HomeLajm kryesorDrejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), organizoi një seminar mbi Sistemin Ndërkombëtar të Patentimit PCT, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërkombëtarizimin e inovacionit shqiptar.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), organizoi një seminar mbi Sistemin Ndërkombëtar të Patentimit PCT, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërkombëtarizimin e inovacionit shqiptar.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), organizoi një seminar mbi Sistemin Ndërkombëtar të Patentimit PCT, me qëllim rritjen e kapaciteteve profesionale dhe ndërkombëtarizimin e inovacionit shqiptar.
Më datat 16–17 dhjetor 2025, seminari u zhvillua me stafin e DPPI-së, si dhe me përfaqësues nga Zyra e Pronësisë Industriale e Maqedonisë së Veriut, duke shërbyer si një platformë e rëndësishme për shkëmbimin e përvojave dhe praktikave më të mira në fushën e pronësisë industriale.
Më 18 dhjetor 2025, aktiviteti vijoi me sesione informuese me përfaqësues nga universitetet, qendrat e inovacionit dhe agjencitë e inovacionit, nën temën “Taking Albanian Innovation Global with the International Patent System of the PCT”, duke synuar afrimin e sistemit PCT me komunitetin akademik dhe inovatorët.
Qëllimi i këtij seminari ishte forcimi i njohurive mbi procedurat ndërkombëtare të patentimit, rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së shpikjeve dhe promovimi i përdorimit të sistemit PCT si një mjet strategjik për daljen e inovacionit shqiptar në tregjet globale.
Aktiviteti u përshëndet nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar I DPPI-së, znj. Bollano, e cila e vlerësoi maksimalisht këtë seminar si një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e njohurive dhe aftësive profesionale në fushën e pronësisë industriale.
Ky seminar përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt ndërkombëtarizimit të inovacionit shqiptar dhe forcimit të kapaciteteve profesionale në fushën e pronësisë industriale.