Category: Lajm kryesor

a70706bc-6fb3-4f41-8b7d-de58b9e6c19c

Thirrje për aplikim

THIRRJE PËR APLIKIME

Young Inventors Prize 2027

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) informon të gjithë studentët, të sapodiplomuarit, inovatorët e rinj, sipërmarrësit dhe të rinjtë me ide inovative për arsye se  Zyra Evropiane e Patentave (European Patent Office – EPO) ka hapur thirrjen për nominime  “Young Inventors Prize 2027”.

Young Inventors Prize vlerëson shpikësit e rinj nga e gjithë bota, të cilët, përmes krijimtarisë dhe inovacionit, zhvillojnë zgjidhje konkrete për adresimin e sfidave globale të qëndrueshmërisë, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UN Sustainable Development Goals – SDGs).

Çmimi synon të promovojë dhe mbështesë brezin e ri të inovatorëve, duke i dhënë mundësi të prezantojnë shpikjet e tyre në një platformë ndërkombëtare dhe të fitojnë njohje për kontributin e tyre në zhvillimin e teknologjive dhe zgjidhjeve me ndikim pozitiv për shoqërinë.

Aplikimet janë të hapura për kandidatë nga e gjithë bota dhe nuk është e nevojshme që shpikja të jetë e patentuar.

Afati i fundit për paraqitjen e nominimeve është 30 shtator 2026.

DPPI inkurajon të gjithë të rinjtë shqiptarë me ide dhe shpikje inovative të aplikojnë dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë iniciativë prestigjioze ndërkombëtare.

Për më shumë informacion:

DPPI fton gjithashtu universitetet, institucionet e arsimit të lartë, qendrat e kërkimit, laboratorët e inovacionit, organizatat mbështetëse të sipërmarrjes dhe të gjithë aktorët e ekosistemit të inovacionit ta shpërndajnë këtë thirrje, me qëllim që sa më shumë kandidatë të kualifikuar nga Shqipëria të kenë mundësinë të aplikojnë.

Read More
singapore

Shqipëria aderon në Traktatin e Singaporit mbi të Drejtën e Markave

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) njofton se Republika e Shqipërisë ka depozituar më 1 korrik 2026 pranë Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO) instrumentin e aderimit në Traktatin e Singaporit mbi të Drejtën e Markave, i miratuar në Singapor më 27 mars 2006. Sipas njoftimit zyrtar të WIPO-s, Traktati do të hyjë në fuqi për Republikën e Shqipërisë më 1 tetor 2026.

Aderimi në këtë traktat përfaqëson një hap të rëndësishëm në forcimin e sistemit kombëtar të pronësisë industriale dhe harmonizimin e mëtejshëm të legjislacionit dhe praktikave administrative shqiptare me standardet ndërkombëtare në fushën e markave.

Ky zhvillim përbën gjithashtu përmbushjen e një prej angazhimeve të parashikuara në Strategjinë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2022–2025, e cila synonte zgjerimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në traktatet ndërkombëtare të administruara nga WIPO dhe forcimin e kuadrit ligjor e institucional në fushën e pronësisë intelektuale.

Traktati i Singaporit synon modernizimin dhe thjeshtimin e procedurave administrative që lidhen me regjistrimin dhe administrimin e markave, duke ofruar një kuadër më efikas, më transparent dhe më të përshtatshëm për përdoruesit e sistemit të markave.

DPPI mbetet e angazhuar në zbatimin e prioriteteve strategjike kombëtare dhe në mbështetjen e biznesit, inovacionit dhe konkurrueshmërisë përmes zhvillimit të një sistemi modern dhe efektiv të pronësisë industriale në Republikën e Shqipërisë.

Lexo më shumë

Read More
nairobi

Shqipëria aderon në Traktatin e Nairobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik

Republika e Shqipërisë ka përmbushur një tjetër angazhim të rëndësishëm të parashikuar në Strategjinë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2022–2025, duke aderuar në Traktatin e Nairobit për Mbrojtjen e Simbolit Olimpik.

Sipas njoftimit zyrtar të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), më 1 korrik 2026, Qeveria e Republikës së Shqipërisë depozitoi instrumentin e aderimit në Traktatin e Nairobit, ndërsa traktati do të hyjë në fuqi për Shqipërinë më 1 gusht 2026.

