Leksion i hapur me Universitetin Politeknik të Tiranës
Kënaqësi të ishim në Universitetin Politeknik të Tiranës për të zhvilluar trajnimin me temë “Të njohim rëndësinë e disenjos industriale dhe përfitimet që sjell regjistrimi i saj” me studentë të Departamentit të Tekstilit dhe të Arkitekturës.
Së bashku me përfaqësues të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut diskutuam mbi konceptet kryesore mbi fushën e pronësisë industriale dhe të drejtën e autorit, cila është rëndësia e regjistrimit të një disenjo industriale përfitimet që sjell ajo, si dhe masat administrative që merren në raste të shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) mbeten në fokusin kryesor të Drejtorisë së Pergjithshme të Pronësisë Industriale, duke i konsideruar si një nga partnerët tanë kryesorë për ndergjegjësimin e brezave të rinj në zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe inkurajimin në punë shkencore.
Pranë Universitetit të Politeknik të Tiranës, me të cilët kemi nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, është ngritur dhe një Qendër Informacioni në dispozicion të studentëve.
Theksojmë se bashkëpunimi me këtë institucion arsimor është për tu vlerësuar. Me mbylljen e thirrjes se EPO-s, në kuadër të programit Pan European Seal aplikuan 20 studentë nga ky Universitet. Nderkohë, në Mynih dhe Hagë kemi 4 studentë që u përzgjodhën në vitin 2023 dhe kanë filluar internshipin në shtator 2023 pranë Zyrës Europiane të Patentave.