Qendra tekniko-shkencore Shkodër
Në pak më pak se dy dekada, Shqipëria ka përparuar mjaft ekonomikisht dhe ka ligjëruar pronësinë industriale, të drejtën e autorit, varietetet e bimëve, dizajnet e faqosjes dhe qarqet e integruara. Ajo po bëhet anëtare e më shumë konventave dhe traktateve ndërkombëtare të pronës intelektuale dhe ka marrëveshje të ndryshme të tregtisë së lirë në të gjithë rajonin. Për të përshpejtuar këtë, reformat strukturore kërkojnë të rrisin produktivitetin dhe konkurrencën, të krijojnë më shumë vende pune dhe të përmirësojnë qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve publike.
Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Shqipërisë përcakton se sistemi PI duhet të jetë ai që “siguron mbrojtje efektive të objekteve PI, inkurajon krijimtarinë dhe inovacionin në shërbim të stimulimit të rritjes ekonomike dhe zhvillimit kulturor dhe shkencor në Republikën e Shqipërisë ”
Sfidat ndaj sistemit që mbeten shqetësim ndër të tjera janë nevoja për të zhvilluar dhe zbatuar më tej Strategjinë Kombëtare të Pronës Intelektuale, parandaluar dhe luftuar piraterinë e lartë dhe falsifikimet e vazhdueshme, rritjen e ndërgjegjësimit për PI-të si dhe forcimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të subjekteve të specializuara PI.
Projekti PPISHZ mbështet zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve Shqiptare PI për të konsoliduar kushtet kornizë të përmirësuara për bizneset, konkurrencën e tyre dhe në përgjithësi për sistemet e tregut.
Qendra tekniko-shkencore Korçë
Në vitin 2018 pranë Universitetit “Fan S. Noli” të Korçës u ngrit Qendra e Informacionit Teknik Shkencor për pronësinë intelektuale. Funksioni i kësaj qendre në këtë universitet, inkurajon dhe plotëson një hallkë të rëndësishme për kërkimin shkencor dhe për zhvillimin.
Ngritja e kësaj qendre është mjaft e rëndësishme dhe shërben për rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve, stafit akademik shkencor, shpikësve dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore shkencore, në nxitjen e tyre si dhe për të drejtat që i përkasin atyre, nëpërmjet regjistrimit pranë DPPI-së.
“Patentat nuk janë të përjetshme, por shpikjet janë” (Cit.Kalyan C. Kankanala)
Qendra tekniko-shkencore Vlorë
DPPI një rëndësi të veçantë i ka kushtuar bashkëpunimeve dhe zhvillimit të aktiviteteve me universitetet dhe Shkollat e Mesme. Kjo është një mënyrë mënyrë e mirë për edukimin e brezit të ri mbi respektimin e të drejtave të PI. Në vitin 2017 u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit me Universitetin ‘Ismail Qemali’ Vlorë.
Marrëveshja ka për qëllim rritjen e ndërgjegjësimit të studentëve, stafit akademik dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore dhe shkencore, për të drejtat që ata gëzojnë mbi punët e tyre, krijimin e një sistemi efektiv të informacionit për shpikjet në fushat e ndryshme të shkencës dhe zhvillimin e aktiviteteve.
U krijua Qendra e Informacionit Teknik dhe Shkencor pranë Universitetit ”Ismail Qemali” Vlorë. Krijimi i kësaj qendre në vitin 2017 ishte gjithashtu një hap mjaft i rëndësishëm në drejtim të promovimit dhe ndërgjegjësimit mbi PI. Funksioni i kësaj qendre do të jetë lehtësimi në qasjen ndaj informacionit mbi fushën e pronësisë industriale, sidomos për patentat mbi shpikjet, për studentët dhe të gjithë të intersuarit në qytetin e Vlorës.
Qendra tekniko-shkencore Tiranë
Me qëllim nxitjen e zhvillimit në fushën e shkencës dhe teknologjisë dhe inkurajimit të punës krijuese dhe kërkimore më datë 08.03.2013 u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet DPPM-së dhe Universitetit Politeknik të Tiranë. Për realizimin e objektit të kësaj marrëveshje u ngrit pranë këtij Universiteti, Qendra e Informacionit Teknik dhe Shkencor. Qëllimi kryesor i krijimit të kësaj Qendre është rritja e ndërgjegjësimit të studentëve, stafit akademik shkencor, shpikësave dhe profesionistëve të përfshirë në punë kërkimore lidhur me rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të Pronësisë Industriale.