Nënshkruhet Memorandumi i Bashkëpunimit Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve.

Drejtori i Përgjithshëm i DPPI-së, Znj. Ledina Beqiraj nënshkroi Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale dhe Dhomës Kombëtare të Ndërmjetësve, përfaqësuar nga znj. Drita Avdyli, në cilësinë e Kryetares së Dhomës.

Objektivi kryesor i nënshkrimit të këtij dokumenti bashkëpunimi është identifikimi i mekanizmave dhe modaliteteve të tjera të shpërndarjes së informacionit në lidhje me të drejtat e pronësisë industriale, ku në bashkëpunim me ndërmjetësit, në Dhomën Kombëtare të Ndërmjetësve të përçohet informacioni i duhur për subjektet/bizneset dhe/ose përdorues të ndryshëm të pronësisë industriale. Organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, intershipe, praktika apo takime për dhënien e njohurive praktike mbi çështjet e pronësisë industriale, shkëmbimi i ndërsjelltë i informacionit midis dy institucionenve do të jenë shtyllat kryesore të bashkëpunimit.