Bordi i Apelit përbëhet nga 5 (pesë) anëtarë, nga të cilën dy janë punonjës të DPPI dhe tre janë anëtarë të jashtëm të fushës së PI-së të cilët plotësojnë kushtet për ekspertë të PI.



Për shkak se mandati 1-vjeçar i tre anëtarëve të jashtëm të Bordit të Apelit ka përfunduar në Dhjetor 2022, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, bazuar në nenin 2, pika 4 e Vendimit të Këshillit Ministrave nr. 752, datë 19.12.2018 “Për miratimin e rregullores së organizimit, funksionimit dhe përcaktimit të masës së shpërblimit të anëtarëve të Bordit të Apelit të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale”, ka shpallur thirrjen për tre vende vakante për anëtarë të jashtëm të Bordit të Apelit, për vitin kalendarik 2023.

Në kushtet kur nuk ka pasur asnjë shprehje interesi për të kandiduar për vendet vakante të anëtarëve të jashtëm të Bordit të Apelit përgjatë gjithë vitit 2023 dhe vitit 2024, DPPI ka përsëritur shpalljen në faqen zyrtare për vitin 2025 (www.dppi.gov.al) duke lënë si afat datën 25 Dhjetor 2025 për dorëzimin e aplikimeve. Pavarësisht shpalljes së përsëritur nga DPPI-ja, asnjë kandidat nuk ka shprehur interes për ndonjërin prej vendeve vakante të anëtarëve të jashtëm.

Ftohen të interesuarit të paraqesin aplikimet e tyre pranë protokollit të institucionit.