1. Informacion rreth patentës

2. Patentat e shpikjeve

Patenta ështe një e drejtë ekskluzive e dhënë për një shpikje, e cila mund të jetë një produkt ose një proces, i cili sjell një mënyrë të re të krijimit të diçkaje, ose ofron një zgjidhje teknike të re të problemit.

Patentat lëshohen për shpikje të cilat janë të reja , përmbajnë hap shpikës dmth duke pasur parasysh arritjen e mëparshme, shpikja nuk ka qenë e kapshme nga një person i kualifikuar në fushën e arritjes, ku përfshihet ajo,gjithashtu shpikja duhet të jetë e zbatueshme në industri , përshirë edhe bujqësinë.

Patenta nuk mund të lëshohet për shpikje të cilat, përdorimi tregtar i të cilave bie në kundërshtim me rendin publik, moralitetin ose shëndetin publik dhe jetën e njerëzve.

Patenta i siguron mbrojtje pronarit të patentës për një shpikje.

Mbrojtja jepet për një periudhë të kufizuar, në përgjithësi për 20 vjet nga data e depozitimit të aplikimit për patentë. Ky afat mund të shtyhet deri ne 5 vjet të tjera për patentat farmaceutike dhe produktet e mbrojtura bimore.

Patenta për aplikimet kombëtare e dhënë nga DPPI do të ketë vlefshmëri ligjore vetëm nëse, brenda 10 vjetëve nga data e depozitimit, pronari i saj depoziton pranë DPPI-së një raport ekzaminimi, të lëshuar nga një institucion i autorizuar për ekzaminimin thelbësor të shpikjeve, në të kundërt patenta është e pavlefshme.

3. Çfarë mbrojtje ofron Patenta ?

Mbrojtja e patentës nënkupton atë që shpikja nuk mund të tregtohet, përdoret, ose shitet pa lejen e pronarit të patentes . Këto të drejta për patenta zakonisht ligjërohen në gjykatë, e cila në shumë sisteme gjyqësore, ka autoritet ligjor në ndalimin e përdorimeve të paligjshme të patentave. Gjithsesi gjykata mund ta deklarojë një patentë të pavlefshme në rast se kërkohet në mënyrë të pakontestueshme nga një palë e tretë.

4. Çfarë të drejtash ka pronari i një patente ?

Pronari i një patente ka të drejtë të vendosë se cili mund të përdorë ose jo shpikjen e patentuar për periudhën në të cilën shpikja është e mbrojtur. Pronari i patentës mund të japë leje ose liçencë palëve të treta për të përdorur shpikjen kur nënshkruhet një marreveshje ligjore për këtë qëllim. Pronari gjithashtu mund t’ia shesë të drejten e shpikjes dikujt tjetër. Në momentin që patentës i mbaron afati i mbrojtjes, shpikja bëhet publike. Kjo do të thotë se, pronari nuk ka më të drejta mbi shpikjen, e cila mund të shfrytëzohet nga të tjerët.

5. Pse janë të nevojshme patentat ?

Shpikjet të cilat nuk janë patentuar mund të kopjohen, të shiten apo të shpërndahen nga çdokush. Kjo nënkupton se pa një patentë shpikësit mund të humbasin të ardhurat të cilat do t’i kishin përftuar nga shpikja e tyre. Nëse shpikjet janë të suksesshme dhe te pa patentuara dhe ka shumë kërkesa për t’i blerë ato, atëherë nuk ka asnjë arsye t’i ndalojë kompanitë e tjera t’i shesin dhe të përfitojnë nga ato. Një konkurencë e tillë mund të uli shitjet dhe për pasojë edhe fitimet të cilat shpikësi mund të kishte nga shpikja e tij.Gjithashtu pa një patentë nuk mund të lieçnsohet një shpikje tek një investitor, prodhues , apo shpërndarës.

Mund të ndodhë gjithashtu që një shpikës nuk dëshiron të tregojë shpikjen e tij dhe nuk e patenton atë, në te njëjtën kohë një tjetër person mendon për të njëjtën shpikje dhe e patenton atë. Edhe në këtë rast shpikësi i parë nuk do të ketë përfitim monetar nga shpikja e tij.