Aderimi në këtë traktat është rezultat i punës së koordinuar institucionale dhe pjesë e masave të parashikuara në Strategjinë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2022–2025 për zgjerimin e pjesëmarrjes së Shqipërisë në traktatet ndërkombëtare të administruara nga WIPO, si dhe për forcimin e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë intelektuale në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Traktati i Nairobit garanton mbrojtjen e simbolit olimpik kundër përdorimit të paautorizuar për qëllime tregtare, duke siguruar respektimin e detyrimeve ndërkombëtare në këtë fushë dhe duke kontribuar në harmonizimin e mëtejshëm të sistemit shqiptar të pronësisë industriale me praktikat më të mira ndërkombëtare.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale mbetet e angazhuar në zbatimin e prioriteteve strategjike të vendit në fushën e pronësisë intelektuale dhe në avancimin e proceseve që mbështesin inovacionin, zhvillimin ekonomik dhe integrimin evropian.

Me këtë aderim, Shqipëria përmbush një tjetër objektiv konkret të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2022–2025 dhe konfirmon angazhimin e saj për forcimin e sistemit kombëtar të pronësisë intelektuale në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Lexoni më shumë

Read More
Picture1

DPPI shpall rezultatet e procesit të vlerësimit në kuadër të projektit EU4IP

Në kuadër të projektit EU4IP – Strengthening Intellectual Property Rights in the Western Balkans, i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga EUIPO, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) njofton përfundimin e procesit të vlerësimit të aplikimeve të paraqitura në kuadër të thirrjeve për interes për hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e legjislacionit në fushën e Pronësisë Industriale.

Pas shqyrtimit dhe vlerësimit të aplikimeve nga Komisioni i Vlerësimit, u vendos përzgjedhja e ekspertëve fitues si më poshtë:

  • Z. Etlon Peppo – fitues për hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e ligjeve për Treguesit Gjeografikë.
  • Znj. Lindita Mëneri – fituese për hartimin e akteve nënligjore për zbatimin e ligjeve për Dizenjot.

Ky angazhim përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e kuadrit ligjor dhe institucional të pronësisë industriale në Shqipëri, duke kontribuar në përafrimin e mëtejshëm të legjislacionit kombëtar me standardet dhe praktikat e Bashkimit Evropian.

DPPI falënderon të gjithë aplikantët për interesimin dhe kontributin e tyre në këtë proces.

Read More
Picture1

Program i ri Master në Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale

Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Zyrës Hungareze për Pronësi Intelektuale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, bëjmë me dije një iniciativë të re dhe të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimit profesional.

Universiteti Corvinus i Budapestit, në bashkëpunim me Zyrën Hungareze të Pronësisë Intelektuale dhe Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), ofron programin Master i Shkencave (MSc) në Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale.

Programi, i cili fillon në shtator 2026 dhe zhvillohet në gjuhën angleze, synon të përgatisë profesionistët e rinj me njohuri ndërdisiplinore në fushat e ligjit, ekonomisë dhe biznesit, si dhe me aftësi praktike në mbrojtjen, vlerësimin, licencimin dhe komercializimin e pronësisë intelektuale.

Me një orientim të fortë ndërkombëtar, programi fokusohet në shndërrimin e pronësisë intelektuale në një aset strategjik për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri. Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga bashkëpunimi me ekspertë të fushës dhe nga përfshirja në raste konkrete studimore, duke u pajisur me aftësitë e nevojshme për role drejtuese në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë.

Ky program përbën një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve në fushën e pronësisë intelektuale dhe në forcimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Për më shumë informacion mbi programin, ju lutemi vizitoni:
https://www.uni-corvinus.hu/post/landing-page/masters/msc-in-intellectual-property-management/?lang=en

Read More
Picture1

Thirrje për aplikime – Program Master në Pronësinë Intelektuale (2026)

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet DPPI dhe China National Intellectual Property Administration, hapet thirrja për aplikime për programin “Belt and Road Master Program on Intellectual Property”, i financuar nga Qeveria e Kinës.

Institucionet pritëse:
Programi zhvillohet në universitete prestigjioze në Kinë, si:

Tongji University (Shanghai), një nga universitetet elitare me fokus të fortë në inxhinieri dhe arkitekturë
Zhongnan University of Economics and Law (Wuhan), i specializuar në ekonomi dhe drejtësi

Programi mbështetet gjithashtu nga Shanghai International College of Intellectual Property, një qendër ndërkombëtare për studime në fushën e pronësisë intelektuale.

Detaje të programit:

Diploma: Master në Drejtësi (LL.M)
Gjuha: Anglisht
Kohëzgjatja: 2 vite
Viti I: studime në Kinë
Viti II: praktikë dhe tezë (mbrojtje online)

Përfitimet e bursës:

Pa tarifë studimi
Akomodim falas (viti i parë)
Pagesë mujore (rreth 3000 CNY)
Sigurim shëndetësor

Pas diplomimit, mundësi punësimi në institucione qeveritare, organizata ndërkombëtare dhe kompani të fushës së pronësisë intelektuale.

