On World Intellectual Property Day, we inaugurated the environment that will serve as the Training Center, a facility dedicated to providing specialized training in the field of industrial property.
Të pranishëm me ne sot, në ceremoninë e çeljes, Kryetari i Këshillit Mbikqyrës Z. Saimir Muçmataj, përfaqësues të Inspektoratit Shtetëror të Mbikqyrjes së Tregut (ISHMT) dhe Drejtorisë për të Drejtën e Autorit (DDA) në Ministrinë e Kulturës, përfaqësuesja e Projektit shqiptaro –zvicerian në fushën e Pronësisë Intelektuale, Znj. Borana Kalemi dhe znj. Krystallenia Kotolorou, RTA e projektit Twinning.
Znj. Beqiraj në fjalën e saj përshëndetëse ndau me të ftuarit domosdoshmërinë e pasjes së një qendre të tillë, e cila do të modernizohet vit pas viti nga partnerët tanë ndërkombëtarë me qëllim krijimin e një strukture të specializuar për të ofruar trajnime dhe aktivitete të ndryshme në këtë fushë.
Qendra e Trajnimeve në Fushën e Pronësisë Industriale, pjesë përbërëse e strukturës dhe organikës së DPPI-së, organizon aktivitete, kurse, trajnime dhe seminare në fushën e PI-së.
Qendra, e cila ndodhet dhe në një zonë të mirë të qytetit të Tiranës, do të jetë e aksesueshme në mënyrë të thjeshtë nga publiku i interesuar dhe do të shërbejë dhe si Info Point për të dhënë informacion për gjithë të interesuarit në fushën e pronësisë industriale. Projekti Shqiptaro -Zvicerian në fushën e Pronësisë Intelektuale është një partner i rëndësishëm në ngritjen dhe fuqizimin e kësaj qendre.