image (2)

DPPI zhvilloi trajnimin online në lidhje me praktikat e punës si CP3 dhe CP5

Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale në bashkëpunim me ekspertët e EUIPO-s, zhvilloi trajnimin online në lidhje me prakikat e punës si CP3 dhe CP5, për ekzaminuesit e Markave Tregtare.
Së bashku me partnerët tanë, përfaqësuesit e autorizuar diskutuam rreth shqyrtimit të shkaqeve absolute për refuzimin e markave si dhe vlerësimin e mundësisë së shkaktimit të konfuzionit me raste konkrete nga praktika.
Patëm kënaqësinë që në ndjekjen e këtij trajnimi të na bashkoheshin nëpërmjet platformës online dhe përfaqësuesit nga zyra homologe e Agjensisë për Pronësi Industriale e Kosovës.
Në kuadër të bashkëpunimit me EUIPO, DPPI i ka publikuar të dyja këto praktika në faqen e saj zyrtare, në varaiantin anglisht dhe shqip.

Read More
image (1)

Trajnimi me temë: “Klasifikimi i patentave”.

Me pjesëmarrjen e partnerëve tanë, përfaqësuesve të autorizuar dhe të stafit të DPPI-së ndoqëm trajnimin me temë: “Klasifikimi i patentave”.
 Kishim kënaqësinë e veçantë të na bashkohej në ndjekjen e këtij trajnimi dhe përfaqësues nga Agjencia për Pronësi Industriale e Republikës së Kosovës.
Z. Avdi Krasniqi nëpërmjet një platformë online ndoqi me interes trajnimin e ofruar nga z. Kruti.
Bashkëpunimi ndërinstitucional ndërmjet dy zyrave tona homologe do vijojë dhe me aktivitete apo trajnime të tjera të përbashkëta.
Një falenderim për z. Kruti për punimet e tij dhe ndarjen me ne të eksperiencës marrë pranë Zyrës Europiane të Patentave.

Read More
image

DPPI nisi ciklin e trajnimeve, me një temë dedikuar patentave për shpikje.

Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) nisi ciklin e trajnimeve, me një temë dedikuar patentave për shpikje.
Së bashku me partnerët tanë,  përfaqësuesit e autorizuar, ndoqëm punimin me temë “Hartimi i pretendimeve për ekzaminuesit e patentave dhe përfaqësuesit e autorizuar” ofruar nga Kostandin Kruti, diplomuar për inxhinieri mekanike dhe me një eksperiencë 2 vjeçare pranë Zyrës Europiane të Patentave në Gjermani.
Z. Kruti ndau me ne eksperiencën e tij marrë nga Zyra Europiane e Patentave (EPO) duke ilustruar shembuj nga praktika e punës së tij.
Qendra e Trajnimeve do të zhvillojë trajnime të tjera gjatë këtij viti me tema specifike për çdo objekt të pi-së, duke përfshirë kategori të ndryshme interesi dhe institucione ligjzbatuese.
Për të gjithë të interesuarit kalendari i trajnimeve që do të zhvillohet pranë Qendrës së Trajnimeve do pasqyrohet në rrjetet tona sociale dhe në faqen zyrtare të DPPI.

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, njofton të interesuarit se në mbështetje të pikës 3 të nenit, 193/b, të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, njofton të interesuarit se në mbështetje të pikës 3 të nenit, 193/b, të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, të paraqesin pranë zyrës së protokollit aplikimin e tyre për të kandiduar si anëtarë të Bordit të Apelit.

Gjithashtu në zbatim të pikës 1 të nenit 193/b të ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, citohet se: “Bordi i Apelit përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët dy janë punonjës të DPPI-së dhe tre anëtarë të jashtëm të fushës së PI-së, të cilët plotësojnë kushtet për ekspertë të PI-së.  Anëtarët e Bordit të Apelit nuk mund të jenë përfaqësues të autorizuar.”