Patentat nxisin individet duke iu ofruar njohje të krijimtarisë së tyre dhe shpërblim material për shpikjet e tyre. Këto nxitje inkurajojnë novacionin, i cili tregon se cilësia e jetës njerëzore është në rritje të vazhdueshme.

6. Çfarë roli kanë patentat në jetën e përditshme ?

Shpikjet e patentuara në fakt kanë të bëjnë me çdo aspekt të jetës njerëzore, që nga drita elektrike (patenta e Edisonit dhe Sëanit) dhe plastika ( patente e Baekelandit), tek stilolapsat me majë në formë topthi ( patentë e Biro-s) apo mikroproçesorët (patenta të Intel, psh).

Të gjithë pronarët e patentave janë të detyruar, në kembim të një mbrojtjeje patente, të bëjnë publike informacione në lidhje me shpikjet e tyre, në mënyrë që të pasurojnë njohjet teknike në botë.

Kjo rritje e njohjes publike nxit krijimtarinë e mëtejshme dhe novacionin tek te tjerët. Në këtë mënyrë, patentat sigurojnë jo vetëm mbrojtje për pronarin, por edhe një informacion të vlefshëm dhe frymezim për gjeneratat e ardhshme të shpikësve dhe kërkuesve.

7. A janë shpikjet e patentuara të mbrojtura në të gjithë botën?

Patentat e lëshuara janë të mbrojtura vetëm në vendin në të cilin janë leshuar.Psh patentat e lëshuara në Shqiperi janë të mbrojtura vetëm në Shqipëri dhe jo në vendet e tjera .Në këtë rast çdonjeri në vendet e tjera mund të kopjojë ,prodhojë të shesi dhe shpërndajë shpikjen tuaj pa qenë nevoja e liçensimit. Për të qenë të mbrojtur pronarit të patenteës i duhet të aplikojë në të gjithë vendet në të cilat kërkon mbrojtje.

Proçesi i patentimit të shpikjes në shumë vende është një proces i gjatë dhe i shtrenjtë.

Për fat të mirë në 1970 shumë vende vendosën të thjeshtojnë procesin për patentimin dhe mbrojtjen e shpikjeve dhe krijuan PCT (Marreveshjen e bashkëpunimit në fushën e patentave). Në sajë të PCT shpikësit mund të kryejnë vetëm 1 aplikim për patentë ndërkombëtare, e cila është e vlefshme për 120 vende, një nga këto edhe vendi ynë.

Aplikuesit mund të zgjedhin nëse duan të aplikojnë më pas për patentë në të gjithë këto vende apo vetëm për nje pjesë prej tyre.

8. Si mund të aplikojmë për një Patentë pranë DPPI-së?

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ekzaminon aplikimin në përputhje me ligjin nr. 9947 dt. 07.07.2008.

9. Paraqitja e aplikimit

Aplikimi për lëshimin e një patente bëhet nëpërmjet formularit të aplikimit të paraqitur nga DPPI, i cili nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij dhe depozitohet pranë protokollit të DPPI. Formulari mund t’i dërgohet DPPI edhe me postë ose me faks nga paraqitësi i kërkesës ose përfaqësuesi i tij. Në rastin e dërgimit me faks, aplikanti duhet që brenda një muaji nga data e dërgimit të faksit, të depozitojë pranë DPPI kërkesën në formën e saj origjinale, në të kundërt, kërkesa konsiderohet si e paparaqitur.

Kërkesa për patentë bëhet për një shpikje të vetme ose për një grup shpikjesh, të lidhura në një mënyrë të tillë sa që formojnë së bashku një koncept shpikës të vetëm e të përgjithshëm.

10. Aplikimi për patentë duhet të përmbajë:

 

a) formularin

b) një përshkrim të shpikjes;

c) një ose më shumë pretendime;

ç) vizatimet, referuar në përshkrimin ose në pretendimet;

d) një abstrakt (përmbledhja e shpikjes);

dh) dokumenti i prioritetit nëse pretendohet për prioritet;

e) autorizimin e përfaqësimit kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit.

