Filloi cikli i trajnimeve për fituesit e StartUP-ve nga DPPI dhe Agjencia e Startapeve
Leksion i hapur me temë “Kreativiteti dhe inovacioni tek brezat e rinj” në Universitetin “Epoka”
Leksion i hapur me temë “Kreativiteti dhe inovacioni tek brezat e rinj” në Universitetin “Epoka”
Leksion i hapur me temë “Të njohim pronësinë intelektuale, rëndësinë e saj në nxitjen e inovacionit tek studentët” në Institutin Kanadez të Teknologjisë
Leksioni i hapur me temë: “Teknologjia dhe Inovacioni, Pronësia Intelektuale” në Universitetin Europian të Tiranës
Trajnim mbi fushën e Pronësisë Industriale në Universitetin “Ismail Qemali” Vlore
Takimet në Tropojë
Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale ishin në qytetin e Tropojës në datat 20-22 Korrik 2020, ku zhvilluan takime me subjekte të ndryshme lidhur me rëndësinë që mbrojtja e objekteve të PI-së ka.
Këto takime vijnë në kuadër të fushatave ndërgjegjësuese që DPPI ndërmerr gjatë gjithë vitit me qëllim informimin e biznesit vendas mbi përfitimet që sjell regjistrimi i të drejtave të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë.
Pjesë e rëndësishme e takimeve të planifikuara për tu zhvilluar në qytetin e Tropojës ishte dhe ai i organizuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndër-institucional me qëllim përmirësimin e situatës së IP lidhur me biznesin vendas dhe ofrimin e asistencës së nevojshme ligjore për të ekuilibruar klimën e biznesit.
Takimet në qytetin e Leskovikut
Zyra e Promovimit dhe Trajnimeve në vijim të fushatës ndërgjegjësuese mbi regjistrimin e objekteve të Pronësisë Industriale vijon turin e takimeve me bizneset lokale.
Në datat 2-3 Shtator 2020, Zyra e Promovimit dhe Trajnimeve në vijim të fushatës ndërgjegjësuese mbi regjistrimin e objekteve të Pronësisë Industriale vijon turin e takimeve informuese me bizneset lokale si kantina vere dhe baxho djathi në qytetin e Leskovikut.
Me anë të këtyre takimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka për qëllim të promovojë produktet “Made in Albania” dhe të mbështese e inkurajojë biznesin vendas në regjistrimin e objekteve të PI.
Takimet ne Mirdite
Mbrojtja e markave për produktet “Made in Albania” është një domosdoshmëri, jo vetëm për të siguruar vendosjen e standardeve, por edhe për ta përfaqësuar atë denjësisht në një treg më të gjerë.
Për këtë qëllim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale janë të angazhuara për të informuar dhe mbështetur me politika lehtësuese sipërmarrjet shqiptare.
DPPI në data 27-29 Gusht 2020, ka ndërmarrë disa takime si në zonën e Mirditës dhe Rubikut ku operojnë rreth 400 biznese, së bashku edhe me përfaqësues të administratës tatimore dhe të QKB-së për informimin mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë industriale.
Kantina e verës “Arbër”, një markë e regjistruar tashmë apo eko-hotel “Marubi”, vilat turistike në Rubik, Restorant “Ujë i Ftohtë”, prodhimet e veshjeve tradicionale janë modele suksesi, që mund të ndiqen edhe nga sipërmarrje të tjera që prodhojnë dhe tregtojnë nën markën “Made in Albania” për ta bërë atë një vlerë të shtuar dhe të çmuar.
Takimet ne Berat
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka vijuar turin e takimeve mbi promovimin e të drejtave të pronësisë industriale në qytetin e Beratit gjatë datave 16-18 Korrik 2020 . Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, znj.Ledina Beqiraj së bashku me ekspertë të fushës zhvilluan një takim pranë ambjenteve të Drejtorisë Rajonale Doganore të Beratit me z.Ylli Hatellari. Gjatë bisedës me z. Hatellari u theksua çështja e bllokimit të mallrave të falsifikuara për tregun shqiptar.
Në qytetin e Beratit znj. Beqiraj e vijoi me një takim me Kryetarin e Dhomës të Tregtisë – Berat z. Petraq Picinane. Fokusi i takimit është rëndësia e padiskutueshme që mbart rritja e ndërgjegjësimit për regjistrimin e markave tregtare por dhe objekteve të tjera të pronësisë industriale për bizneset që operojnë në këtë qytet.
Gjatë takimeve në këtë qytet një nga ndalesat e rëndësishme ishte pranë një prej bizneseve që merret me paketimin e bimëve medicinale për tregun ndërkombëtar konkretisht subjekti Gjedra dhe DEA Shpk kompania në biznesin e pijeve freskuese.
Pranë bizneseve shërndahen boshura dhe informacione të ndryshme të përgatitura, në lidhje me regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale.
