjetor i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale është një instrument i rëndësishëm transparence dhe llogaridhënie në të cilin ne synojmë të prezantojmë rezultatet dhe punën tonë gjatë harkut kohor të një viti kalendarik.Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka si mision të forcojë mbrojtjen e pronësisë industriale brenda territorit shqiptar nëpërmjet njohjes, regjistrimit, dhe promovimit të këtyre të drejtave, për të garantuar një nivel mbrojtjeje të njëjtë me atë të vendeve të Bashkimit Evropian.

Si rezultat i ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe bizneseve mbi rëndësinë që ka regjistrimi i objekteve të PI-së, për vitin 2019 në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale janë depozituar:

  • • 1157 aplikime kombëtare;
  • • 2664 aplikime për shtrirje ndërkombëtare për regjistrim marke
  • • 913 aplikime për patenta;
  • • 1 aplikim për modele përdorimi;
  • • 16 kërkesa për regjistrim kombëtar të disenjove industriale;
  • • 1 kërkesë në lidhje me treguesit gjeografikë.

Me kënaqësi shprehem se viti 2019 është finalizuar me rezultate të kënaqshme për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.

Shifrat e këtij viti vijnë si rezultat i ndërgjegjësimit të biznesit vendas mbi rëndësinë që regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale ka, por edhe të kompanive të huaja të cilat kanë treguar interesin e tyre për tregun shqiptar.

Këto rezultate janë një reflektim i punës së të gjithë aktorëve të përfshirë në sistemin e Pronësisë Industriale, të cilët kanë qenë një faktor kyç në finalizimin me sukses të detyrave dhe objektivave që burojnë nga “Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale 2016-2020”.

Drejtori i Përgjithshëm

Ledina BEQIRAJ