ë) deklaratën e shpikësit ose shpikësve në të cilën të shprehet vullneti për lëshimin e patentës në emrin e aplikantit.

f) dokumentin e pagesës së tarifës së depozitimit.

11. Data e depozitimit të një aplikimi

Aplikimet e depozituara ekzaminohen sipas numrit të tyre rendor. DPPI shqyrton brenda një periudhe 3 mujore nga data e paraqitjes së aplikimit.

Data e depozitimit të një aplikimi për regjistrimin e një patente është data kur DPPI-ja merr në dorëzim kërkesën e plotësuar sipas kërkesave të ligjit. Nëse kërkesa nuk është e plotë, aplikanti njoftohet t’i plotësojë ato brenda një periudhe tremujore nga data e njoftimit. Nëse aplikanti nuk i kryen plotësimet dhe korrigjimet e kërkuara brënda afatit kërkesa refuzohet të depozitohet.

12. Ekzaminimi i mëtejshëm i kërkesës për patentë

Brenda një periudhe 3 mujore nga data e lëshimit të dëshmisë së depozitimit, DPPI vazhdon ekzaminimin e mëtejshëm të aplikimit për patentë.

Nëse gjatë egzaminimit aplikimi paraqet mangësi, DPPI njofton aplikantin për të bërë plotësimet brenda  afatit të caktuar nga data e njoftimit. DPPI ka të drejtë t’i kërkojë aplikantit depozitimin e dokumentave shtesë të nevojshme për ekzaminimin e aplikimit, nëpërmjet një njoftimi me shkrim si dhe të caktojë afatin për depozitimin e tyre kur e çmon të nevojshme. Nëse aplikanti nuk i plotëson të metat brenda afatit të caktuar, DPPI e refuzon aplikimin për patentë dhe njofton aplikantin për refuzimin. Aplikanti mund të kërkojë që afati kohor i caktuar për plotësim dokumentacioni të zgjatet deri në një muaj shtesë, duke paraqitur një kërkesë me shkrim bazuar në shkaqe të arsyeshme dhe kundrejt pagesës së tarifës përkatëse.

Në përfundim të ekzaminimit të bërë , DPPI merr vendim për lëshimin ose jo të patentës dhe njofton menjëherë aplikantin për vendimin e marrë,si edhe për kryerjen e pagesës së tarifës për lëshimin e patentës.

13. Njohja e vlefshmërisë së patentës

Pronari i patentës duhet të depozitojë brenda 10 vjetëve nga data e depozitimit të aplikimit për patentë, dokumentin me anë të të cilit të provojë vlefshmërinë e shpikjes në përputhje me nenin 5, 6, 7, 9 dhe 10 të Ligjit nr. 9947 dt. 07.07.2008. Dokumenti i mësipërm, duhet të lëshohet nga një autoritet ndërkombëtar i njohur nga marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e patentave për ekzaminimin në substancë të patentave. Ai duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.

DPPI shqyrton dokumentin e depozituar nga pronari i patentës nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Ligjit nr. 9947 dt. 07.07.2008 dhe rregullores së patentave. Në rast se dokumenti plotëson kërkesat e lartpërmendura dhe rezultati i ekzaminimit në substancë të shpikjes që rezulton nga ky dokument është pozitiv, DPPI njeh vlefshmërinë e shpikjes, njofton aplikantin dhe bën shënimin përkatës në regjistrin e patentave.

Në të kundërt , DPPI nuk e merr në konsideratë dokumentin dhe njofton për këtë pronarin e patentës. Nëse rezultati i ekzaminimit në substancë është pozitiv vetëm për një pjesë të pretendimeve, patenta është e vlefshme vetëm për këto pretendime dhe DPPI lëshon njoftimin përkatës dhe bën shënimin në regjistrin e patentave.

DPPI boton në Buletinin e Pronësisë Industriale njoftimin për vendimin e marrë në lidhje me patentën.

