Leksion i hapur me temë “Kreativiteti dhe inovacioni tek brezat e rinj” në Universitetin “Epoka”

Rektori i Universitetit “Epoka” z. Ahmet Öztaş mirëpriti në ambjentet e universitetit përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) për të biseduar nga afër mbi nismat që DPPI ndërmerr me në fokus arsimin dhe studentët.
Rektori shprehu vlerësimin e tij për vëmendjen që i kushtohet gjeneratës së re si dhe vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.
Gjatë takimit në këtë universitet patëm kënaqësin të zhvillonim dhe një orë të hapur leksioni me tematike: “Kreativiteti dhe inovacioni tek brezat e rinj”.
Studentë të profileve të ndryshme nga ky universitet ndoqën me kureshtje dhe u njohën nga afër me fushën e pronësisë intelektuale, degët e saj, institucionet përgjegjëse në rastet e cënimit të të drejtave dhe mbi rëndësinë e regjistrimit të objekteve të saj.
Këto takime zhvillohen në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që institucioni ynë ka nënshkruar me Universitetin “Epoka”.
Vemendja jonë ështe drejtuar drejt arsimit dhe studentëve për informimin e tyre në lidhje me fushën e pronësisë industriale dhe inkurajimin në punët kërkimore dhe shkencore.
Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, 26 Prill DPP ka planifikuar një kalendar  të ngjeshur aktivitetesh që do të zhvillojë përgjatë gjithë muajit Prill.

 

 

Trajnim me temë “Të njohim rëndësinë e disenjos industriale dhe përfitimet që sjell regjistrimi i saj” në Universitetin Politeknik të Tiranës

Kënaqësi të ishim në Universitetin Politeknik të Tiranës për të zhvilluar trajnimin me temë “Të njohim rëndësinë e disenjos industriale dhe përfitimet që sjell regjistrimi i saj” me studentë të Departamentit të Tekstilit dhe të Arkitekturës.
Së bashku me përfaqësues të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut diskutuam mbi konceptet kryesore mbi fushën e pronësisë industriale dhe të drejtën e autorit, cila është rëndësia e regjistrimit të një disenjo industriale përfitimet që sjell ajo, si dhe masat administrative që merren në raste të shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) mbeten në fokusin kryesor të Drejtorisë së Pergjithshme të Pronësisë Industriale, duke i konsideruar si një nga partnerët tanë kryesorë për ndergjegjësimin e brezave të rinj në zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe inkurajimin në punë shkencore.
Pranë Universitetit të Politeknik të Tiranës, me të cilët kemi nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, është ngritur dhe një Qendër Informacioni në dispozicion të studentëve.
Theksojmë se bashkëpunimi me këtë institucion arsimor është për tu vlerësuar. Me mbylljen e thirrjes se EPO-s, në kuadër të programit Pan European Seal aplikuan 20 studentë nga ky Universitet.
Ndërkohë, në Mynih dhe Hagë kemi 4 studentë që u përzgjodhën në 2023 dhe kanë filluar internshipin në shtator 2023 pranë Zyrës Europiane të Patentave.

 

 

Leksion i hapur me temë “Të njohim pronësinë intelektuale, rëndësinë e saj në nxitjen e inovacionit tek studentët” në Institutin Kanadez të Teknologjisë

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill,  përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), zhvilluan me studentet e Institutit Kanadez të Teknologjisë një orë të hapur leksioni me teme: “Të njohim pronësinë intelektuale, rëndësinë e saj në nxitjen e inovacionit tek studentët”.
Fokusi  i leksionit padyshim mbetej informimi mbi përfitimet, avantazhet dhe të drejtat ligjore që sjell regjistrimi  i objekteve të PI-së .
Gjithashtu patëm mundësi që me studentët e këtij Instituti të zhvillonim diskutime të hapura lidhur me idetë inovative me potential të mundshëm patentimi.
Angazhimi i DPPI-së është tregues i vëmendjes që kemi ndaj brezave të rinj për të nxitur zhvillimin në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inkurajimit në punën shkencore.