Me ndryshimet e reja ligjore, parashikohet se pjesë e Bordit të Apelit duhet të jenë dy përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale dhe 3 anëtarë të jashtëm.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 12 Janar 2025.
Ftohen të interesuarit të paraqesin aplikimet e tyre pranë protokollit të institucionit

Read More
IMG_8117

IP4 Youth & Teachers 

Në datat 13-16 nëntor në mjediset e Hotel Tirana International u zhvillua  Seminari kombëtar “IP Impact Certificate”, një bashkëpunim mes Akademisë WIPO, Zyrës Koreane të Pronësisë Intelektuale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë për mësuesit e institucioneve të arsimit parauniversitar për rrethin e Tiranës. 
 
Ky trajnim përfshinte: 
 
-Katër ditë trajnim dhe seanca interaktive 
-Akses në një kurrikul të përshtatur për arsimin fillor dhe të mesëm 
-Vështrime dhe burime ekskluzive nga Akademia WIPO dhe ekspertët e saj 
-Mundësi bashkëpunimi me 35 mësues  
 
 Çfarë do të arrinin  mësuesit: 
 
 -Njohuri të thella se si të mësoni në mënyrë krijuese për  pronësinë intelektuale 
 -Zhvilloni strategji praktike për të integruar pa probleme edukimin e IP në planet e mësimit 
-Të bëhen pjesë e një komuniteti mbështetës të përkushtuar për avancimin e krijimtarisë në arsim.
 
Në fund të këtij trajnimi të gjithë mesuesit u pajisën me çertifika të lëshuara nga Akademia e Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO). 

Read More
PHOTO-2024-12-30-15-21-49

IP4Startups

Është përmbyllur me sukses programi i parë i akselerimit me fokus fuqizimin e sipërmarrjeve përmes mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale i realizuar në Shqipëri, IP4Startups! 

Në një mbrëmje të një rëndësie të veçantë për shkak të pjesëmarrjes, të një niveli të lartë teknik dhe përfaqësuesish të drejtorive të inovacionit dhe startup, u bë edhe çertifikimi i 10 startup-ve fituese që për 2 muaj rresht kaluan në një trajnim intensive për Pronësinë Industriale. 
 
Në fjalët përshëndetëse të znj. Maria Solis Kapedani, Drejtor i Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale Znj. Olga Allemann, Menaxhere e Projektit në Swiss Federal Institute of Intellectual Property dhe Z. Kushtrim Shala, Menaxheri i Projektit të IP4Startups, u theksua rëndësia e programit IP4Startups dhe ekspertëve të cilët dhanë kontributin e tyre të vyer në këtë program. Aktiviteti u nderua me pjesëmarrjen dhe fjalën e tyre të znj. Ledi Imeraj, Drejtor i Agjensisë së Inovacionit dhe Ekselencës, Z. Arjan Ymeri, drejtor i përgjithshem i Agjencise së Start upeve shkëlqesia e saj znj. Ruth Huber, Ambasadore e Zvicrës në Shqipëri.

Ky program u zbatua nga Drejtoria e përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) me mbështetjen e Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (ALSIP). 

Read More
Leksion i hapur me Universitetin Politeknik të Tiranës

Leksion i hapur me Universitetin Politeknik të Tiranës

Kënaqësi të ishim në Universitetin Politeknik të Tiranës për të zhvilluar trajnimin me temë “Të njohim rëndësinë e disenjos industriale dhe përfitimet që sjell regjistrimi i saj” me studentë të Departamentit të Tekstilit dhe të Arkitekturës. 

Së bashku me përfaqësues të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut diskutuam mbi konceptet kryesore mbi fushën e pronësisë industriale dhe të drejtën e autorit, cila është rëndësia e regjistrimit të një disenjo industriale përfitimet që sjell ajo, si dhe masat administrative që merren në raste të shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale. 

Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) mbeten në fokusin kryesor të Drejtorisë së Pergjithshme të Pronësisë Industriale, duke i konsideruar si një nga partnerët tanë kryesorë për ndergjegjësimin e brezave të rinj në zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe inkurajimin në punë shkencore. 

