Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale u ngritën stenda informimi në dy pika të qytetit të Tiranës.
Shëtitorja Abdi Toptani (Pedonalja)
Liqeni Artificial i Tiranës.
Ngritja e stendave u mundësua nga projekti Shqiptaro – Zvicerian ( ALSIP) dhe bashkoi 3 institucione shumë të rëndësishme në fushën e pronësisë intelektuale si : Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, Drejtoria për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriati Shtetëror i Mbikqyrjes së Tregut.