Një nga detyrat kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, e përcaktuar në Ligjin 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, është rritja e nivelit të ndërgjegjësimit dhe trainimin e grupeve të interesit dhe publikut në përgjithësi në lidhje me të drejtat e Pronësisë Industriale. Për kë qëllim DPPI, në bashkëpunim edhe me Zyrën Europiane të Patentave ka përgatitur një seri modulesh trajnimi për të gjithë të interesuarit.