Vijojnë trajnimet e stafit ADISA në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve të Integruara.
Çdo qytetar mund të marrë asistencë dhe informacion lidhur me regjistrimin e objekteve të PI-së edhe pranë sporteleve ADISA në të gjithë Shqipërinë.
Në kuadër të reformës për modernizimin e Shërbimeve Publike në Shqipëri, Drejtori i Përgjithshëm i Pronësisë Industriale znj. Ledina Beqiraj dhe stafi trajnues i DPPI zhvilluan trajnim informues dhe orientues pranë qendrave të integruara ADISA në qytetin e Shkodrës dhe Krujës.
Gjatë trajnimit, punonjësit u njohën në mënyrë të zgjeruar mbi organizimin dhe funksionimin dhe shërbimet që DPPI ofron përmes portalit qeveritar e-Albania .
Me mbështetjen e projektit shqiptaro-zvicerian ALSIP, pranë kësaj qendre të integruar u shpërndanë broshura informative në lidhje me objektet e pronësisë industriale me qëllim informimin e çdo të interesuari i cili dëshiron të marrë shërbim pranë këtyre qendrave.