DPPI, njofton të interesuarit se në mbështetje të pikës 3 të nenit, 193/b, të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, të paraqesin pranë zyrës së protokollit aplikimin e tyre

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, njofton të interesuarit se në mbështetje të pikës 3 të nenit, 193/b, të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, të paraqesin pranë zyrës së protokollit aplikimin e tyre për të kandiduar si anëtarë të Bordit të Apelit.
Gjithashtu në zbatim të pikës 1 të nenit 193/b të ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, citohet se: “Bordi i Apelit përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët dy janë punonjës të DPPI-së dhe tre anëtarë të jashtëm të fushës së PI-së, të cilët plotësojnë kushtet për ekspertë të PI-së.  Anëtarët e Bordit të Apelit nuk mund të jenë përfaqësues të autorizuar.”
Me ndryshimet e reja ligjore, parashikohet se pjesë e Bordit të Apelit duhet të jenë dy përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale dhe 3 anëtarë të jashtëm.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 12 Janar 2025.

Read More
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale

Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet DPPI, përfaqësuar nga Drejtoresha e Përgjithshme znj. Maria Solis Kapedani, dhe Universitetit Europian të Tiranës (UET).

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, znj. Maria Solis Kapedani, dhe @universitetieuropianitiranes i përfaqësuar nga Administratori z. Tildi Çadri, nënshkruan sot, në mjediset e universitetit, Memorandumin e Bashkëpunimit.

Ky Memorandum do të sjellë përfitime për studentët dhe stafin akademik, kryesisht për Fakultetet e Inxhinierisë, Artet, Shkencat e Drejtësisë, por edhe për DPPI-në dhe për mbrojtjen që vjen me regjistrimin e objekteve të PI-së.
 
Maria Solis Kapedani u shpreh se ky Memorandum Bashkëpunimi do të hapë rrugën për studentët, jo vetëm në mbrojtjen e pronësisë së tyre intelektuale, por edhe në lidhjen mes universitetit, DPPI-së dhe biznesit.

Nga ana e UET, Administratori z. Tildi Çadri u shpreh se kjo marrëveshje është e mirëpritur dhe se leksionet e hapura dhe internshipet do të zhvillohen në vazhdimësi.

Read More