Outlook-Mund të je

Dita Boterore

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, në një atmosferë plot energji dhe ide inovative, u zhvillua Konferenca Kombëtare “Fuqizimi i Startup-eve përmes Pronësisë Intelektuale” – një hap konkret drejt mbështetjes së inovacionit shqiptar.

 Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Organizata Evropiane e Patentave (European Patent Office), në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Startup Albania dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ky aktivitet mblodhi së bashku startup-e, sipërmarrës, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një hapësirë dinamike për diskutim, shkëmbim përvojash dhe ide konkrete për zhvillim.

 Gjatë konferencës u trajtuan çështje kyçe si:

 rrugëtimi nga ideja tek mbrojtja përmes patentimit

 rëndësia e pronësisë industriale në rritjen dhe konkurrueshmërinë e startup-eve

ndikimi i IP në tërheqjen e investimeve dhe hyrjen në tregje të reja

 praktikat më të mira evropiane dhe instrumentet mbështetëse për inovatorët, ku instrumentet e paraqitura ofrohen nga Organizata Evropiane e Patentave (European Patent Office)

 Në fokus ishte një mesazh i qartë:

 Idetë inovative kanë vlerë reale vetëm kur mbrohen dhe menaxhohen në mënyrë strategjike.

 Konferenca shërbeu si një platformë bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit të startup-eve, duke forcuar më tej ekosistemin e inovacionit në vend.

Read More
Picture1

Trajnim në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës

Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës u zhvillua një trajnim me temë: “Të njohim fushën e Pronësisë Intelektuale dhe të drejtat që burojnë nga regjistrimi i saj”, në

bashkëpunim me Drejtorinë e të Drejtave të Autorit.

Ky aktivitet solli së bashku studentë dhe të rinj të interesuar për të njohur më nga afër rëndësinë e mbrojtjes së markave, shpikjeve dhe krijimeve, si një hap thelbësor drejt inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat që burojnë nga regjistrimi dhe mbrojtja e tyre.

Bashkëpunime të tilla forcojnë lidhjen mes institucioneve dhe brezit të ri, duke nxitur ide të reja dhe mbrojtjen e tyre!

https://www.facebook.com/reel/1606383787299167

Read More
Picture1

Trajnim mbi fushën e Pronësisë Industriale

Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), zhvilloi një sesion informues me aplikantë të profileve të ndryshme, me temë: “Të njohim fushën e Pronësisë Industriale dhe të drejtat që burojnë nga regjistrimi i saj”.

Pjesëmarrësit zbuluan pse mbrojtja e markave, patentave dhe dizenjove është thelbësore për suksesin dhe si regjistrimi i tyre kthehet në avantazh real konkurrues.

Njohuri që fuqizojnë, ide që mbrohen, biznese që rriten!

DPPI vijon të mbështesë inovacionin dhe të promovojë kulturën e mbrojtjes së Pronësisë Industriale në vend.

https://www.facebook.com/reel/1634902500966465

Read More
Picture1

Ready, Set, Innovate” – Sporti dhe kreativiteti në focus

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill 2026 Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me ekipin e basketbollit të Tiranës me grupmoshat 14-15 vjeç.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë dhe dinamik, të rinjtë u njohën me rëndësinë e mbrojtjes së ideve, markave tregtare, disenjove industriale, patentat për shpikje dhe identitetit në sport.

Aktiviteti solli në vëmendje lidhjen e fortë mes sportit dhe inovacionit, duke nxitur respektin për pronësinë intelektuale që në moshë të hershme.

Energjia dhe angazhimi i të rinjve treguan qartë se e ardhmja e sportit ndërtohet mbi kreativitet, integritet dhe respekt për rregullat.

https://www.facebook.com/reel/2345141359304266

Read More
Picture1

Program i ri Master në Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale

Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Zyrës Hungareze për Pronësi Intelektuale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, bëjmë me dije një iniciativë të re dhe të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimit profesional.

Universiteti Corvinus i Budapestit, në bashkëpunim me Zyrën Hungareze të Pronësisë Intelektuale dhe Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), ofron programin Master i Shkencave (MSc) në Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale.

Programi, i cili fillon në shtator 2026 dhe zhvillohet në gjuhën angleze, synon të përgatisë profesionistët e rinj me njohuri ndërdisiplinore në fushat e ligjit, ekonomisë dhe biznesit, si dhe me aftësi praktike në mbrojtjen, vlerësimin, licencimin dhe komercializimin e pronësisë intelektuale.

Me një orientim të fortë ndërkombëtar, programi fokusohet në shndërrimin e pronësisë intelektuale në një aset strategjik për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri. Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga bashkëpunimi me ekspertë të fushës dhe nga përfshirja në raste konkrete studimore, duke u pajisur me aftësitë e nevojshme për role drejtuese në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë.