14. Publikimi i aplikimit për patentë

DPPI publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo aplikim të depozituar, menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh nga data e depozitimit ose, kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Nëse aplikanti kërkon me shkrim, përpara plotësimit të afatit prej 18 muajsh, që aplikimi të publikohet para kohe, dhe paguan tarifën përkatëse, DPPI e publikon atë menjëherë.

Gjithashtu DPPI boton në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo patentë të lëshuar.

15. Rivendosja e të drejtave

Aplikanti ose pronari i një patente mund të kërkojë rivendosjen e të drejtës brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit për patentë ose të ndonjë aplikimi tjetër, nëpërmjet një kërkesë me shkrim dhe kundrejt tarifës përkatëse.

Pronari i një patente e cila është bërë e pavlefshme për shkak të mospagimit të tarifës së ripërtëritjes brenda afatit të parashikuar nga Ligji, mund të kërkojë rivendosjen e të drejtës mbi patentën në çdo kohë, duke depozituar pranë DPPI dokumentat e përmenduara në rregulloren përkatëse.

Në rast se DPPI e pranon kërkesën për rivendosjen e së drejtës, njofton me shkrim aplikantin ose pronarin e patentës për rivendosjen e të drejtës dhe afatin brenda të cilit ai duhet të plotësojë të metat dhe e publikon atë. Refuzimi i lëshuar nga DPPI shfuqizohet dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën në përputhje me Ligjin.

16. Apelimet pranë Bordit të Apelimit

    1. Brenda një periudhe tre mujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit,aplikanti ka të drejtë të apelojë vendimin e DPPI. Kur kërkesa për apelim përmbush kërkesat e parashikuara , bordi i apelimit e shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë. Apeluesi ka të drejtë të ankimojë në gjykatë vendimin e bordit të apelimit, brenda 30 ditëve nga marrja njoftim për vendimin e bordit, në përputhje me nenin 28 pika 3 e Ligjit.
    2. Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumenta të tjera shtesë brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.
      Në rast se vendimi i bordit të apelimit apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPI refuzon aplikimin ose lëshon patentën në përputhje me vendimin e gjykatës.

 

2. Kundërshtimi ndaj dhënies së një patente, mund të paraqitet pranë DPPI brenda një periudhe nëntë mujore nga data e publikimit të dhënies së patentës.

Bordi i apelimit të DPPI e shqyrton kundërshtimin për dhënien e një patente, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së tij. Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat bordi i apelimit e konsideron të paparaqitur kundërshtimin dhe njofton me shkrim kundërshtuesin, në të kundërt, bordi i apelimit i kërkon kundërshtuesit nëpërmjet një njoftimi me shkrim të plotësojë të metat brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.

Kur bordi i apelimit pranon për shqyrtim kundërshtimin, njofton me shkrim pronarin e patentës kundër së cilës është depozituar kundërshtimi dhe i dërgon atij një kopje të kundërshtimit dhe të dokumentave të tjera bashkangjitur atij. Pronari i patentës ka të drejtë që, brenda 3 muajve nga data e njoftimit, të depozitojë me shkrim pretendimet e tij lidhur me kundërshtimin dhe çdo dokument tjetër në mbështetje të pretendimeve të tij.

Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumenta të tjera shtesë brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.

Bordi i apelimit merr vendim lidhur me kundërshtimin dhe njofton me shkrim palët. Vendimi i bordit të apelimit mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.

DPPI reflekton vendimin e gjykatës në regjistrin e patentave, si dhe bën publikimin në Buletinin e Pronësisë Industriale, nëse është vendosur shfuqizimi i patentës.

17. Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e patentës.

Ripërtëritja e patentës do të fillojë të bëhet nga viti i parë pas dhënies së patentës, për patentat kombëtare, ndërsa për patentat e shtrira europiane, duke filluar nga viti pasardhës i atij, në të cilin është publikuar dhënia e kësaj patente. Kërkesa për ripërtëritjen e patentës e përbërë nga formulari përkatës dhe dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse duhet të depozitohet pranë DPPI përpara ditës së fundit të muajit që përmban datën e depozitimit, përfshirë edhe këtë ditë. Nëse kërkesa për ripërtëritjen e patentës së bashku me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse nuk depozitohet brenda afatit të larpërmendur, ato mund të depozitohen brenda periudhës 6 mujore pas datës së fundit të muajit të datës së depozitimit, kundrejt pagesës së një tarife shtesë.

