Në vijim të aktiviteteve të Ditës Botërore, patëm kënaqësinë të zhvillonim një orë të hapur leksioni në Universitetin Politeknik të Tiranës , me fokus patentat dhe disenjot industriale —dy shtylla kyçe të inovacionit.
Përmes një qasjeje dinamike dhe konkrete, studentët u njohën me mënyrat e mbrojtjes së ideve si dhe me rëndësinë që këto të drejta kanë për t’i kthyer krijimet në vlerë reale në treg.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua Universitetit të Sporteve në Tiranë, ku në bashkëpunim me ISHMT u zhvillua një orë e hapur leksioni me studentë dhe pedagogë.
Gjatë këtij leksioni u trajtuan: Të drejtat që burojnë nga regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale
Rëndësia e mbrojtjes së tyre në fushën e sportit
Masat që merren në rastet e shkeljes së këtyre të drejtave
U theksua roli i institucioneve: DPPI, si institucioni kyç për regjistrimin dhe mbrojtjen ligjore të objekteve të pronësisë industriale
ISHMT, i cili luan një rol aktiv në terren duke ndërhyrë në rastet e konstatimit të shkeljeve, përmes masave administrative, kontrollit dhe ndërgjegjësimit për respektimin e të drejtave të PI
Aktiviteti u përshëndet edhe nga zv/rektori i universitetit, i cili vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm në edukimin e të rinjve mbi rëndësinë e mbrojtjes së krijimtarisë në sport.
Ky leksion ishte një tjetër iniciativë që ofron studentët me praktikën dhe forcon kulturën e respektimit të të drejtave!
Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës u zhvillua një trajnim me temë: “Të njohim fushën e Pronësisë Intelektuale dhe të drejtat që burojnë nga regjistrimi i saj”, në
bashkëpunim me Drejtorinë e të Drejtave të Autorit.
Ky aktivitet solli së bashku studentë dhe të rinj të interesuar për të njohur më nga afër rëndësinë e mbrojtjes së markave, shpikjeve dhe krijimeve, si një hap thelbësor drejt inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.
Trajnimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat që burojnë nga regjistrimi dhe mbrojtja e tyre.
Bashkëpunime të tilla forcojnë lidhjen mes institucioneve dhe brezit të ri, duke nxitur ide të reja dhe mbrojtjen e tyre!
Kënaqësi të ishim në Universitetin Politeknik të Tiranës për të zhvilluar trajnimin me temë “Të njohim rëndësinë e disenjos industriale dhe përfitimet që sjell regjistrimi i saj” me studentë të Departamentit të Tekstilit dhe të Arkitekturës.
Së bashku me përfaqësues të Drejtorisë për të Drejtën e Autorit dhe Inspektoriatit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut diskutuam mbi konceptet kryesore mbi fushën e pronësisë industriale dhe të drejtën e autorit, cila është rëndësia e regjistrimit të një disenjo industriale përfitimet që sjell ajo, si dhe masat administrative që merren në raste të shkeljeve të të drejtave të pronësisë intelektuale.
Institucionet e Arsimit të Lartë (IAL) mbeten në fokusin kryesor të Drejtorisë së Pergjithshme të Pronësisë Industriale, duke i konsideruar si një nga partnerët tanë kryesorë për ndergjegjësimin e brezave të rinj në zhvillimin e inovacionit, teknologjisë dhe inkurajimin në punë shkencore.
Pranë Universitetit të Politeknik të Tiranës, me të cilët kemi nënshkruar një Marrëveshje Bashkëpunimi, është ngritur dhe një Qendër Informacioni në dispozicion të studentëve.
Theksojmë se bashkëpunimi me këtë institucion arsimor është për tu vlerësuar. Me mbylljen e thirrjes se EPO-s, në kuadër të programit Pan European Seal aplikuan 20 studentë nga ky Universitet. Nderkohë, në Mynih dhe Hagë kemi 4 studentë që u përzgjodhën në vitin 2023 dhe kanë filluar internshipin në shtator 2023 pranë Zyrës Europiane të Patentave.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale sëbashku me Drejtorinë e së Drejtës së Autorit, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit midis DPPI-së dhe Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, zhvilluan sot një takim të përbashkët për të diskutuar çështje që lidhen me ndërgjegjësimin dhe regjistrimin e objekteve të pronësisë intlektuale.
