
Konferencë e nivelit të lartë për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale
“Nga ideja te ndikimi – Si i nxisin patentat startup-et dhe suksesin akademik” ishte titulli i konferencës së nivelit të lartë, e organizuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) në bashkëpunim me Zyrën Evropiane të Patentave (EPO), GIZ Albania, ICC Albania dhe CCI France-Albanie.
Konferenca u zhvillua në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale – 26 Prill, një ditë që nderon rëndësinë e inovacionit dhe krijimtarisë në zhvillimin e qëndrueshëm .
Në fjalën e saj përshëndetëse, Drejtori i Përgjithshem i komanduar e DPPI-së, znj. Maria Solis Kapedani, theksoi rëndësinë e patentave, kërkimit shkencor dhe mbështetjes financiare për zhvillimin e inovacioneve.
Konferenca bashkoi partnerë të rëndësishëm dhe u vlerësua me pjesëmarrjen dhe mesazhet përshëndetëse të:
🔹 Ministrit të Ekonomisë dhe Inovacionit, z. Blendi Gonxhja
🔹 Z. Christoph Ernst, Zëvendëspresident për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare, European Patent Office
🔹 Znj. Blerina Raca, GIZ Albania
🔹 Z. Nicholas A. Rana, Kryetar, International Chamber of Commerce in Albania
Të gjithë theksuan rolin jetik të pronësisë intelektuale në nxitjen e inovacionit, veçanërisht në universitete dhe startup-e.
Paneli i parë teknik – “Akademia dhe Industria: Roli i Pronësisë Intelektuale në Inovacion” – solli një pasqyrë të qartë mbi rolin e institucioneve akademike, politikave qeveritare dhe modelit evropian në zhvillimin e PI-së.
Panelistët:
🔸 Z. Victor Arribas Martinez – EPO
🔸 Z. Erlis Hoxha – MAS
🔸 Prof. Dr. Ferdinand Gjana – Western Balkans University
🔸 Z. Arjan Ymeri – Startup Albania
Paneli i dytë teknik – “Fuqizimi i Startup-eve përmes Patentave: Mundësitë dhe Sfidat” – ndau përvoja reale nga ekosistemi i inovacionit shqiptar.
Panelistët:
🔸 Z. Gerti Boshnjaku – CEO, New Media Group
🔸 Z. Henri Ndreca – T-Block
🔸 Prof. Asoc. Brunilda Myftari – Universiteti i Mjekësisë
🔸 Z. Jurgen Metalla – Harry Fultz
🔸 Znj. Estela Koni – La Griffe Academy
Paneli i tretë teknik – “Zhvillimi i kulturës së PI-së në Shqipëri: Hapat në vijim dhe Prioritetet Strategjike” – solli diskutime të thelluara mbi orientimet e së ardhmes.
Panelistët:
🔸 Znj. Eni Kalo – Kalo & Associates
🔸 Prof. Asoc. Ilda Kazani – UPT
🔸 Znj. Sonila Meka – DPPI
🔸 Z. Kushtrim Shalaim Shala – ALBICT
Konferenca shërbeu si një platformë bashkëpunimi për të ndarë praktikat më të mira dhe për të forcuar rolin e pronësisë intelektuale në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të vendit.