Nëse pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes, dhe liçenca në favor të një personi të tretë është regjistruar në regjistrin e patentave, DPPI-ja njofton të liçencuarin se pagesa nuk është kryer dhe se ai duhet të paguajë tarifën brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit, me qëllim që të ruajë vlefshmërinë e licencës së regjistruar.

Nëse tarifa e ripërtëritjes nuk është paguar brenda afatit të parashikuar, patenta konsiderohet se ka mbaruar në ditën që tarifa e ripërtëritjes ishte për t’u paguar dhe DPPI njofton aplikuesin ose përfaqësuesin e tij të autorizuar për skadimin e patentës.

 

Nr. Llojet e Tarifave Vlera në lekë
1.1 Tarifë për depozitim aplikimi për patentë nga studentet ose pensionistët 7,000
100

 

 

Procedurat e regjistrimit të patentës për shpikje

      • Si mund të aplikojmë për një patentë për shpikje pranë DPPI-së?

Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale, ekzaminon aplikimin në përputhje me ligjin nr. 9947 dt. 07.07.2008 mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar.

      • Paraqitja e aplikimit

Aplikimi për lëshimin e një patente, kryhet nëpërmjet formularit të aplikimit të paraqitur nga DPPI , i cili nënshkruhet nga aplikanti ose përfaqësuesi i tij dhe depozitohet pranë protokollit të DPPI. Formulari mund t’i dërgohet DPPI edhe me postë ose me faks, nga paraqitësi i kërkesës ose përfaqësuesi i tij. Në rastin e dërgimit me faks, aplikanti duhet që brenda një muaji nga data e dërgimit të faksit, të depozitojë pranë DPPI kërkesën në formën e saj origjinale, në të kundërt, kërkesa konsiderohet si e paparaqitur.

Kërkesa për patentë bëhet për një shpikje të vetme ose për një grup shpikjesh, të lidhura në një mënyrë të tillë sa që formojnë së bashku një koncept shpikës të vetëm e të përgjithshëm.

      • Aplikimi për patentë duhet të përmbajë:
      1. a) formularin e aplikimit;
        b) një përshkrim të shpikjes;
        c) një ose më shumë pretendime;
        ç) vizatimet, referuar në përshkrim ose në pretendimet;
        d) një abstrakt (përmbledhja e shpikjes);
        dh) dokumentin e prioritetit, nëse pretendohet për prioritet;
        e) autorizimin e përfaqësimit, kur aplikimi depozitohet nga përfaqësuesi i aplikantit.
        ë) deklaratën e shpikësit ose shpikësve, në të cilën të shprehet vullneti për lëshimin e patentës në emrin e aplikantit.
        f) dokumentin e pagesës së tarifës së depozitimit (origjinal).
      • Data e depozitimit të një aplikimi

Aplikimet e depozituara ekzaminohen sipas numrit të tyre rendor. DPPI shqyrton brenda një periudhe 3- mujore, nga data e paraqitjes së aplikimit.

Data e depozitimit të një aplikimi për regjistrimin e një patente, është data kur DPPI-ja merr në dorëzim kërkesën e plotësuar sipas kërkesave të ligjit. Nëse kërkesa nuk është e plotë, aplikanti njoftohet t’i plotësojë ato brenda një periudhe tremujore nga data e njoftimit. Nëse aplikanti nuk i kryen plotësimet dhe korrigjimet e kërkuara brenda afatit, kërkesa refuzohet të depozitohet.

      • Ekzaminimi i mëtejshëm i kërkesës për patentë

Brenda një periudhe 3- mujore nga data e lëshimit të dëshmisë së depozitimit, DPPI vazhdon ekzaminimin e mëtejshëm të aplikimit për patentë.

