WhatsApp Image 2024-12-30 at 15.22.08 (1)

IP4Startups – Programi që do të fuqizojë sipërmarrjet e reja nëpërmjet Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale

IP4Startups – Programi që do të fuqizojë sipërmarrjet e reja nëpërmjet Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale Ekosistemi shqiptar i startupeve dhe inovacionit po transformohet në mënyrë eksponenciale. Megjithatë Pronësia Intelektuale dhe Industriale është një tematikë, mbi të cilën startupet ende kanë nevojë të informohen. Nëpërmjet programeve të akselerimit mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale, sipërmarrjet në Shqipëri mund të rrisin potencialin e zhvillimit ekonomik dhe inovacionin për ta pozicionuar Shqipërinë si një qendër e avancuar e inovacionit për rajonin. Mbrojtja e Pronësisë Intelektuale dhe Industriale të një Startupi përpos regjistrimit të markës apo patentimit, përfshin një strategji brendimi dhe mbrojtje të mirëfilltë në rast të shkeljes së të drejtave. Programi “IP4Startups”, i cili do të mbështetë drejtpërsëdrejti disa startupe shqiptare mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale implementohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) me mbeshtjetjen e Projektit Shqiptaro-Zviceran për pronësinë Intelektuale (ALSIP). Qëllimi i programit IP4Startups është të mbështesë 10 startupe shqiptare të arrijnë potencialin e tyre dhe t’u ofrojë mbështetje të personalizuar për të regjistruar dhe mbrojtur në mënyrë efektive asetet e tyre të pronësisë intelektuale dhe industriale duke përfshirë: ngritjen e kapaciteteve, konsulencë të personalizuar, regjistrimin pa pagesë të markave tregtare për subjektet e tyre dhe hartimin e paketave të brendimit ose ribrendimit, për të patur avantazh konkurrues dhe diferencim në treg. Rreth Programit IP4Startups do të ofrojë një program intensiv akselerimi të dedikuar për të adresuar nevojat specifike të startupeve. Startupet e përzgjedhura do të kenë akses në një sërë burimesh dhe mekanizmash mbështetës, që synojnë rritjen e të kuptuarit mbi pronësinë intelektuale dhe zbatimin e strategjive efektive të saj për një rritje të qëndrueshme. Me qëllim adresimin e nevojave specifike, pjesëmarrësit do të gjejnë udhëzime dhe mbështetje duke nisur që nga hartimi i strategjive të rritjes dhe brendimit, regjistrimit të markës deri te menaxhimi i pronësisë intelektuale. Programi synon të mbështesë 10 startupe në Shqipëri, të cilët do të përfitojnë pa pagesë mbështetje të personalizuar përgjatë programit. Çfarë ofron programi:
  • Workshope/ trajnime: Startupet do të marrin pjesë në workshope informuese mbi markën, pronësinë intelektuale dhe tematika të ndryshme të lidhura me mbrojtjen e pronësisë intelektuale;
  • Diagnostifikimi i Pronësisë Intelektuale dhe Industriale (WIPO IP diagnostics);
  • Raport i personalizuar nga DPPI: Një raport i personalizuar paraprak nga DPPI mbi asetet e pronësisë intelektuale të secilit startup dhe strategjisë së brendimit;
  • Paketa e personalizuar e brendimit/ribrendimit: Secili startup i programit do të përfitojë mbështetje të personalizuar “Branding/Rebranding Package”;
  • Sesione mentorimi të dedikuara: Ekspertët e programit do të ofrojnë sesione mentorimi të dedikuara për startupet e programit;
  • Regjistrimi i markës: Mbështetje e drejtpërdrejtë për regjistrimin dhe mbrojtjen e markës;
  • Networking: Evente rrjetëzimi, akses në investitorë, mentorë, donatorët e projektit dhe aktorë të rëndësishëm të ekosistemit të startupeve për të nxitur bashkëpunime të reja.
Kriteret për aplikim Ne jemi në kërkim të startupeve inovative që dëshirojnë të rriten dhe arrijnë nivele të reja zhvillimi. Për t’u bërë pjesë e programit, startupet duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
  • Startupet duhet të jenë të regjistruara në Shqipëri dhe të pajisura me NIPT;
  • Të jenë në fazat e hershme të zhvillimit (nga 6 në 36 muaj);
  • Të kenë potencial rritje dhe zgjerimi në tregjet rajonale/internacionale;
  • Të kenë zgjidhje inovative që kanë të inkorporuar teknologjitë e reja digjitale;
  • Aplikantët duhet të kenë të paktën një Minimum Viable Product (MVP) ose një prototip të demonstrueshëm. Avantazh përbejnë Startupet që janë në fazën e lançimit/shitjes së produkteve të tyre;
  • Të përbëhen nga ekipe dinamike, me CV të pasur dhe të përkushtuara për t’u angazhuar në çdo aktivitet të parashikuar në program.
  • Të kenë adresuar nevojat dhe sfidat lidhur me Pronësinë Intelektuale dhe Industriale në mënyrë sa më të qartë dhe konkrete.
Komisioni i vlerësimit do të bazohet mbi kriteret e mësipërme përgjatë vlerësimit. Përfituesit e këtij programi do të jenë kryesisht startupe të cilat, përveçse plotësojnë kriteret e mësipërme më së miri, i përshtaten gjithashtu objektivave të programit. Hapja e aplikimeve:  1 Gusht 2024 Mbyllja e aplikimeve: 31 Gusht 2024 Kohëzgjatja e programit: 15 shtator – 24 tetor 2024 Apliko këtu përmes linkut: https://forms.gle/rSXjMbYY2DYaw3W98 Aplikantët do të njoftohen brenda datës 14 shtator 2024 për statusin e aplikimit të tyre.  

