Rreth Qendrës së Trajnimeve
Qendra e Trajnimeve është pjesë e strukturës organizative të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe zhvillon aktivitete trajnuese në këtë fushë.
Qendra është struktura përgjegjëse për forcimin e rolit të DPPI-së, si një institucion që jo vetëm regjistron dhe njeh të drejtat mbi objektet e pronësisë industiale por edhe luan rol aktiv në forcimin e mbrojtjes së këtyre të drejtave në Shqipëri.
Misioni i Qendrës është trajinimi i institucioneve të përfshira në mënyre direkte ose jo në sistemin e mbrojtjes së PI si doganat, gjykatat, prokurorinë, policinë e krimit ekonomik, Inspektoratin Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut, përfaqësuesit e autorizuar, ekspertët e PI si dhe të rrisë ndërgjegjësimin e publikut, biznesit dhe grupeve të interesit.
Veprimtaria kryesore e Qendrës është:
- Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të institucioneve të përfshira në Sistemin e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale
- Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të përfaqësuesve të autorizuar dhe ekspertëve
- Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të biznesit
- Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të nxënësve dhe studentave dhe shkollave fillore, si publike dhe ato private
- Organizimi i trajnimeve për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të qëndrave të informimit pranë universiteteve dhe jo vetëm
- Organizimi i programit “ trajnimi i trajnerëve ( train the trainers)” me njohuri në fushat përkatëse në Shqipëri apo jashtë vendit
-Programet e Trajnimeve
- Qendra ofron programe të trajnimit të vazhdueshëm dhe përgatitjeve paraprake për kandidatët për përfaqësues të autorizuar dhe ekspertë të PI.
- Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të institucioneve të përfshira në Sistemin e Mbrojtjes së Pronësisë Industriale në vend.
- Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të biznesit.
- Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të nxënësve dhe studentëve të shkollave fillore, si publike ashtu edhe private.
- Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e nivelit të informimit dhe njohurive të qendrave të informimit pranë universiteteve dhe jo vetëm.
- Qendra ofron programe trajnimi për rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve të DPPI-së.
- Qendra mund të organizojë dhe ofrojë trajnime online në mjedisin e saj, të organizuara nga:
- Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (OBPI),
- Zyra Europiane e Patentave (ZEP),
- Zyra e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Evropian (ZPIBE),
- Zyra të tjera me të cilat DPPI ka marrëveshje bashkëpunimi.
- Për hartimin dhe zbatimin e kurrikulave, kritereve dhe standardeve për rritjen e njohurive dhe zhvillimin profesional, Qendra bashkëpunon me:
- Institucione kombëtare,
- Partnerë vendas ose të huaj,
- Organizata profesionale,
- Zyra homologe të Pronësisë Industriale,
- Universitete dhe shkolla publike e private, etj.
- Qendra mund të bashkëpunojë me institucione prestigjioze për certifikime ndërkombëtare.