Aplikimi:
DPPI do të përzgjedhë 1–2 kandidatë për këtë program.
Të interesuarit janë të lutur të dërgojnë aplikimet në: info@dppi.gov.al

Formularët e aplikimit dhe dokumentacioni përkatës gjenden në linkun e postimit të publikuar nga DPPI.

Afati i fundit për aplikim: 15 maj 2026

Annex-1

Annex-2

Annex-3

Annex-4

Annex-5

Invitation Letter-BRIPC Master Program

Read More
Picture1

Aplikoni tani për mbështetjen CSP për përgatitjen për EPAC 2026

 

Programi i Mbështetjes së Kandidatëve  (CSP) po zgjeron mbështetjen e tij për kandidatët që përgatiten për Certifikimin Evropian të Administrimit të Patentave (EPAC). Kandidatët e përzgjedhur do të përfitojnë nga një paketë gjithëpërfshirëse mbështetjeje gjatë periudhës mars – tetor 2026, me qëllim që t’i ndihmojë të kalojnë me sukses provimet EPAC.

Formulari i aplikimit për CSP do të jetë i hapur nga 30 janar deri më 19 shkurt 2026 dhe u drejtohet kandidatëve që po përgatiten për katër (shumë e rekomanduar), ose të paktën dy module të  EPAC 2026

Si të aplikoni:

  • Plotësoni hapin e verifikimit të identitetit (ID) në portalin EQC portal  (i hapur gjatë gjithë vitit).
  • Gjatë periudhës së aplikimit, nga 30 janar deri më 19 shkurt, dorëzoni formularin online të aplikimit për CSP. CSP online application form
    Formulari do të jetë i disponueshëm vetëm nga 30 janar (nga ora 09:00) deri më 19 shkurt 2026 (deri në orën 18:00).

Aplikimi i kandidatit duhet të përfshijë:

  • Dëshmi të rezidencës së përhershme
  • Letër motivimi
  • Curriculum Vitae (CV)

Detajet e plota mbi kushtet e pjesëmarrjes në program janë të disponueshme këtu:
Conditions.docx

Read More
dppi foto 1

Prishtinë | Takim Zyrtar Bilateral në Fushën e Pronësisë Industriale

Zhvilluam në Prishtinë një takim zyrtar bilateral  ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Komanduar të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës, 🇽🇰z. Avdi Krasniqi, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, të Republikës së Shqipërisë, 🇦🇱 znj. Rudina Bollano.
 
Takimi u mbajt në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit  të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve homologe, me qëllim forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e pronësisë industriale. Për zbatimin e kësaj marrëveshje është krijuar Komiteti i Monitorimit i cili përbëhet nga përfaqësues të dy institucioneve përkatëse.
 
Gjatë takimit, ky Komitet u fokusua mbi:
      •     shkëmbimin e përvojave institucionale 
      •     harmonizimin e praktikave administrative 
      •     rritjen e kapaciteteve profesionale 
      •     nisma konkrete për trajnime dhe ndërgjegjësim për vitin 2026 si dhe përfshirjen në inciativa të përbashkëta.
 
Takimi rikonfirmoi angazhimin e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të pronësisë industriale në të dy vendet, në përputhje me standardet ndërkombëtare 
 
Vlerësojmë maksimalisht bashkëpunimin e frytshëm me kolegët e Agjencisë për Pronësi Industriale të 🇽🇰

Read More
dppi – event 1

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), organizoi një seminar  mbi Sistemin Ndërkombëtar të Patentimit PCT, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërkombëtarizimin e inovacionit shqiptar.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), organizoi një seminar  mbi Sistemin Ndërkombëtar të Patentimit PCT, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërkombëtarizimin e inovacionit shqiptar.
 
Më datat 16–17 dhjetor 2025, seminari u zhvillua me stafin e DPPI-së, si dhe me përfaqësues nga Zyra e Pronësisë Industriale e Maqedonisë së Veriut, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e pronësisë industriale.
 
Më 18 dhjetor 2025, aktiviteti vijoi me sesione informuese me përfaqësues nga universitetet, qendrat e inovacionit dhe agjencitë e inovacionit, nën temën “Taking Albanian Innovation Global with the International Patent System of the PCT”, duke synuar afrimin e sistemit PCT me komunitetin akademik dhe inovatorët.
 
Qëllimi i këtij seminari ishte forcimi i njohurive mbi procedurat ndërkombëtare të patentimit, rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së shpikjeve dhe promovimi i përdorimit të sistemit PCT si një mjet strategjik për daljen e inovacionit shqiptar në tregjet globale.
 
Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar I DPPI-së, znj. Bollano, e cila e vlerësoi maksimalisht këtë seminar si një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale në fushën e pronësisë industriale.
 
Ky seminar përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të inovacionit shqiptar dhe forcimit të kapaciteteve profesionale në fushën e pronësisë industriale.

Read More