Read More
20240910_150004-scaled

Filloi cikli i trajnimeve për fituesit e StartUP-ve nga DPPI dhe Agjencia e Startapeve

U organizua cikli i parë i trajnimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në bashkëpunim me Agjencinë e StartUp-ve  dhe Drejtorinë për të Drejtën e Autorit.
Cikli i trajnimeve vjen si rrjedhojë e marrëveshjes së bashkëpunimit që DPPI ka me Agjencinë e StartUp-ve. Qëllimi i këtij trajnimi është prezantimi i fushës së pronësisë intelektuale tek fituesit e start-up përpara se produktet e tyre të dalin në treg dhe rëndësinë e jashtëzakonshme që ka regjistrimi i tyre.
E Drejta e Autorit së bashku me Pronësinë Industriale janë dy shtyllat e pronësisë Intelektuale.
Lektorët dhe ekspertët sqaruan me detaje nga procesi i regjistrimit deri tek mbrojtja e objektit të Pronësisë Industriale.
U njohën me objektet e pronësisë intelektuale, mënyra se si regjistrohen dhe rëndësinë e regjstrimit të këtyre objekteve
Është shumë e rendësishme që në hapat e parë të një biznesi me idenë e sukseshme për arritjen e të mirave financiare të një produkti në treg, automatikisht të regjistrohet edhe identiteti në treg.
Programi i trajnimit përmbante këto tema:
• “Të njohim fushën e pronësisë intelektuale dhe të drejtat që burojnë nga regjsitrimi i objekteve të saj”,
• “Të drejtat e Autorit dhe të drejtat lidhur me të”,
• “Proçedurat e regjistrimit të markës tregtare dhe Proçedurat e regjistrimit të disenjos industriale”,
• “Si mbrohen patentat dhe modelet e përdorimit në Republikën e Shqipërisë, kushtet dhe procedurat e regjsitrimit”
• “Mbrojtja ndërkombëtare e objekteve të PI-së”,
Të pranishmit në ciklin e parë të këtij trajnimi u shprehën entuziastë mbi cilësinë dhe sasinë e informacionit të dhënë për ta dhe se sa e rëndësishme është regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale dhe intelektuale që në fazat e para të konceptimit të sipërmarrjes. Ky cikël trajnimesh u bë i mundur falë mbështetjes së Agjencisë së Startupeve dhe do të vijojë deri në fund të vitit sipas një kalendarintë miratuar.