 

 

Leksioni i hapur me temë: “Teknologjia dhe Inovacioni, Pronësia Intelektuale” në Universitetin Europian të Tiranës

Së bashku me Drejtorinë për të Drejten e Autorit zhvilluam pranë ambjenteve të Universitetit Europian të Tiranës një orë leksioni të hapur me temë: “Teknologjia dhe Inovacioni, Pronësia Intelektuale”.
Studentët patën mundësi të njiheshin nga afër me Pronësinë Intelektuale, degët e saj, institucionet përgjegjëse dhe mbi përfitimet dhe të drejtat që sjell regjistrimi i saj.
Pyetjet interaktive dhe diskutimet e zhvilluara treguan dhe një here interesimin e lartë që ka gjenerata e re për më shumë dije dhe njohuri.
Patëm kënaqësi të dëgjonim kërkesat e tyre për tema të tjera specifike mbi Pronësinë Intelektuale dhe përsëritjen e kësaj eksperience marrë gjatë orës së leksionit.

 

 

Trajnim mbi fushën e Pronësisë Industriale në Universitetin “Ismail Qemali” Vlore

Të angazhuar maksimalisht për ta mbyllur fundvitin me arritjen dhe përmbushjen e të gjitha objektivave që kishim vendosur në fillim të vitit 2023 dhe trajnimin e rradhës mbi fushën e Pronësisë industriale ta zhvillonim me studentët e universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë.
Gjatë trajnimit studentëve iu prezantua misioni i  drejtorisë, objektet e pronësisë industriale, procedura e regjistrimit dhe përfitimet që sjell mbrojtja e secilit nga objektet pranë DPPI-së.
Patëm kënaqësinë të dëgjonim, të ndanim idetë dhe mendimet me njëri-tjetrin mbi fushën,  zhvillimin e shkencës dhe inovacionit.
Kujtojmë që me këtë universitet Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, ka të nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi dhe ka të ngritur pranë mjediseve të saj një qendër të informacionit tekniko-shkencor, nga ku studentët mund të marrin informacion dhe njohuri mbi fushën e PI-së

Takimet në Tropojë

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale ishin në qytetin e Tropojës  në datat 20-22 Korrik 2020, ku zhvilluan takime me subjekte të ndryshme lidhur me rëndësinë që mbrojtja e objekteve të PI-së ka.

Këto takime vijnë në kuadër të fushatave ndërgjegjësuese që DPPI ndërmerr gjatë gjithë vitit me qëllim informimin e biznesit vendas mbi përfitimet që sjell regjistrimi i të drejtave të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë.

Pjesë e rëndësishme e takimeve të planifikuara për tu zhvilluar në qytetin e Tropojës ishte dhe ai i organizuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndër-institucional me qëllim përmirësimin e situatës së IP lidhur me biznesin vendas dhe ofrimin e asistencës së nevojshme ligjore për të ekuilibruar klimën e biznesit

 

Takimet në qytetin e Leskovikut

Zyra e Promovimit dhe Trajnimeve në vijim të fushatës ndërgjegjësuese mbi regjistrimin e objekteve të Pronësisë Industriale vijon turin e takimeve me bizneset lokale.

Në datat 2-3 Shtator 2020, Zyra e Promovimit dhe Trajnimeve në vijim të fushatës ndërgjegjësuese mbi regjistrimin e objekteve të Pronësisë Industriale vijon turin e takimeve informuese me bizneset lokale si kantina vere dhe baxho djathi  në qytetin e Leskovikut.

Me anë të këtyre takimeve, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka për qëllim të promovojë produktet “Made in Albania” dhe të mbështese e inkurajojë biznesin vendas në regjistrimin e objekteve të PI.