Pranë Universitetit të Politeknik të Tiranës, me të cilët kemi nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, është ngritur dhe një Qendër Informacioni në dispozicion të studentëve. 

Theksojmë se bashkëpunimi me këtë institucion arsimor është për tu vlerësuar. Me mbylljen e thirrjes se EPO-s, në kuadër të programit Pan European Seal aplikuan 20 studentë nga ky Universitet. Nderkohë, në Mynih dhe Hagë kemi 4 studentë që u përzgjodhën në vitin 2023  dhe kanë filluar internshipin në shtator 2023 pranë Zyrës Europiane të Patentave. 

Read More
Takim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë2

Takim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale sëbashku me Drejtorinë e së Drejtës së Autorit, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis DPPI-së dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilluan sot një takim të përbashkët për të diskutuar çështje që lidhen me ndërgjegjësimin dhe regjistrimin e objekteve të pronësisë intlektuale. 

Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e strategjive stimuluese, veçanërisht në lidhje me rritjen e numrit të aplikimeve për patenta për shpikje, si një shtysë drejt kërkimit shkencor dhe inovacionit. 

Me interes në këtë takim ishte informimi konkret mbi mbrojtjen e shpikjeve nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, procedurat e regjistrimit për mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare të shpikjeve, si dhe mbrojten e të drejtave të autorit mbi punën kërkimore, shkencore dhe letrare të tyre. 

Ky aktivitet u prit me entuziazëm nga përfaqësia akademike, të cilët morën pjesë aktivisht në diksutimet e hapura dhe shprehën interesin për vazhdimësinë e takimeve të këtij lloji në të ardhmen.

Read More
Leksion i hapur në Universitetin Europian të Tiranës3

Leksion i hapur në Universitetin Europian të Tiranës

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), zhvilluan me studentet e Institutit Kanadez të Teknologjisë një orë të hapur leksioni me teme: “Të njohim pronësinë intelektuale, rëndësinë e saj në nxitjen e inovacionit tek studentët”. Fokusi i leksionit padyshim mbetej informimi mbi përfitimet, avantazhet dhe të drejtat ligjore që sjell regjistrimi i objekteve të PI-së. Gjithashtu patëm mundësi që me studentët e këtij Instituti të zhvillonim diskutime të hapura lidhur me idetë inovative me potential të mundshëm patentimi. 

Angazhimi i DPPI-së është tregues i vëmendjes që kemi ndaj brezave të rinj për të nxitur zhvillimin në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inkurajimit në punën shkencore. 

Read More
Leksion i hapur me studentët e Universitetit “Epoka”

Leksion i hapur me studentët e Universitetit “Epoka”

Rektori i Universitetit “Epoka” z. Ahmet Öztaş mirëpriti sot në ambjentet e universitetit përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) për të biseduar nga afër mbi nisamt që Dppi ndërmerr me në fokus arsimin dhe studentët. 

 Rektori shprehu vlerësimin e tij për vëmendjen që i kushtohet gjeneratës së re si dhe vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona. 

Gjatë takimit në këtë universitet patëm kënaqësin të zhvillonim dhe një orë të hapur leksioni me tematike: “Kreativiteti dhe inovacioni tek brezat e rinj”. Studentë të profileve të ndryshme nga ky universitet ndoqën me kureshtje dhe u njohën nga afër me fushën e pronësisë intelektuale, degët e saj, institucionet përgjegjëse në rastet e cënimit të të drejtave dhe mbi rëndësinë e regjistrimit të objekteve të saj. Këto takime zhvillohen në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që institucioni ynë ka nënshkruar me Universitetin “Epoka”.

Vemendja jonë ështe drejtuar drejt arsimit dhe studentëve për informimin e tyre në lidhje me fushën e pronësisë industriale dhe inkurajimin në punët kërkimore dhe shkencore. Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale,  DPPI ka planifikuar një kalendar  të ngjeshur aktivitetesh që do të zhvillojë përgjatë gjithë muajit Prill. 

Read More