Në kuadër te zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2022-2025 ” u zhvillua sot dita e parë e Seminarit Kombëtar -ditor “IP4 Youth & Teachers” në ambientet e Hotel Tirana International si një nga aktivitetet e planifikuara për trajnimin e mësuesve te ciklit parauniversitar në fushën e Pronësisë Intelektuale. Ky aktivitetet u mbështet nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) në bashkëpunim me Zyrën Koreane te Pronësise Intelektuale (KIPO) dhe Drejtorisë së Pergjithshme të Pronësisë Industriale.
Në fjalën e saj përshëndetëse Drejtori i Pergjithshëm znj. Rovena Beqiraj uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe theksoi rendësine e këtij trajnimi për mësuesit të sistemit parauniversitar, si një indikator shumë i qëndrueshëm në edukimin e brezave të rinj në fushën e pronësise intelektuale. Lektorët pjesëmarres në këtë event ishin ekspertë ndërkombëtare me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e pronësise intelekuale:
- Hani AJI, Ekspert i Asociuar, Programi i të mësuarit në distance, Akademia e OBP
- Paata Papava, Ekspert i Pedagogjise, Gjeorgji
- Leonid Chechurin, Universiteti i Shkencave Inxhinierike (LUT) Finlandë
- Eman Ibrahim, Trajner i Pl dhe Ekzaminues i Patentave, Zyra e Patentave te Egjiptit
- Chanda Tembo, Ekspert, Zambia
Gjatë ciklit të trajnimit u prezantuan shembuj konkrete se si të nxisim krijimtarinë përmes të mësuarit të PI, biseda ndërmjet mësuesve rreth të mësuarit te PI duke e bërë mjaft interesante dhe interaktive proçesin e trajnimit.