Read More
image00012-scaled

Startoi sot kohorta e pare e programit IP4Startups për fuqizimin e sipërmarrjeve të reja nëpërmjet Mbrojtjes së Pronësisë Intelektuale

 10 startup-et e përzgjedhura për të qenë pjesë e këtij program të parë filluan rrugëtimin dy mujor, ku u njohën me strukturen e programit, modulet, ekspertët e përfshirë në module të ndryshme si Pre-Diagnostic Wipo, Gjenerimi i raporteve të personalizuara, Branding, Promotional Labeling, Advertising, Enforcement, Economic benefits, International & Local Trademark registration etj.
Programi “IP4Startups”, i cili do të mbështesë drejtpërsëdrejti kohortën e parë prej 10 startupe shqiptare mbi Pronësinë Intelektuale dhe Industriale, implementohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) me mbeshtjetjen e Projektit Shqiptaro-Zviceran për pronësinë Intelektuale (ALSIP)

Read More
feature-img-1

30 vjetori i krijimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale

 

30 vjet  Institucion!

30 vjet përpjekje!

30 vjet angazhim!

Me rastin e 30 vjetorit të themelimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale u mbajt në mjediset e Hotel Plaza Tiranë Konferenca Ndërkombëtare dy- ditore me temë “Women in Tradition, Innovation, Creativity and Entrepreneurship” me pjesëmarrjen e krerëve më të lartë të 3 organizatave ndërkombëtare të Pronësisë Intelektuale, z. Habip Asan- Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), z. Christoph Ernst, zv. President në Zyrën Europiane të Patentave (EPO) si dhe z. Injacio De Medrano – Zyra e Bashkimi Europian e Pronësisë Intelektuale (EUIPO), pjesëmarrjen e zv.Ministrit të Financave dhe Ekonomisë Znj. Adela Xhemali, Ministrit të Shtetit për Sipërmarrjen, Znj. Delina Ibrahimaj si dhe zv. Ambasadorit të Ambasadës së Zvicrës në Tiranë, Z. Philip Arnold.

Drejtori i Përgjithshëm i DPPI, Znj. Rovena Beqiraj, uroi mirëseardhjen të ftuarve, partnerë të fushës, kontribues ndër vite, ish-drejtues, institucione ligjzbatuese, përfaqësues të institucioneve të arsimit të lartë, si dhe përfaqësues nga Zyra homologe të PI në rajon dhe më gjerë.

Në fjalën përshëndetese Zëvendësministri i Financave dhe Ekonomisë znj. Adela Xhemali theksoi rolin e Pronësisë Intelektuale si një tregues i rëndësishëm në zhvillimin e ekonomisë të vendit.

Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale z. Daren Tang në një mesazh regjistrimi uroi 30 vjetorin e krijimit të DPPI-së dhe vlerësoi arritjet e deritanishme të saj, duke e cilësuar Shqipërinë një vend me progres në fushën e pronësisë intelektuale.

#Wipo#epo#euipo

#alsipProject

Read More
image_123650291-2

Seminari Kombëtar “IP4 Youth & Teachers”

Në kuadër te zbatimit të Strategjisë Kombëtare të Pronësisë Intelektuale 2022-2025 ” u zhvillua sot dita e parë e Seminarit Kombëtar -ditor “IP4 Youth & Teachers” në ambientet e Hotel Tirana International si një nga aktivitetet e planifikuara për trajnimin e mësuesve te ciklit parauniversitar në fushën e Pronësisë Intelektuale. Ky aktivitetet u mbështet nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO) në bashkëpunim me Zyrën Koreane te Pronësise Intelektuale (KIPO) dhe Drejtorisë së Pergjithshme të Pronësisë Industriale.

 

Në fjalën e saj përshëndetëse Drejtori i Pergjithshëm znj. Rovena Beqiraj uroi mirëseardhjen të ftuarve dhe theksoi rendësine e këtij trajnimi për mësuesit të sistemit parauniversitar, si një indikator shumë i qëndrueshëm në edukimin e brezave të rinj në fushën e pronësise intelektuale. Lektorët pjesëmarres në këtë event ishin ekspertë ndërkombëtare me një eksperiencë të konsiderueshme në fushën e pronësise intelekuale:

  • Hani AJI, Ekspert i Asociuar, Programi i të mësuarit në distance, Akademia e OBP
  • Paata Papava, Ekspert i Pedagogjise, Gjeorgji
  • Leonid Chechurin, Universiteti i Shkencave Inxhinierike (LUT) Finlandë
  • Eman Ibrahim, Trajner i Pl dhe Ekzaminues i Patentave, Zyra e Patentave te Egjiptit
  • Chanda Tembo, Ekspert, Zambia

Gjatë ciklit të trajnimit u prezantuan shembuj konkrete se si të nxisim krijimtarinë përmes të mësuarit të PI, biseda ndërmjet mësuesve rreth të mësuarit te PI duke e bërë mjaft interesante dhe interaktive proçesin e trajnimit.

