Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit midis Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm Znj. Ledina Beqiraj dhe Shoqatës Kombëtare të Grave Profesioniste, Afariste dhe Zejtare përfaqësuar nga presedenti znj. Flutura Xhabija.
Pikërisht me rastin e Festës ndërkombëtare së Gruas, 8 Mars, ramë dakord për nënshkrimin e një dokumenti të tillë, ku në thelb qëndron emancipimi i grave shqiptare nëpërmjet rritjes së autoritetit të tyre në të gjitha profesionet, mjeshtëritë dhe sipërmarrjet si dhe mbështetja, inkurajimi në aktivitetin e tyre ekonomik, profesional e artizanal.
Me energjinë pozitive që sollën gratë sipërmarrëse në institucionin tonë, në lidershipin vizionar dhe tolerant të znj. Xhabija, ramë dakord që DPPI do të jetë pjesë e punës dhe e aktivitetit të kësaj shoqate duke ofruar asistencën e saj tenkike në fushën e pronësisë industriale po dhe përfshirjen në projekte të përbashkëta.