Marrëveshje Bashkëpunimi mes DPPI dhe Bashkisë Shkodër
Marrëveshje Bashkëpunimi mes DPPI dhe Bashkisë Shkodër për Promovimin e të drejtave të Pronësisë Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Bashkia Shkodër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi , e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për mbrojtjen dhe regjistrimin e pronës industriale në këtë qytet.
Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i DPPI, znj. Maria Solis Kapedani, dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci .
Ky bashkëpunim do të përfshijë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si panaire, tryeza të rrumbullakëta dhe sesione informuese , me qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe subjekteve tregtare mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Gjithashtu, marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave mes palëve, për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional në këtë fushë .
Ky hap i rëndësishëm do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe inovacionin lokal, duke krijuar një ambient më të sigurt për bizneset dhe krijuesit në Shkodër