
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale po zhvillon një trajnimin dyditor me aplikantët e platformës e-Albania, me fokus te njohja, mbrojtja dhe përfitimet që ofron pronësia industriale.
Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit po marrin njohuri praktike mbi:
- rëndësinë dhe rolin e objekteve të pronësisë industriale;
- përfitimet që sjell mbrojtja e tyre;
- procedurat dhe mënyrat e aplikimit;
- mundësitë që krijon pronësia industriale për të mbrojtur dhe fuqizuar një ide, një markë apo një krijim.
Trajnimi udhëhiqet nga Albana Karapanco, eksperte e jashtme e cila po përcjell njohuri dhe përvojë praktike mbi mënyrën se si një ide, një krijim apo një markë mund të mbrohet dhe të shndërrohet në vlerë.
DPPI vijon të investojë në informimin dhe fuqizimin e qytetarëve, duke u dhënë atyre njohuritë praktike për të kuptuar më mirë të drejtat që burojnë nga pronësia industriale dhe mënyrën se si ato mund të shërbejnë si një avantazh për biznesin dhe zhvillimin e ideve të reja.