Takimet në Himare
Në kuadër të fushatave ndërgjegjësuese që DPPI ndërmerr mbi informimin e biznesit vendas lidhur me përfitimet që sjell regjistrimi i të drejtave të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë në data 27-29 Korrik 2020 stafi zhvilloi takime në qytetin e Himarës.
Disa nga bizneset e vizituara ishin Himara City Hotel, Taverna Stolis, Fotis Room, Virada Home Made Products dhe Skura Oil, ku u shpjegua rëndësia e regjistrimit të Markës Tregtare si i vetmi instrument që këto biznese të vazhdojnë aktivitetin nën emrin e tyre tregtar të mbrojtur nga palët e treta.
Takim në qytetin e Lezhës
Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale patën takime në qytetin e Lezhës, gjatë datave 09-10 Korrik 2020 për promovimin e të drejtave të pronësisë industriale pranë bizneseve lokale të këtij qyteti.
Takimet u zhvilluan ne ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me z.Pashk Paloka, ku u diskutua mundësia e bashkëpunimit me këtë dhomë në terma afatgjatë, në mbështetje të biznesit, dhe në një nga kantinat e verës së këtij qyteti, kantinën e zonës së Kallmetit, e njohur për prodhimin e verës dhe të rakisë së kësaj zone. Të interesuar për rregjistrimin e objekteve të PI, institucioni ynë do e orientojë këtë kompani në procedurat e aplikimit të regjistrimit të markës tregtare.
Një vizitë tjetër u zhillua në subjektin Mali Shoes, e njohur për prodhimin e këpucëve dhe në përpjekje për të shtrirë aktivitetin e saj dhe në tregun ndërkombëtar. Një biznes i mirëinformuar për rëndësinë që mbart regjistrimi i këtyre të drejtave per tregun vendas.
Takimet në Sarandë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale vijojn fushatat promovuese dhe ndërgjegjësuese pranë biznesit vends. Qyteti bregdetar i Sarandës ishte ndalesa e rradhës ku eksperte dhe përfaqësues zhvilluan takime me subjekte të ndryshme lidhur me rëndësinë dhe perfitimet që sjell mbrojtja e objekteve të PI.
Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale vizituan në datat 03-05 Gusht 2020, Kantinen e pijeve Isak, baxho vendase S-Vrion si dhe kompaninë e grumbullimit dhe përpunimit të lëndës së parë drusore mobilare, ku patën një takim me administratorin e kësaj kompanie z.Petro Bozhori.
Pjesë e rëndësishme e takimeve të planifikuara për t’u zhvilluar në qytetin e Sarandës ishte dhe ai i organizuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndër-institucional në terma afatgjatë, në mbështetje të biznesit, me qëllim promovimin e të drejtave të pronësisë industriale.
Institucioni ynë është i gatshëm të ofrojë asistencën e nevojshme të gjithë bizneseve vendase jo vetëm në informim dhe ndërgjegjësim por dhe në ndjekjen e proçedurave të aplikimit lidhur mbi çdo objekt të PI-së.
Takime ne Vlore
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) rinisi më datë 02.07.2020, turin e takimeve informuese pranë bizneseve pas situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19, për t`u shtrirë gjeografikisht dhe në qytetet e tjera të vendit, sipas një kalendari të caktuar.
Drejtori i Përgjithshëm i DPPI, Znj. Beqiraj, dhe përfaqësues të institucionit zhvilluan takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Doganore të Vlorës, Z. Kosta Vjero, dhe me Kryetarin e Dhomës Lokale të Tregtisë – Vlorë, z. Arben Breshani
Në ambientet e disa bizneseve të qytetit të Vlorës u zhvilluan takime, në lidhje me rëndësinë e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale.
Gjatë takimit në qytetin e Vlorës, znj. Beqiraj u ndal dhe në një nga kompanitë më serioze të këtij qyteti, SIROL, markë e regjistruar pranë DPPI-së, për produktet e higjienës personale dhe të mjediseve të ndryshme
Subjektet u informuan mbi përfitimet ekonomike dhe juridike që sjell regjistrimi
i markave tregtare dhe të shërbimit, disenjove industriale, treguesve gjeografik si dhe shpikjeve dhe modeleve të përdorimit.
Takime në Skrapar
Turi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale vijon në rrethin e Skraparit.
Në data 29-31 korrik 2020, Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, znj.Ledina Beqiraj së bashku me ekspertë të fushës vizituan Kantinën e Pijeve Skrapari, Hotel Qato, Kantinën e Pijeve Alba-Lejla, baxho vendase, dhe kompani të cilat merren me dekorimin dhe përpunimin e gurëve.
Turet e vazhdueshme me bizneset kanë funksion informues dhe promovues lidhur mbi përfitimet ekonomike dhe juridike që sjell regjistrimi i markave tregtare dhe të shërbimit, disenjove industriale, treguesve gjeografik si dhe shpikjeve dhe modeleve të përdorimit.