STRATEGJIA KOMBËTARE PËR ZBATIMIN E TË DREJTAVE TË PRONËSISË INTELEKTUALE.

Me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 527 datë 20.07.2016 “Për miratimin e Strategjisë Kombëtare për Pronësinë Intelektuale 2016-2020” u konkretizua dokumenti më i rëndësishëm strategjik në fushën e pronësisë intelektuale duke mbledhur bashkë intsitucionet përgjegjëse për zbatimin e të drejtave të pronësisë intelektuale në RSH.

Konsideruar si një strategji e cila ka funksionuar më së miri në mbedhjen e informacionit dhe arritjen e objektivave dhe përmbushjen e aktiviteteve sipas planit të veprimit, ku DPPI ka luajtur një rol tejet aktiv duke krijuar në këtë mënyrë një bashkëpunim efiçent midis institucioneve të përfshira. 

Si një dokument, i cili në harkun kohor 4 vjeçar ndodhën ndryshime të rëndësishme në fushën e pronësisë intelektuale, lindi e nevojshme hartimi i një dokumenti të tretë startegjik në këtë fushë, për të përmbushur ato çfarë nuk u përmbushën nga strategjia e mëparshme për shkak dhe të situatës pandemike që përfshiu gjithë globin. Strategjia në mënyrë specifike synon nxitjen e ekonomisë shqiptare drejt një ekonomie inovative të bazuar në dije.

Strategjia përbëhet nga kapitujt

1. Kushtet aktuale
2. Vizioni dhe objektivat strategjikë
3. Politikat
4. Llogaridhënia dhe monitorimi
5. Plani i veprimit
6. Anekse

Pjesë përbërëse e kësaj strategjie janë sigurimi i të drejtave të Pronësisë Intelektuale, mirëfunksionimi i sistemit gjyqësor sa i takon pjesës së pronësisë intelektuale, trajnimi i vazhdueshëm i gjyqësorit, si dhe modernizimi i institucioneve të përfshira në sistem. Strategjia sugjeron që sistemi i PI duhet të inkurajojë transferimin e teknologjisë përmes tregut të transferimit të teknologjisë, në veçanti me shitjen dhe blerjen e teknologjisë së mbrojtur me patentë. Ajo gjithashtu i jep prioritet fushatave të ndërgjegjësimit në publik mbi rëndësinë e PI.

Misioni i kësaj strategjie është stimulimi i rritjes ekonomike dhe zhvillimit kulturor dhe shkencor në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet forcimit të ndikimit të sistemit të PI në zhvillimin ekonomik të vendit. Kjo strategji nuk përqendrohet në zbatimin e të drejtave të Pronësisë Intelektuale, si një qëllim në vetvete. Fokusi i saj është përmirësimi i funksionimit të sistemit të pronësisë intelektuale me qëllim, nxitjen dhe mbështetjen e inovacionit nëpërmjet nxitjes së punës kërkimore shkencore, në veçanti nga kompanitë shqiptare, institucionet e Arsimit të Lartë vendase dhe individët, për të asistuar ekonominë shqiptare dhe qytetarët në rrugën drejt zhvillimit ekonomik dhe drejt standardeve më të larta.

Në mënyrë specifike ajo do të mund të shërbejë si një mjet i politikës për të inkurajuar investimet në kërkim dhe zhvillim, si dhe garanton suksesin në treg. Ky dokument është hartuar me kontributin e ekspertëve të grupit ndërinstitucional të punës të ngritur me urdhrin e Kryeministrit nr.118, datë 23.09.2020 “Për ngritjen e grupit ndërinstitucional të punës për bashkërendimin, hartimin dhe ndjekjen e zbatimit të dokumentit strategjik për Pronësinë Intelektuale 2022-2025” si dhe me asistencën teknike të ofruar nga ekspertët e Organizatës Botërore për Pronësinë Intelektuale(OBPI) si një nga partnerët tanë më të rëndësisëshëm në rrugëtimin e institucioneve për një sistem të qëndrueshëm të pronësisë intelektuale. 

Dokumenti gjatë hartimit dhe në përfundim të tij është konsultuar dhe me grupet e interesit dhe në hartimin e tij kanë dhënë kontribut mbi 10 institucione. Për shkak të situatës së shkaktuar nga COVID19, të gjitha takimet e parashikuara për tu zhvilluar me institucionet janë zhvilluar online, punë e koordinuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale. Institucionet e përfshira përveç intervistave online kanë plotësuar dhe një pyetësor ku është marrë informacion mbi të gjithë situatën aktuale të institucioneve sipas fushës së përgjegjësisë, sfidat dhe prioritetet e tyre. Duhet theksuar fakti se ka qënë një periudhë mjaft e vështirë për të realizuar në kohë pandemie të gjitha instervistat e planifikuara. 

Raporti i përgatitur nga ekspertët e delegacionit të OBPI-s u hartua mbështetur në analizën e bazës së të dhënave të DPPI, në intervistat e organizuara me institucionet e përfshira në sistem, në pyetësorët e plotësuar nga institucionet si dhe me grupet e interesit. Për të finalizuar raportin OBPI kontraktoi dy ekspertë, një eksperte kombëtare Znj. Elvana Zhezha, PhD, konsulent kombëtar i WIPO, Tiranë, i zgjedhur në konsultim me Shqipërinë dhe Znj.Romana Matanovac Vučković, PhD, ekspert IP, Kroaci – Konsulent ndërkombëtar i WIPO i zgjedhur në konsultim me Shqipërinë. Pas përgatitjes së raportit fillestar nga Znj. Zhezha, mbi situatën aktuale në Shqipëri, filloi puna për përgatitjen e Raportit të Vlerësimit dhe të Rekomandimeve të sistemit të Pronësisë Intelektuale në Shqipëri.  

Nga pala shqiptare, projekti u koordinua nga DPPI, Znj. Sonila Meka, Përgjegjëse e Sektorit të Koordinimit, Analizave dhe Raportimit, duke vepruar si pikë kontakti në koordinimin dhe ndjekjen e të gjithë procesit deri në finalizimin e këtij dokumenti. Ndihma dhe mbështetja aktive e Znj. Ledina Beqiraj, Drejtore e Përgjithshme e DPPI ishte gjithashtu thelbësore në përgatitjen e këtij raporti. Bazuar në pyetësorët dhe intervistat e zhvilluara u kuptua qartazi se krijimi i objekteve të të drejtave të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë ka shumë hapësirë për zhvillim, si për nga struktura ashtu edhe nga qëllimi.

Kjo vlen veçanërisht për inovacionet teknologjike, duke përfshirë zgjidhje të reja teknike, funksionalitete të reja, formën dhe pamjen e produktit, etj. Për shkak të rritjes së numrit në regjistrimin e treguesve gjeografikë dhe emërtimeve të origjinës (siç tregohet më tej në tekst), duket se Shqipëria është një zonë që mbart potencial të konsiderueshëm zhvillimi ekonomik.