 

Takimet ne Mirdite

Mbrojtja e markave për produktet “Made in Albania” është një domosdoshmëri, jo vetëm për të siguruar vendosjen e standardeve, por edhe për ta përfaqësuar atë denjësisht në një treg më të gjerë.

Për këtë qëllim, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale janë të angazhuara për të informuar dhe mbështetur me politika lehtësuese sipërmarrjet shqiptare.

DPPI në data  27-29 Gusht 2020,  ka ndërmarrë disa takime si në zonën e Mirditës dhe Rubikut ku operojnë rreth 400 biznese, së bashku edhe me përfaqësues të administratës tatimore dhe të QKB-së për informimin mbi rëndësinë e të drejtave të pronësisë industriale.

Kantina e verës “Arbër”, një markë e regjistruar tashmë apo eko-hotel “Marubi”, vilat turistike në Rubik, Restorant “Ujë i Ftohtë”, prodhimet e veshjeve tradicionale janë modele suksesi, që mund të ndiqen edhe nga sipërmarrje të tjera që prodhojnë dhe tregtojnë nën markën “Made in Albania” për ta bërë atë një vlerë të shtuar dhe të çmuar.

 

Takimet  ne Berat

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale ka vijuar turin e takimeve mbi promovimin e të drejtave të pronësisë industriale në qytetin e Beratit gjatë datave 16-18 Korrik 2020 . Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, znj.Ledina Beqiraj së bashku me ekspertë të fushës zhvilluan një takim pranë ambjenteve të Drejtorisë Rajonale Doganore të Beratit me z.Ylli Hatellari. Gjatë bisedës me z. Hatellari u theksua çështja e bllokimit të mallrave të falsifikuara për tregun shqiptar.

Në qytetin e Beratit znj. Beqiraj e vijoi me një takim me Kryetarin e Dhomës të Tregtisë – Berat z. Petraq Picinane. Fokusi i takimit është rëndësia e padiskutueshme që mbart rritja e ndërgjegjësimit për regjistrimin e markave tregtare por dhe objekteve të tjera të pronësisë industriale për bizneset që operojnë në këtë qytet.

Gjatë takimeve në këtë qytet një nga ndalesat e rëndësishme ishte pranë një prej bizneseve që merret me paketimin e bimëve medicinale për tregun ndërkombëtar konkretisht subjekti Gjedra  dhe DEA Shpk  kompania në biznesin e pijeve freskuese.

Pranë bizneseve shërndahen boshura dhe informacione të ndryshme të përgatitura, në lidhje me regjistrimin e objekteve të pronësisë industriale.

 

Takimet në Himare

Në kuadër të fushatave ndërgjegjësuese që DPPI ndërmerr mbi informimin e biznesit vendas lidhur me përfitimet që sjell regjistrimi i të drejtave të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë në data 27-29 Korrik 2020 stafi zhvilloi takime në qytetin e Himarës.

Disa nga bizneset e vizituara ishin Himara City Hotel, Taverna Stolis, Fotis Room, Virada Home Made Products dhe Skura Oil, ku u shpjegua rëndësia e regjistrimit të Markës Tregtare si i vetmi instrument që këto biznese të vazhdojnë aktivitetin nën emrin e tyre tregtar të mbrojtur nga palët e treta.

 

Takim në qytetin e Lezhës

Përfaqësuesit e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale patën  takime në qytetin e Lezhës, gjatë datave 09-10 Korrik 2020  për promovimin e të drejtave të pronësisë industriale pranë bizneseve lokale të këtij qyteti.

Takimet  u zhvilluan ne ambjentet e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me z.Pashk Paloka, ku u diskutua mundësia e bashkëpunimit me këtë dhomë në terma afatgjatë, në mbështetje të biznesit, dhe në një nga kantinat e verës së këtij qyteti, kantinën e zonës së Kallmetit, e njohur për prodhimin e verës dhe të rakisë së kësaj zone. Të interesuar për rregjistrimin e objekteve të PI, institucioni ynë do e orientojë këtë kompani në procedurat e aplikimit të regjistrimit të markës tregtare.

