DPPI conducted an online training related to work practices such as CP3 and CP5.
Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale në bashkëpunim me ekspertët e EUIPO-s, zhvilloi trajnimin online në lidhje me prakikat e punës si CP3 dhe CP5, për ekzaminuesit e Markave Tregtare.
Së bashku me partnerët tanë, përfaqësuesit e autorizuar diskutuam rreth shqyrtimit të shkaqeve absolute për refuzimin e markave si dhe vlerësimin e mundësisë së shkaktimit të konfuzionit me raste konkrete nga praktika.
Patëm kënaqësinë që në ndjekjen e këtij trajnimi të na bashkoheshin nëpërmjet platformës online dhe përfaqësuesit nga zyra homologe e Agjensisë për Pronësi Industriale e Kosovës.
Në kuadër të bashkëpunimit me EUIPO, DPPI i ka publikuar të dyja këto praktika në faqen e saj zyrtare, në varaiantin anglisht dhe shqip.