TREGUESIT GJEOGRAFIKË DHE EMËRTIMET E ORIGJINËS

Treguesit gjeografikë dhe emërtimet e origjinës, që përdoren në tregti për të treguar origjinën gjeografike të produkteve, mbrohen nga ligji për pronësinë idustriale dhe nga aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij.

“Emërtim origjine” quhet emri që identifikon një produkt:

  1. a) që e ka origjinën nga një vend specifik, rajon apo, në raste të veçanta, një shtet;
  2. b) cilësitë ose karakteristikat e të cilit vijnë, ekskluzivisht ose esencialisht, si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis;
  3. c) hapat për prodhimin e të cilit realizohen në zonën e përcaktuar gjeografike.

“Tregues gjeografik” quhet emri që identifikon një produkt:

  1. a) që e ka origjinën në një vend specifik, rajon apo shtet;
  2. b) cilësitë, reputacioni ose karakteristikat e tjera të të cilit i atribuohen esencialisht origjinës së tij gjeografike;
  3. c) të paktën një nga hapat prodhues të të cilit realizohet në zonën e përcaktuar gjeografike.

Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me pijet alkoolike, tregues gjeografik i një pijeje alkoolike do të jetë një tregues që identifikon një pije alkoolike me origjinë në territorin e një vendi ose një rajoni apo lokaliteti të këtij territori, ku një cilësi e dhënë, reputacioni apo karakteristika të tjera të asaj pijeje alkoolike i atribuohen esencialisht origjinës së tij gjeografike.

Në rastin e aplikimeve që kanë të bëjnë me verërat:

  1. a) “Emërtim origjine” quhet emri i një rajoni, i një vendi specifik ose, në raste të veçanta të justifikuara në mënyrën e duhur, emri i një shteti, që përdoret për të treguar një produkt që përmbush kriteret e mëposhtme:
  1. i) cilësitë ose karakteristikat e produktit vijnë ekskluzivisht ose esencialisht si rezultat i një mjedisi gjeografik të veçantë, që përfshin faktorët natyrorë dhe njerëzorë, të trashëguar nga ky mjedis;

 

E DREJTA PËR TË DEPOZITUAR NJË APLIKIM 

Kërkesat për regjistrimin e emrave, si EOM, TGJM, mund të paraqiten vetëm nga grupet

të cilat punojnë me produktet, emrat e të cilave do të regjistrohen.

Një person i vetëm fizik ose juridik mund të trajtohet si një grup kur plotësohen dy kushtet e mëposhtme:

  1. a) personi është i vetmi prodhues i gatshëm të paraqesë një kërkesë;
  2. b) për sa u përket emërtimeve të mbrojtura të origjinës dhe treguesve gjeografikë të  mbrojtur, zona e përcaktuar gjeografike ka karakteristika, të cilat ndryshojnë dukshëm nga ato të zonave fqinje ose karakteristikat e produktit janë të ndryshme nga ato të prodhuara në zonat fqinje.

Grupet e huaja të prodhuesve mund të depozitojnë aplikim, me kusht që e drejta mbi TGM ose EOM është dhënë në vendet e origjinës dhe nëse ato plotësojnë kërkesat e këtij ligji.

 

Fatur Arketimi

Register of Authorized Representatives