Një vizitë tjetër u zhillua në subjektin Mali Shoes, e njohur për prodhimin e këpucëve dhe në përpjekje për të shtrirë aktivitetin e saj dhe në tregun ndërkombëtar. Një biznes i mirëinformuar për rëndësinë që mbart regjistrimi i këtyre të drejtave per tregun vendas.

 

Takimet në Sarandë

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale vijojn fushatat promovuese dhe ndërgjegjësuese pranë biznesit vends. Qyteti bregdetar i Sarandës ishte ndalesa e rradhës ku eksperte dhe përfaqësues zhvilluan takime me subjekte të ndryshme lidhur me rëndësinë dhe perfitimet që sjell mbrojtja e objekteve të PI.

Përfaqësues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale vizituan  në datat 03-05 Gusht 2020, Kantinen e pijeve Isak, baxho vendase S-Vrion si dhe kompaninë e grumbullimit dhe përpunimit të lëndës së parë drusore mobilare, ku patën një takim me administratorin e kësaj kompanie z.Petro Bozhori.

Pjesë e rëndësishme e takimeve të planifikuara për t’u zhvilluar në qytetin e Sarandës ishte dhe ai i organizuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit ku u diskutua mbi forcimin e bashkëpunimit ndër-institucional në terma afatgjatë, në mbështetje të biznesit, me qëllim promovimin e të drejtave të pronësisë industriale.

Institucioni ynë është i gatshëm të ofrojë asistencën e nevojshme të gjithë bizneseve vendase jo vetëm në informim dhe ndërgjegjësim por dhe në ndjekjen e proçedurave të aplikimit lidhur mbi çdo objekt të PI-së.

 

Takime ne Vlore

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI)  rinisi më datë 02.07.2020, turin e takimeve informuese pranë bizneseve pas situatës së jashtëzakonshme të krijuar si pasojë e përhapjes së pandemisë Covid-19, për t`u shtrirë gjeografikisht dhe në qytetet e tjera të vendit, sipas një kalendari të caktuar.

Drejtori i Përgjithshëm i DPPI, Znj. Beqiraj, dhe përfaqësues të institucionit zhvilluan takim me drejtorin e Drejtorisë Rajonale Doganore të Vlorës, Z. Kosta Vjero, dhe me Kryetarin e Dhomës Lokale të Tregtisë – Vlorë, z. Arben Breshani

Në ambientet e disa bizneseve të qytetit të Vlorës u zhvilluan takime, në lidhje me rëndësinë e regjistrimit të objekteve të pronësisë industriale.

Gjatë takimit në qytetin e Vlorës, znj. Beqiraj u ndal dhe në një nga kompanitë më serioze të këtij qyteti, SIROL, markë e regjistruar pranë DPPI-së, për produktet e higjienës personale dhe të mjediseve të ndryshme

Subjektet u informuan mbi përfitimet ekonomike dhe juridike që sjell regjistrimi

i markave tregtare dhe të shërbimit, disenjove industriale, treguesve gjeografik si dhe shpikjeve dhe modeleve të përdorimit.

 

Takime në Skrapar

Turi i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale vijon në rrethin e Skraparit.

Në data 29-31 korrik 2020, Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, znj.Ledina Beqiraj së bashku me ekspertë të fushës vizituan Kantinën e Pijeve Skrapari, Hotel Qato, Kantinën e Pijeve Alba-Lejla, baxho vendase, dhe kompani të cilat merren me dekorimin dhe përpunimin e gurëve.

Turet e vazhdueshme me bizneset kanë funksion informues dhe promovues lidhur mbi përfitimet ekonomike dhe juridike që sjell regjistrimi i markave tregtare dhe të shërbimit, disenjove industriale, treguesve gjeografik si dhe shpikjeve dhe modeleve të përdorimit.