Dhoma për Shfuqizim dhe Pavlefshmëri është një strukturë e ngritur brenda Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), në përputhje me nenin 193/a të ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.
Kjo dhomë ka si objekt shqyrtimin administrativ të:
- kërkesave për shfuqizimin e markave tregtare;
- kërkesave për deklarimin e pavlefshmërisë së markave tregtare;
- observimeve të depozituara për shkaqe absolute kundër markave tregtare të botuara;
- ankimeve kundër vendimeve për refuzimin e regjistrimit të markës ose të elementeve të saj, kur refuzimi bazohet në shkaqe absolute.
Shqyrtimi i kërkesave që i drejtohen Dhomës për Shfuqizim dhe Pavlefshmëri mbështetet në dispozitat e ligjit nr. 52/2025 “Për Markat Tregtare”, si dhe në aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.
This chamber consists of:
- Z. Përparim Mezini, Kryetar
- Mrs. Milena Memsuri, Member
- Z. Refat Sulejmani, Anëtar