admin
January 14, 2025
Finalizohet Trajnimi i Parë me Çertifikatë mbi Objektet e Pronësisë Industriale në DPPI
Qendra e Trajnimeve pranë DPPI-së ka kënaqësinë t’ju njoftojë se finalizuam të parin trajnim me çertifikatë mbi objektet e PI-së.
Ky trajnim u realizua në mbështeje të Vendimit nr. 457, datë 3.7.2019 “Për miratimin e proçedurave për pjesëmarrje në Qendrën e Trajnimeve në fushën e PI-së” si dhe në Vendimin nr.327 datë 18.05.2022 “Mbi përcaktimin e tarifave përkatëse për shpërblimin e lektorëve”.
Trajnimi me titull: “Markat tregtare, Disenjot Industriale, Treguesit Gjeografik, rëndësia dhe procedura e regjistrimit” u ofrua në 6 orë në datat 15- 17 2022 Qershor, nga stafi i DPPI-së në bashkëpunim me ekspertin e Zhvillimit Rural, z. Roland Bardhi.
Secila nga ditët mbajti barrën e rëndësisë së një objekti, nisur nga koncepti deri tek mënyra e regjistrimit, përfitimet ekonomike dhe garancia e konkurencës së ndershme në tregun e lirë.
Duke filluar me markën tregtare, disenjon industriale për ta përmbyllur me treguesit gjeografikë falë rasteve të praktikës tonë administrative, të demostrojmë nga afër misionin e drejtorisë dhe impaktin direkt që ajo ka jo vetëm në mbrojtjen e objekteve të PI-së, por mbi të gjitha në promovimin e të gjithë të drejtave që burojnë falë kësaj mbrojtjeje.