Ky program përbën një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve në fushën e pronësisë intelektuale dhe në forcimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Për më shumë informacion mbi programin, ju lutemi vizitoni:
https://www.uni-corvinus.hu/post/landing-page/masters/msc-in-intellectual-property-management/?lang=en

Read More
Picture1

Thirrje për aplikime – Program Master në Pronësinë Intelektuale (2026)

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet DPPI dhe China National Intellectual Property Administration, hapet thirrja për aplikime për programin “Belt and Road Master Program on Intellectual Property”, i financuar nga Qeveria e Kinës.

Institucionet pritëse:
Programi zhvillohet në universitete prestigjioze në Kinë, si:

Tongji University (Shanghai), një nga universitetet elitare me fokus të fortë në inxhinieri dhe arkitekturë
Zhongnan University of Economics and Law (Wuhan), i specializuar në ekonomi dhe drejtësi

Programi mbështetet gjithashtu nga Shanghai International College of Intellectual Property, një qendër ndërkombëtare për studime në fushën e pronësisë intelektuale.

Detaje të programit:

Diploma: Master në Drejtësi (LL.M)
Gjuha: Anglisht
Kohëzgjatja: 2 vite
Viti I: studime në Kinë
Viti II: praktikë dhe tezë (mbrojtje online)

Përfitimet e bursës:

Pa tarifë studimi
Akomodim falas (viti i parë)
Pagesë mujore (rreth 3000 CNY)
Sigurim shëndetësor

Pas diplomimit, mundësi punësimi në institucione qeveritare, organizata ndërkombëtare dhe kompani të fushës së pronësisë intelektuale.

Aplikimi:
DPPI do të përzgjedhë 1–2 kandidatë për këtë program.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimet në: info@dppi.gov.al

Formularët e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës gjenden në linkun e postimit të publikuar nga DPPI.

Afati i fundit për aplikim: 15 maj 2026

Annex-1

Annex-2

Annex-3

Annex-4

Annex-5

Invitation Letter-BRIPC Master Program

Read More
Picture1

Takim me bizneset në Tiranë për ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale

DPPI zhvilloi një tryezë me bizneset në Tiranë për ndërgjegjësimin mbi mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale.

Takimi u realizua në bashkëpunim me Drejtorinë për të Drejtën e Autorit, ISHMT, Doganat dhe Autoritetin e Konkurrencës, me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit (MEI).

Falënderojmë të gjitha institucionet pjesëmarrëse dhe bizneset për bashkëpunimin!

https://www.facebook.com/reel/1678796410151805

Read More
Picture1

DPPI në “Tourism Fair Albania 2026”

DPPI po merr pjesë aktualisht me stendë në Tourism Fair Albania 2026 në Pallatin e Kongreseve.

Po zhvillojmë takime me operatorë turistikë dhe biznese

Po shpërndajmë broshura dhe materiale informuese.

Po promovojmë rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale në turizëm

Interesi pranë stendës sonë është i lartë dhe vizitat e operatorëve po vazhdojnë gjatë gjithë panairit!

Ejani të na vizitoni dhe të mësoni më shumë mbi mënyrën si pronësia industriale forcon identitetin dhe konkurrueshmërinë në turizëm!

https://www.facebook.com/reel/1611966970138190

Read More
Picture1

Aplikoni tani për mbështetjen CSP për përgatitjen për EPAC 2026

 

Programi i Mbështetjes së Kandidatëve  (CSP) po zgjeron mbështetjen e tij për kandidatët që përgatiten për Certifikimin Evropian të Administrimit të Patentave (EPAC). Kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë nga një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje gjatë periudhës mars – tetor 2026, me qëllim që t’i ndihmojë të kalojnë me sukses provimet EPAC.

Formulari i aplikimit për CSP do të jetë i hapur nga 30 janar deri më 19 shkurt 2026 dhe u drejtohet kandidatëve që po përgatiten për katër (shumë e rekomanduar), ose të paktën dy module të  EPAC 2026

Si të aplikoni:

  • Plotësoni hapin e verifikimit të identitetit (ID) në portalin EQC portal  (i hapur gjatë gjithë vitit).
  • Gjatë periudhës së aplikimit, nga 30 janar deri më 19 shkurt, dorëzoni formularin online të aplikimit për CSP. CSP online application form
    Formulari do të jetë i disponueshëm vetëm nga 30 janar (nga ora 09:00) deri më 19 shkurt 2026 (deri në orën 18:00).

Aplikimi i kandidatit duhet të përfshijë:

  • Dëshmi të rezidencës së përhershme
  • Letër motivimi
  • Curriculum Vitae (CV)

Detajet e plota mbi kushtet e pjesëmarrjes në program janë të disponueshme këtu:
Conditions.docx

Read More