Read More
image_123650291-6

Vizita në 30-vjetorin e themelimit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, të Maqedonisë së Veriut

Në këtë ngjarje të veçantë të 30-vjetorit të themelimit të Entit Shtetëror për Pronësi Industriale, të Maqedonisë së Veriut,  dhe me ftesë të Drejtorit të Përgjithshëm të këtij institucioni Z. Blerim Idrizi, jemi krenarë të përfaqësojmë Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë kryesuar nga Drejtori i saj znj. Rovena Beqiraj.
Bashkë me një sërë zyrash homologe të fushës së Pronësisë Industriale, si Kosova Bullgaria Sllovenia dhe Serbia kishim privilegjin të marrim pjesë në këtë ngjarje të rëndësishme, duke theksuar dhe njëherë marrëdhëniet shumë të mira bilaterale midis dy zyrave tona.
Përfaqësimi ynë është një shprehje e përkushtimit tonë në promovimin dhe avancimin e inovacionit dhe kreativitetit në rajonin tonë. Ndërkaq, praninë tonë këtu e bën ngjarjen të pasuruar nga eksperiencat dhe praktikat më të mira në fushën e Pronësisë Industriale.
Ngjarja është një mundësi e jashtëzakonshme për të ndarë njohuritë tona, për të mësuar nga përvojat e tjera dhe për të forcuar lidhjet e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sferë të rëndësishme. Vazhdojmë të punojmë me përkushtim për të ndihmuar në zhvillimin dhe avancimin e mjedisit tonë inovativ dhe për të kontribuar në krijimin e një baze më të fortë për progresin e teknologjisë dhe inovacionit në Shqipëri dhe në rajonin tonë.” I urojmë gjithë stafit të ESHPI gëzuar ditëlindjen e 30 të themelimit të këtij institucioni dhe shumë suksese në rrugëtimin e mëtejshëm.

Read More
bab0ca28-c62b-4944-b13d-b67339ac90ce

Programi i Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale

Programi i Ekspertëve të Rinj të Organizatës Botërore të Pronësisë Intelektuale, WIPO-së (YEP) synon të përmirësojë dhe zgjerojë aftësitë e brezit të ardhshëm të drejtuesve globalë të Pronësisë Intelektuale (PI) për të ndihmuar në ndërtimin e ekosistemeve të inovacionit, në mbarë botën. Nëpërmjet këtij programi konkurrues 2 -vjeçar, 10 profesionistë të rinj dhe të talentuar do të punojnë drejtpërdrejt në iniciativat e ndryshme të WIPO-s. Programi ofron ekspozim ndaj aspekteve teknike dhe strategjike të PI-së, duke i lejuar pjesëmarrësit e YEP të fitojnë aftësi dhe njohuri, që mund të kontribuojnë në rritjen e ardhshme ekonomike të vendeve dhe rajoneve të tyre respektive.  Kjo, është një mundësi unike për karrierën tuaj dhe një program lidershipi për jetën!  YEP nuk synohet si një mjet për rekrutimin në WIPO, por për të rritur udhëheqësit e PI-së, të cilët më pas, mund të bëjnë ndryshimin në terren, në vende të ndryshme të botës. Si i tillë, dhe në përputhje me praktikën në programe të ngjashme, pjesëmarrësit në YEP nuk do të lejohen të aplikojnë për asnjë punësim në WIPO gjatë kohës së tyre si YEP. Ata që marrin pjesë, gjithashtu, nuk do të lejohen të punojnë në/ose për WIPO-n, në dy vitet pas përfundimit të pjesëmarrjes së tyre në YEP.   ‼️ Informacione të rëndësishme për programin. Vendndodhja: Gjenevë, Zvicër Kohëzgjatja: 24 muaj Afati i aplikimit: 15 gusht   Kërkesat: 1️⃣Maksimumi 35 vjeç, në momentin e dorëzimit të aplikimit; 2️⃣Në dispozicion për 24 muaj për vitin 2025 – 2026; 3️⃣Një diplomë universitare; 4️⃣Së paku 2 vjet përvojë, në fusha të ngjashme; Aftësi të shkëlqyera analitike, kërkimore dhe organizative; 5️⃣Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale; 6️⃣Anglisht e folur dhe e shkruar shkëlqyeshëm; 7️⃣Njohuri ose përvojë në fushën e PI-së, inovacion ose kreativitet.