Nëse gjatë ekzaminimit aplikimi paraqet mangësi , DPPI njofton aplikantin për të bërë plotësimet brenda brenda afatit të caktuar nga data e njoftimit. DPPI ka të drejtë t’i kërkojë aplikantit depozitimin e dokumenteve shtesë të nevojshme, për ekzaminimin e aplikimit, nëpërmjet një njoftimi me shkrim si dhe të caktojë afatin për depozitimin e tyre kur e çmon të nevojshme. Nëse aplikanti nuk i plotëson mangësitë brenda afatit të caktuar, DPPI e refuzon aplikimin për patentë dhe njofton aplikantin për refuzimin e saj. Aplikanti mund të kërkojë që afati kohor i caktuar për plotësim dokumentacioni, të zgjatet deri në një muaj shtesë, duke paraqitur një kërkesë me shkrim, bazuar në shkaqe të arsyeshme dhe kundrejt pagesës së tarifave përkatëse.

Në përfundim të ekzaminimit, DPPI merr vendim për lëshimin ose jo të patentës dhe njofton menjëherë aplikantin për vendimin e marrë, si edhe për kryerjen e pagesës së tarifës për lëshimin e patentës.

      • Njohja e vlefshmërisë së patentës

Pronari i patentës duhet të depozitojë brenda 10 vjetëve nga data e depozitimit të aplikimit për patentë, dokumentin me anë të të cilit të provojë vlefshmërinë e shpikjes në përputhje me nenin 5, 6, 7, 9 dhe 10 të Ligjit 9947 dt. 07.07.2008 mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar.

Dokumenti i mësipërm, duhet të lëshohet nga një autoritet ndërkombëtar, i njohur nga marrëveshjet ndërkombëtare në fushën e patentave, për ekzaminimin në substancë të patentave. Ai duhet të depozitohet i përkthyer në gjuhën shqipe dhe i noterizuar.

DPPI shqyrton dokumentin e depozituar nga pronari i patentës, nëse është në përputhje me parashikimet e pikës 4 të nenit 28 të Ligjit 9947 dt. 07.07.2008 mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar dhe rregullores së patentave. Në rast se dokumenti plotëson kërkesat e lartpërmendura dhe rezultati i ekzaminimit në substancë të shpikjes që rezulton nga ky dokument është pozitiv, DPPI njeh vlefshmërinë e shpikjes, njofton aplikantin dhe bën shënimin përkatës në regjistrin e patentave.

Në të kundërt , DPPI nuk e merr në konsideratë dokumentin dhe njofton për këtë pronarin e patentës. Nëse rezultati i ekzaminimit në substancë është pozitiv vetëm për një pjesë të pretendimeve, patenta është e vlefshme vetëm për këto pretendime dhe DPPI lëshon njoftimin përkatës duke kryer shënimin në regjistrin e patentave.

DPPI boton në Buletinin e Pronësisë Industriale, njoftimin për vendimin e marrë në lidhje me patentën.

      • Publikimi i aplikimit për patentë

DPPI publikon në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo aplikim të depozituar, menjëherë pas përfundimit të një periudhe prej 18 muajsh, nga data e depozitimit ose, kur kërkohet prioritet, nga data e prioritetit. Nëse aplikanti kërkon me shkrim, përpara plotësimit të afatit prej 18 muajsh, që aplikimi të publikohet para kohe dhe paguan tarifën përkatëse, DPPI e publikon atë menjëherë.

Gjithashtu, DPPI boton në Buletinin e Pronësisë Industriale çdo patentë të lëshuar.

      • Rivendosja e të drejtave

Aplikanti ose pronari i një patente mund të kërkojë rivendosjen e së drejtës brenda një muaji nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit për patentë, ose të ndonjë aplikimi tjetër, nëpërmjet një kërkesë me shkrim dhe kundrejt tarifës përkatëse .

Pronari i një patente e cila është bërë e pavlefshme për shkak të mospagimit të tarifës së ripërtëritjes brenda afatit të parashikuar nga Ligji, mund të kërkojë rivendosjen e të drejtës mbi patentën në çdo kohë, duke depozituar pranë DPPI dokumentet e përmenduara në rregulloren përkatëse.