Qëllimi i këtij takimi ishte gjetja e strategjive stimuluese, veçanërisht në lidhje me rritjen e numrit të aplikimeve për patenta për shpikje, si një shtysë drejt kërkimit shkencor dhe inovacionit.
Me interes në këtë takim ishte informimi konkret mbi mbrojtjen e shpikjeve nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit, procedurat e regjistrimit për mbrojtjen kombëtare dhe ndërkombëtare të shpikjeve, si dhe mbrojten e të drejtave të autorit mbi punën kërkimore, shkencore dhe letrare të tyre.
Ky aktivitet u prit me entuziazëm nga përfaqësia akademike, të cilët morën pjesë aktivisht në diksutimet e hapura dhe shprehën interesin për vazhdimësinë e takimeve të këtij lloji në të ardhmen.
Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), zhvilluan me studentet e Institutit Kanadez të Teknologjisë një orë të hapur leksioni me teme: “Të njohim pronësinë intelektuale, rëndësinë e saj në nxitjen e inovacionit tek studentët”. Fokusi i leksionit padyshim mbetej informimi mbi përfitimet, avantazhet dhe të drejtat ligjore që sjell regjistrimi i objekteve të PI-së. Gjithashtu patëm mundësi që me studentët e këtij Instituti të zhvillonim diskutime të hapura lidhur me idetë inovative me potential të mundshëm patentimi.
Angazhimi i DPPI-së është tregues i vëmendjes që kemi ndaj brezave të rinj për të nxitur zhvillimin në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inkurajimit në punën shkencore.
Rektori i Universitetit “Epoka” z. Ahmet Öztaş mirëpriti sot në ambjentet e universitetit përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) për të biseduar nga afër mbi nisamt që Dppi ndërmerr me në fokus arsimin dhe studentët.
Rektori shprehu vlerësimin e tij për vëmendjen që i kushtohet gjeneratës së re si dhe vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.
Gjatë takimit në këtë universitet patëm kënaqësin të zhvillonim dhe një orë të hapur leksioni me tematike: “Kreativiteti dhe inovacioni tek brezat e rinj”. Studentë të profileve të ndryshme nga ky universitet ndoqën me kureshtje dhe u njohën nga afër me fushën e pronësisë intelektuale, degët e saj, institucionet përgjegjëse në rastet e cënimit të të drejtave dhe mbi rëndësinë e regjistrimit të objekteve të saj. Këto takime zhvillohen në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit që institucioni ynë ka nënshkruar me Universitetin “Epoka”.
Vemendja jonë ështe drejtuar drejt arsimit dhe studentëve për informimin e tyre në lidhje me fushën e pronësisë industriale dhe inkurajimin në punët kërkimore dhe shkencore. Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, DPPI ka planifikuar një kalendar të ngjeshur aktivitetesh që do të zhvillojë përgjatë gjithë muajit Prill.
Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill, përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), zhvilluan me studentet e Institutit Kanadez të Teknologjisë një orë të hapur leksioni me teme: “Të njohim pronësinë intelektuale, rëndësinë e saj në nxitjen e inovacionit tek studentët”. Fokusi i leksionit padyshim mbetej informimi mbi përfitimet, avantazhet dhe të drejtat ligjore që sjell regjistrimi i objekteve të PI-së. Gjithashtu patëm mundësi që me studentët e këtij Instituti të zhvillonim diskutime të hapura lidhur me idetë inovative me potential të mundshëm patentimi.
Angazhimi i DPPI-së është tregues i vëmendjes që kemi ndaj brezave të rinj për të nxitur zhvillimin në fushën e shkencës, teknologjisë dhe inkurajimit në punën shkencore.