Për informacion të mëtejshëm, lutem, klikoni në link-un bashkëngjitur: https://www.wipo.int/en/web/working-at-wipo/young-experts-program

 

 

Read More
kdis_www_og

Programi i diplomës Master në Pronësinë Intelektuale dhe Politikat e Zhvillimit

Programi i diplomës Master në Pronësinë Intelektuale dhe Politikat e Zhvillimit

Programi i diplomës master në Pronësinë Intelektuale dhe Politikat e Zhvillimit (MIPD) organizohet bashkarisht nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), Zyra e Pronësisë Intelektuale të Koresë (KIPO), Instituti i Koresë së Zhvillimit, Shkolla e Politikave Publike dhe Menaxhimit (KDI School) dhe Ministria e Kulturës, Sportit dhe Turizmit (MCST) në Sejong, Republikën e Koresë.

Temat që mbulon ky program:

Ligji dhe Zhvillimi Ndërkombëtar i Pronësisë Intelektuale

Hyrje në Politikën e Zhvillimit

E drejta e autorit dhe të drejtat e lidhura me to

Markat tregtare, dizenjot industriale dhe treguesit gjeografikë

Patentat për shpikje dhe Inovacioni

PI, Çështjet e reja dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm

Zhvillimi Ekonomik i Koresë

Menaxhimi dhe Praktika e Pronësisë Intelektuale

Kërkesat e pranimit:

Për t’u marrë parasysh, aplikantët duhet:

Të ketë të paktën një diplomë Bachelor nga një universitet i njohur; dhe

Të jetë i rrjedhshëm në gjuhën angleze.

Mund të aplikohet si në kanalin WIPO dhe në sistemin e aplikimit online të Shkollës KDI brenda afatit.

Numri maksimal i studentëve:

30 vende janë në dispozicion për studentët e vetë-mbështetur dhe të financuar.

Bursat:

Një numër bursash të disponueshme mbi baza konkurruese. Bursat mbulojnë:

Tarifat ajrore vajtje-ardhje (në klasën ekonomike)

Tarifat e shkollimit

Bursa mujore

Kostot e vizave, nëse ka, janë në shpenzim të pjesëmarrësve

Për aplikantët koreanë, mund të marrin përfitimin e bursës së tarifave të shkollimit nëse zgjidhen nga KDIS dhe WIPO.

Informacion bazik:

Vendi: Sejong, Republika e Koresë

Gjuha: Anglisht

Tutorial: Po

Certifikatë: Po

Administratori i kursit: mipd.kdischool@wipo.int

Bursat e WIPO-s u jepen:

Zyrtarë qeveritarë dhe të tjerë që punojnë në sektorin publik si universitetet, akademitë dhe institucionet kërkimore dhe zhvillimore.

Kandidatët duhet të jenë nga vendet në zhvillim, vendet më pak të zhvilluara (LDC) ose vendet në tranzicion.

Aplikantët e suksesshëm për bursa WIPO, njoftohen nga Akademia e WIPOs. Më pas, atyre do t’u sigurohet informacioni përkatës, përfshirë detajet e udhëtimit.

Aplikimet:

Afati i fundit i aplikimit për bursën e WIPO në MIPD është 30 gusht 2024.

Kandidatët gjithashtu, duhet të aplikojnë për pranim në program direkt në Shkollën KDI, duke përdorur sistemin e regjistrimit online të Shkollës (https://kdischool.ac.kr/admissions/).

Shkolla KDI pritet të pranojë aplikime nga data 12 deri më 30 gusht 2024 (sipas orës standarde të Koresë).