Në rast se DPPI e pranon kërkesën për rivendosjen e së drejtës, njofton me shkrim aplikantin, ose pronarin e patentës për rivendosjen e të drejtës dhe afatin brenda të cilit ai duhet të plotësojë mangësitë dhe e publikon atë. Refuzimi i lëshuar nga DPPI shfuqizohet dhe ekzaminuesi vazhdon procedurën në përputhje me Ligjin 9947 dt. 07.07.2008 mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar.

      • Apelimet pranë Bordit të Apelimit
      1. Brenda një periudhe tre mujore nga data e marrjes së njoftimit për refuzimin e aplikimit,aplikanti ka të drejtë të apelojë vendimin e DPPI
        Kur kërkesa për apelim përmbush kërkesat e parashikuara , bordi i apelimit e shqyrton kërkesën për apelim brenda një periudhe tremujore nga data e paraqitjes së tij dhe njofton apeluesin për vendimin e marrë. Apeluesi ka të drejtë të ankimojë në gjykatë vendimin e bordit të apelimit, brenda 30 ditëve nga marrja njoftim për vendimin e bordit, në përputhje me nenin 28 pika 3 e Ligjit mbi Pronësinë Industriale, i ndryshuar.

Gjatë shqyrtimit, bordi i apelimit ka të drejtë t’i kërkojë apeluesit të vendimit të paraqesë materiale dhe dokumenta të tjera shtesë brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.
Në rast se vendimi i bordit të apelimit apelohet në gjykatë, një kopje e vendimit përfundimtar të gjykatës depozitohet në dosjen e aplikimit për patentë dhe DPPI refuzon aplikimin ose lëshon patentën në përputhje me vendimin e gjykatës.

      1. Kundërshtimi ndaj dhënies së një patente, mund të paraqitet pranë DPPI brenda një periudhe nëntë mujore nga data e publikimit të dhënies së patentës.
        Bordi i apelimit të DPPI e shqyrton kundërshtimin për dhënien e një patente, brenda 3 muajve nga data e paraqitjes së tij. Në rast se kundërshtimi nuk plotëson kërkesat, Bordi i Apelimit e konsideron të paparaqitur kundërshtimin dhe njofton me shkrim kundërshtuesin, në të kundërt, Bordi i Apelimit i kërkon kundërshtuesit nëpërmjet një njoftimi me shkrim të plotësojë mangësitë, brenda 30 ditëve nga data e njoftimit.
        Kur Bordi i Apelimit pranon për shqyrtim kundërshtimin, njofton me shkrim pronarin e patentës kundër së cilës është depozituar kundërshtimi dhe i dërgon atij një kopje të kundërshtimit dhe të dokumenteve të tjera bashkangjitur atij. Pronari i patentës ka të drejtë që, brenda 3 muajve nga data e njoftimit, të depozitojë me shkrim pretendimet e tij lidhur me kundërshtimin dhe çdo dokument tjetër në mbështetje të pretendimeve të tij.
        Gjatë shqyrtimit, Bordi i Apelimit ka të drejtë t’u kërkojë palëve, nëpërmjet një njoftimi me shkrim, të paraqesin materiale dhe dokumenta të tjera shtesë, brenda një periudhe një mujore nga data e njoftimit.
        Bordi i Apelimit merr vendim lidhur me kundërshtimin dhe njofton me shkrim palët. Vendimi i bordit të apelimit mund të apelohet në gjykatë brenda 30 ditëve nga data e marrjes së njoftimit.
        DPPI reflekton vendimin e gjykatës në regjistrin e patentave, si dhe bën publikimin në Buletinin e Pronësisë Industriale, nëse është vendosur shfuqizimi i patentës.
      • Kohëzgjatja dhe ripërtëritja e patentës.

