Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale njofton të interesuarit se më datë 10 shtator do të organizohet online një “Seminar Rajonal per Gjyqtarët dhe Zbatuesit e PI në lidhje me çështjet e pronësisë intelektuale”.
Ky aktivitet organizohet për të pestin vit radhazi nga Zyra e Letonisë për Pronësinë Intelektuale në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe me Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian (EUIPO).
Objektivi kryesor i këtij seminari është të mbledhë së bashku të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, gjyqtarët dhe zbatuesit profesionistë të PI për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në fushën e pronësisë intelektuale dhe sidomos një nga fushat më kritike mbetet zbatimi I të drejtave të PI-së.
Do të ketë folës të shquar nga Gjykata e Lartë e Letonisë, Gjykata Federale e Gjermanisë, Gjykata e Hagës, Universiteti I Varshavës etj.
Çështjet kryesore që do të diskutohen do të jenë Patent litigation, mbrojtja e shenjave dalluese të paregjistruara, mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të PI-së në dritën e të drejtave themelore, Sistemi i Klasifikimit të Nicës etj.Gjuha e seminarit do të jetë anglisht.
Për më shumë informacion navigoni në linkun:
https://www.lrpv.gov.lv/en?fbclid=IwAR3zxsWPx5t5HF2lXDt7MQqeylVMealhjPc75A_H1mmI_ycg3Onc5tQXt2c