Ju lutemi, referojuni faqes së internetit të Shkollës KDI për informacionet dhe udhëzimet më të fundit. WIPO do të marrë në konsideratë vetëm aplikantin që ka plotësuar të dyja aplikacionet – WelC dhe aplikimin për pranim në Shkollën KDI.

Ju lutemi vini re se që, një aplikim për pranim të shqyrtohet nga Shkolla KDI, të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohen në afat, në përputhje me udhëzimet në faqen e internetit të Shkollës.

Kjo është e ndarë nga dorëzimi i dokumenteve në WIPO në këtë faqe interneti. Ju lutemi vini re se, kandidatët që kalojnë fazën e shqyrtimit të dokumenteve, do t’u kërkohet të dorëzojnë dokumente me vulë apostile/konsullore të vërtetuara në formë konsullore në Shkollën KDI, brenda një afati të caktuar.

Dokumentet që duhen dorëzuar në Sistemin e Aplikimit Online të Shkollës KDI:

(Përveç Aplikacionit WIPO, ju lutemi referojuni udhëzimeve të aplikimit dhe aplikoni në Sistemin e Aplikimit Online të Shkollës KDI).

Aplikimi në internet dhe Deklarata e Qëllimit në internet (SOP)

Diplomë Zyrtare ose Certifikatë Diplomimi

Lista e notave(me sistemin zyrtar të notave)

Një certifikatë e testit të aftësisë së gjuhës angleze (TOEFL iBT/PBT/ITP, IELTS (përfshirë IELTS Online), PTE Academic, Provimet e anglishtes në Kembrixh, TOEIC, TOEIC-S, OPic, TEPS, NEW TEPS, TEPS-S, I-TEPS)

Verifikim nga punëdhënësi/Certifikatë

Dy letra rekomandimi

Një kopje e pasaportës

Kandidatët do të njoftohen nga Shkolla KDI nëse janë pranuar në program. Pasi të identifikohet një listë e ngushtë e kandidatëve nga Shkolla KDI, WIPO do të shqyrtojë aplikacionet e atyre kandidatëve që kanë aplikuar gjithashtu për një bursë të WIPO. Vetëm kandidatët që kanë qenë të suksesshëm në aplikimin e tyre për bursë, do të informohen për vendimin e WIPOs në lidhje me aplikimin e tyre.

Datat

Dhjetor 2024: Njoftimi i rezultatit përfundimtar të pranimeve

Janar 2025: Kursi i detyrueshëm i mësimit në distancë i ofruar nga Qendra e Mësimit elektronik WIPO Academy

Shkurt deri në Dhjetor 2025: Vendbanimi* (Tremestri i rregullt në Shkollën KDI, Sejong)

kufizimet e udhëtimeve të lejuara

Udhëtim

Në varësi të situatës në vitin 2024, është e mundur që studentët e WIPO-s mund t’u duhet të ndjekin leksionet në internet nga vendet e tyre të origjinës, për një pjesë ose të gjithë fazën e rezidencës. Politika e udhëtimit të WIPO-s, do të rishikohet në mënyrë të vazhdueshme ndërsa situata vijon.

Çmimi

Studentët e suksesshëm do të marrin Diplomë Master në Pronësi Intelektuale dhe Politika Zhvillimore nga Shkolla KDI në emër të WIPO dhe KIPO.

Mësuesit

Klasat zhvillohen nga akademikë me përvojë nga Shkolla KDI në Sejong, pedagogë nga universitete të tjera, ekspertë të PI nga WIPO, KIPO, si dhe praktikues me ekspertizë të lartë në fushën e PI dhe Zhvillimit.

Më shumë informacion

Aplikantët duhet të vizitojnë faqet e internetit të Shkollës KDI dhe Akademisë WIPO për më shumë detaje dhe informacione të përditësuara. Informacioni i shkollës KDI.| Zyra e Pranimeve | e-mail: internationaladmissions2@kdis.ac.kr Faks +82-44-550-1103. Gjithashtu, për informacion më të detajuar, konsultohuni me faqen: Academy Course Catalog (wipo.int) dhe Spring Application Guidelines  2025학년도_봄학기_모집요강_국제_최종

Read More