Ripërtëritja e patentës do të fillojë të bëhet nga viti i parë pas dhënies së patentës, për patentat kombëtare, ndërsa për patentat me shtrirje evropiane, duke filluar nga viti pasardhës i tij, në të cilin është publikuar dhënia e kësaj patente. Kërkesa për ripërtëritjen e patentës e përbërë nga formulari përkatës dhe dokumenti i pagesës së tarifës përkatëse, duhet të depozitohet pranë DPPI përpara ditës së fundit të muajit që përmban datën e depozitimit, përfshirë edhe këtë ditë. Nëse kërkesa për ripërtëritjen e patentës së bashku me dokumentin e pagesës së tarifës përkatëse nuk depozitohet brenda afatit të larpërmendur, ato mund të depozitohen brenda periudhës 6-mujore pas datës së fundit të muajit të datës së depozitimit, kundrejt pagesës së një tarife shtesë.

Nëse pronari i një patente nuk paguan tarifën e ripërtëritjes, dhe licenca në favor të një personi të tretë është regjistruar në regjistrin e patentave, DPPI-ja njofton të licencuarin se pagesa nuk është kryer dhe se ai duhet të paguajë tarifën brenda gjashtë muajve nga data e njoftimit, me qëllim që të ruajë vlefshmërinë e licencës së regjistruar.

Nëse tarifa e ripërtëritjes nuk është paguar brenda afatit të parashikuar, patenta konsiderohet se ka mbaruar në ditën që tarifa e ripërtëritjes ishte për t’u paguar dhe DPPI njofton aplikuesin ose përfaqësuesin e tij të autorizuar për skadimin e patentës.

Modelet e Përdorimit

Nëpërmjet modelit të përdorimit është e mundur të mbrohet një zgjidhje e re teknike, që të shkojë përtej kuadrit të aftësisë profesionale dhe të aplikohet në industri. Shpikjet, teoritë shkencore, metodat matematikore, adaptimet e jashtme të thjeshta të produkteve ( që kanë qëllim estetik), planet, ligjet dhe metodat e ushtrimit të aktivitetit intelektual, programet e kompjuterit, treguesit e informacionit nuk konsiderohen një zgjidhje teknike. Mbrojtja nuk mund të jepet për zgjidhje teknike që bien ndesh me rendin publik, veçanërisht për parimet morale të njerëzimit, si dhe për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e kafshëve dhe njerëzve, varietetet e bimëve dhe kafshëve si dhe riprodhimin biologjik të materialeve dhe proçeset e prodhimit ose aktivitetet e punës.

Modelet e përdorimit regjistrohen në bazë të të ashtuquajturit parim i regjistrimit, ku zyra regjistron modelin respektiv në regjistër pa ekzaminim të kritereve të risisë dhe nivelit krijues, psh nësë duhet mbrojtur apo jo. Kjo është arritja kryesore që i dallon modelet e përdorimit nga sistemi i patentave.

 

Meqë regjistrimi i një modeli përdorimi në Zyrë, i jep mundësi të rrisë mbrojtjen, efektet e të cilit korrespondojnë plotësisht me atë të patentës, modeli i përdorimit siguron mundësi të kërkojë mbrojtje për një zgjidhje duke qënë të aftë për regjistrim në një rrugë më të shpejtë se ajo e patentës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për objektet që janë në kohë  për tu futur në treg, ndërkohë që në rast të një procedure relativisht të gjatë për dhënien e patentës ato do të mbesnin pa mbrojtje.

Pa aprovimin e pronarit të modelit të përdorimit, askush nuk mund të prodhojë, apo të fusë në treg zgjidhjen teknike të mbrojtur .Identik si në rastin e një pronari patente, pronari i një modeli përdorimi autorizohet të përballojë aprovimin për përdorimin e modelit të përdorimit respektiv (liçencë) tek persona të tjerë ose të transferoje modelin e përdorimit në to.
Një aplikim për patentë mund të kthehet, me kërkesë me shkrim të aplikantit, në një aplikim për model përdorimi, për sa kohë që patenta nuk është dhënë nga DPPI.

Trajtimi i modeleve të përdorimit është i njëjtë me trajtimin e patentave.

Në ndryshim nga patenta afati i mbrojtjes së një modeli përdorimi është 10 vjet nga data e depozitimit të aplikimit.

Fatur Arketimi

WIPO payment methods

Regjistri i Përfaqësuesve të Autorizuar