Category: lajme

lajm-seminar

SEMINAR RAJONAL ONLINE PËR GJYTARË DHE ZBATUESIT E PRONËSISË INTELEKTUALE – 10 SHTATOR 2020

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale njofton të interesuarit se më datë 10 shtator do të organizohet online një “Seminar Rajonal per Gjyqtarët dhe Zbatuesit e PI në lidhje me çështjet e pronësisë intelektuale”.

Ky aktivitet organizohet për të pestin vit radhazi nga Zyra e Letonisë për Pronësinë Intelektuale në bashkëpunim me Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale dhe me Zyrën e Pronësisë Intelektuale të Bashkimit Europian (EUIPO).

Objektivi kryesor i këtij seminari është të mbledhë së bashku të gjithë përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë, gjyqtarët dhe zbatuesit profesionistë të PI për të diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në fushën e pronësisë intelektuale dhe sidomos një nga fushat më kritike mbetet zbatimi I të drejtave të PI-së.

Do të ketë folës të shquar nga Gjykata e Lartë e Letonisë, Gjykata Federale e Gjermanisë, Gjykata e Hagës, Universiteti I Varshavës etj.

Çështjet kryesore që do të diskutohen do të jenë Patent litigation, mbrojtja e shenjave dalluese të paregjistruara, mbrojtja dhe zbatimi i të drejtave të PI-së në dritën e të drejtave themelore, Sistemi i Klasifikimit të Nicës etj.Gjuha e seminarit do të jetë anglisht.

Për më shumë informacion navigoni në linkun:

https://www.lrpv.gov.lv/en?fbclid=IwAR3zxsWPx5t5HF2lXDt7MQqeylVMealhjPc75A_H1mmI_ycg3Onc5tQXt2c

Read More
lajm-marreveshje

Dakordësohet në parim Marrëveshja mes Organizatës Europiane të Patentave dhe Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale,të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Në datat 30 qershor – 1 korrik 2020, Këshilli Administrativ i Organizatës Europiane të Patentave (EPO) diskutoi edhe Marrëveshjen e Punës midis Organizatës Europiane të Patentave (EPO) dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, pranë Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Nga kjo marrëveshje, do të përfitojnë ulje me 75% të tarifës bazë, rreth 100 aplikime shqiptare në vit nga shpikësit e pavarur, sipërmarrjet e vogla dhe të mesme, universitetet dhe organizatat jo fitimprurëse.

Avantazhi kryesor i marrëveshjes do të jetë reduktimi i tarifës së raportit të kërkimit të hartuar nga ZEP për aplikantët shqiptarë në rastet kur kanë depozituar në DPPI për çdo:

  • – Aplikim Ndërkombëtar për patentë për shpikje, bazuar në marrëveshjen në fushën e patentave,
  • – Aplikim kombëtar për patentë të depozituar në DPPI.

Nënshkrimi i marrëveshjes nga të dy titullarët, pritet të bëhet së shpejti pavarësisht pandemisë.

Read More