Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, në 128-vjetorin e saj, vlerëson Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale, për Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale.
Drejtoresha e Komanduar e DPPI, znj.Maria Solis u shpreh se ky çmim është një dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm për të ndihmuar bizneset të rrisin vlerën e tyre përmes inovacionit dhe mbrojtjes së ideve të reja.
Ky vlerësim konfirmon angazhimin e DPPI-së me mbështetjen e MEKI në rrugën drejt inovacionit dhe zhvillimit të qëndrueshëm në tregun shqiptar, duke kontribuar në krijimin e një klime të favorshme për bizneset dhe ndërmarrjet e reja.