Me datë 29.4.2024 në ambjentet e Fakultetit të Drejtësisë, Universiteti i Tiranës, Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), në bashkëpunim me Inspektoratin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Drejtorinë për të Drejtën e Autorit (DDA) si dhe profesorë të Fakultetit të Drejtësisë, zhvilluan një leksion të hapur mbi “Kuadri ligjor në fushën e pronësise intelektuale si dhe raste konkrete nga praktika shqiptare”.
Zv.Dekani, Prof.Jonad Bara, pasi përshëndeti organizimin e këtij aktiviteti, vlerësoi rëndësinë e Pronësisë Intelektuale dhe rolin e institucioneve në garantimin dhe mbrojtjen e saj. Në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm me këto institucione dhe nxitjes së punësimit për studentët, Zv.Dekani u shpreh optimist për nënshkrimin në të ardhmen të një marrëveshjeje bashkëpunimi me Drejorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale. Përgjegjësi i Sektorit Ligjor pranë DPPI, Z.Përparim Mezini, paraqiti përpara studentëve një prezantim mbi Pronësinë Industriale, rëndësinë dhe prioritetin që po merr për shpikësit, krijuesit dhe sipërmarrësit e rinj. Z.Mezini trajtoi më në veçanti markat tregtare dhe rëndësinë e tyre për bizneset që operojnë kudo në botë.
Pjesë e panelit ishte dhe përgjegjësja e Sektorit të Pronësisë Intelektuale pranë Inspektoratit Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut, Znj.Rezarta Rajtja. Znj.Rajtja u shpreh se ky institucion është përgjegjës për inspektimin në fushën e sigurisë së produkteve jo ushqimore për përdorim nga konsumatorët dhe fushën e pronësisë intelektuale. Përveç rolit të këtij institucioni në marrjen e masave administrative për shkelësit e të drejtave, ajo theksoi se janë vetë mbajtësit e të drejtave që vënë në lëvizje organin administrativ.
Nga ana tjetër përfaqësuesi i Drejtorisë së të Drejtës së Autorit, pranë Ministrisë së Kulturës, Z.Emiljano Alla, trajtoi në mënyrë të përmbledhur Ligjin “Për të Drejtën e Autorit dhe tё drejtat e tjera tё lidhura me to”, duke ndalur tek objekti i këtij ligji, subjeket dhe fushën e zbatimit, si dhe detyrat dhe përgjegjësitë e Drejtorisë për të Drejtën e Autorit(DDA) në vendosjen e masave administrative dhe penale ndaj shkelësve të ligjit.
Znj. Xhesika Lulaj, nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, solli në vëmendje të studentëve raste të praktikës gjyqësore, ku janë konstatuar konflikte në regjistrimin e markave tregtare, si dhe informoi mbi procedurën e ankimit në rast të cënimit të së drejtës së një subjekti, organet kompetente etj.
Leksioni i hapur i mbajtur në Fakultetin e Drejtësisë, nën drejtimin e Dr.Etlon Peppo, ishte një mënyrë e promovimit dhe rritjes së ndërgjegjësimit të studentëve mbi rëndësinë e pronësisë intelektuale dhe masave që parashikon legjislacioni vendas për mbrojtjen e saj.
Znj. Ledina Alolli, Dekane e Fakultetit të Ekonomisë në Universitetin “Fan S. Noli” të Korçës, mirëpriti përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) për të biseduar nga afër mbi iniciativat që DPPI ndërmerr, me fokus arsimin dhe studentët.
Znj. Alolli shprehu vlerësimin e saj për vëmendjen që i kushtohet gjeneratës së re dhe për vijimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy institucioneve tona.
Gjatë takimit në këtë universitet, patëm kënaqësinë të zhvillonim një orë të hapur leksioni me tematikën: “Si të nxisim studentët për të thelluar njohuritë e tyre në fushën e pronësisë industriale.”
Studentët e profilit ekonomik nga ky universitet ndoqën me kuriozitet dhe u njohën nga afër me fushën e pronësisë intelektuale, degët e saj, institucionet përgjegjëse në rastet e cënimit të të drejtave dhe mbi rëndësinë e regjistrimit te objekteve te saj.
Këto takime zhvillohen në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit qe institucioni yne ka nenshkruar me Universitetin “Fan Noli” Korçë.