
DPPI mbështet inovatorët e rinj në Panairin e Robotikës.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale mori pjesë në Panairin e Robotikës, të organizuar nga Instituti “Harry Fultz”, me qëllim mbështetjen dhe inkurajimin e talenteve të reja në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.
Gjatë këtij eventi, patëm kënaqësinë të njiheshim nga afër me projektet dhe punimet mbresëlënëse të nxënësve, të cilat dëshmuan kreativitet, aftësi teknike dhe vizion për të ardhmen.
Përfaqësuesit e DPPI shfrytëzuan këtë mundësi për të informuar të rinjtë mbi rëndësinë e mbrojtjes së hershme të objekteve të Pronësisë Industriale, si shpikjet, modelet e përdorimit dhe markat, duke i orientuar mbi hapat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur krijimet e tyre.
Mbështetja e inovatorëve të rinj dhe ndërgjegjësimi mbi vlerën e pronësisë industriale mbetet një prioritet për DPPI, si një investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.
https://www.facebook.com/reel/2071746453748386

