
Nënshkruhet Traktati Ndërkombëtar për Dizajnin Industrial (“Design Law Treaty”)
Një hap i rëndësishëm për Shqipërinë në WIPO, nënshkruhet Traktati Ndërkombëtar për Dizajnin Industrial (“Design Law Treaty”)
Në kuadër të Asamblesë së Përgjithshme të 66-të të WIPO në Gjenevë, u zhvillua një takim bilateral mes Republikës së Shqipërisë dhe WIPO-s, ku u diskutua forcimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërinstitucional në fushën e pronësisë intelektuale.
Shqipëria u përfaqësua nga:
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), nga Drejtor i Përgjithshëm i Komanduar, znj Maria Solis Kapedani.
Misioni i Përhershëm pranë OKB në Gjenevë, nga Ambasador znj Vasilika Hysi.
Zëvendësministrja e MEKI, znj. Blerta Rama
Një nga momentet kyçe të takimit ishte nënshkrimi nga ana e Shqipërisë i Traktatit Ndërkombëtar për Dizajnin Industrial (“Design Law Treaty”), nga znj. Maria Solis Kapedani, Drejtor i Përgjithshëm i komanduar në DPPI.
Ky traktat është një nga nismat më të rëndësishme të miratuara në një konferencë të nivelit të lartë në Riad dhe synon të thjeshtojë dhe harmonizojë procedurat ndërkombëtare për regjistrimin e dizajnit industrial.