
Prishtinë | Takim Zyrtar Bilateral në Fushën e Pronësisë Industriale
Zhvilluam në Prishtinë një takim zyrtar bilateral ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Komanduar të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës, 🇽🇰z. Avdi Krasniqi, dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Komanduar të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, të Republikës së Shqipërisë, 🇦🇱 znj. Rudina Bollano.
Takimi u mbajt në kuadër të zbatimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të nënshkruar ndërmjet dy institucioneve homologe, me qëllim forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e pronësisë industriale. Për zbatimin e kësaj marrëveshje është krijuar Komiteti i Monitorimit i cili përbëhet nga përfaqësues të dy institucioneve përkatëse.
Gjatë takimit, ky Komitet u fokusua mbi:
• shkëmbimin e përvojave institucionale
• harmonizimin e praktikave administrative
• rritjen e kapaciteteve profesionale
• nisma konkrete për trajnime dhe ndërgjegjësim për vitin 2026 si dhe përfshirjen në inciativa të përbashkëta.
Takimi rikonfirmoi angazhimin e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të pronësisë industriale në të dy vendet, në përputhje me standardet ndërkombëtare
Vlerësojmë maksimalisht bashkëpunimin e frytshëm me kolegët e Agjencisë për Pronësi Industriale të 🇽🇰





