Projekti i Pronësisë Intelektuale Shqiptaro-Zvicerane (PPISHZ)

Projekti ka si objektiv të japë kontributin e tij ndaj sipërmarrësve, krijuesve, studiuesve dhe prodhuesve në Shqipëri në mënyrë që këta të fundit të përfitojnë nga mbrojtja efektive e objekteve PI.

Historiku dhe konteksti i projektit

Në pak më pak se dy dekada, Shqipëria ka përparuar mjaft ekonomikisht dhe ka ligjëruar pronësinë industriale, të drejtën e autorit, varietetet e bimëve, dizajnet e faqosjes dhe qarqet e integruara. Ajo po bëhet anëtare e më shumë konventave dhe traktateve ndërkombëtare të pronës intelektuale dhe ka marrëveshje të ndryshme të tregtisë së lirë në të gjithë rajonin. Për të përshpejtuar këtë, reformat strukturore kërkojnë të rrisin produktivitetin dhe konkurrencën, të krijojnë më shumë vende pune dhe të përmirësojnë qeverisjen dhe ofrimin e shërbimeve publike.

Strategjia Kombëtare e Pronësisë Intelektuale të Shqipërisë përcakton se sistemi PI duhet të jetë ai që “siguron mbrojtje efektive të objekteve PI, inkurajon krijimtarinë dhe inovacionin në shërbim të stimulimit të rritjes ekonomike dhe zhvillimit kulturor dhe shkencor në Republikën e Shqipërisë ”

Sfidat ndaj sistemit që mbeten shqetësim ndër të tjera janë nevoja për të zhvilluar dhe zbatuar më tej Strategjinë Kombëtare të Pronës Intelektuale, parandaluar dhe luftuar piraterinë e lartë dhe falsifikimet e vazhdueshme, rritjen e ndërgjegjësimit për PI-të si dhe forcimin dhe ndërtimin e kapaciteteve të subjekteve të specializuara PI.

Projekti PPISHZ mbështet zhvillimin e kapaciteteve të institucioneve Shqiptare PI për të konsoliduar kushtet kornizë të përmirësuara për bizneset, konkurrencën e tyre dhe në përgjithësi për sistemet e tregut.

Fakte të shpejta të projektit

Kohëzgjatja e projektit
4 vite (2020 – 2024)
Buxheti total
1,500,000.00 CHF
Agjencia e donatorëve
Sekretariati Shtetëror Zviceran për Çështjet Ekonomike SECO
Partnerët zbatues

  • Instituti Federal Zviceran i Pronës Intelektuale IPI
  • Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale GDIP
  • Drejtoria e të Drejtave të Autorit DDA
Konteksti i vendit në Shqipëri
Popullsia: 2.8 milion
Zona: 28,748 km2
Rritja vjetore e PBB-së: 3,4%
PBB vjetor për frymë PPP: 13,350 USD

Objektivat

Projekti PPISHZ përfshin objektivat e mëposhtëm:

  • Legjislacioni i përmirësuar i PI-së dhe zbatimi efektiv i Strategjisë Kombëtare të PI-së kontribuojnë në kushte më të mira të punës për investime dhe inovacione.
  • Subjektet e regjistrimit dhe administrimit të RPI-ve që funksionojnë mirë ofrojnë shërbime efikase dhe miqësore me përdoruesit.
  • Subjektet e DPI-së, përfaqësuesve privatë dhe akademikë janë përmirësuar në promovimin e blerjes, përdorimit dhe transferimit të DPI-ve tek përdoruesit e mundshëm.
  • Zbatimi i RPI-ve është forcuar.
  • Ndërgjegjësimi për rëndësinë e komercializimit të KTT dhe RPI si pjesë e procesit të inovacionit është rritur.

Aktivitetet

Projekti ofron këshilla të specializuara dhe mbështetje në zonat e zgjedhura, në nivele të ndryshme ku Zvicra është e aftë të ofrojë ekspertizë të fortë dhe të zhvillojë aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit, të sigurojë informacionin dhe përvojën përkatëse, dhe së fundmi të ndërtojë  kapacitetet e sistemit PI dhe të individëve.

nivelin e politikave, projekti mbështet rishikimin dhe zbatimin e Strategjisë Kombëtare të PI-së (2021-2025), në mënyrë që institucionet e RPI-së dhe përdoruesit e RPI-së në mesin e popullatës shqiptare të jenë më të aftë të përfitojnë nga mundësitë që ofron sistemi PI. Këtu, projekti mbështet rishikimin dhe përgatitjen e legjislacionit të ri për PI.

Ndërtimi i kapaciteteve teknike përmes trajnimeve, workshop-eve dhe shkëmbimit të përvojave midis homologëve zviceranë dhe shqiptarë, programeve edukative dhe kontributit të ekspertëve, synojnë ngritjen e cilësisë së regjistrimit të PI-së dhe shërbimeve të administratës të DPPI-së dhe Drejtorisë së të Drejtave të Autorit. Paralelisht, përmes programeve të informimit dhe moduleve të trajnimit, projekti mbështet promovimin, përdorimin dhe blerjen e RPI nga grupe specifike të synuara, për të rritur përdorimin dhe komercializimin e RPI, për shembull përmes shërbimeve të transferimit të njohurive dhe teknologjisë. Në fushën kundër falsifikimit, mbahen trajnime dhe vihen në dispozicion burime të dobishme informacioni për të lehtësuar procedurat operacionale dhe për të lehtësuar më tej gjyqësorin, doganat, mbikëqyrësit e tregut dhe agjencitë e tjera të zbatimit të ligjit për PI-të në rolet e tyre. Fushatat publike edukative dhe shkëmbimet  e përvojave kundra falsifikimit janë krijuar gjithashtu për të sensibilizuar publikun në përgjithësi kundër piraterisë dhe falsifikimeve.

Së fundmi, si një zhvillim socio-ekonomik dhe mjet i marketingut, promovimi i ndërgjegjësimit rreth Treguesve Gjeografikë (TG) dhe potenciali i TG-ve shqiptare do të zhvillohet për të krijuar një inventar TG.

Përafrimi me përparësitë e zhvillimit të Shqipërisë

Projekti PPISHZ është në përputhje me përparësitë kryesore të zhvillimit socio-ekonomik të Qeverisë së Shqipërisë. Projekti PPISHZ mbështet Shqipërinë në zbatimin e vizionit të mirë artikuluar në strategjinë e saj Kombëtare të PI-së përsa i përket një sistemi PI, në veçanti për të siguruar regjistrim efektiv dhe mbrojtje të objekteve PI. Kjo mund të inkurajojë krijimtarinë dhe inovacionin për të stimuluar rritjen ekonomike dhe zhvillimin kulturor dhe shkencor në vend.

Për më tepër, ndërtimi i markave të forta lokale, mund të nxisë më tej konkurrencën e kompanive shqiptare jashtë vendit. Kjo jo vetëm që është në interes të Shqipërisë, por edhe në dobi të Zvicrës, pasi kompanitë mund të mbështeten në mbrojtjen efektive për RPI-të e tyre.

Përfituesit

Homologët kryesorë të projektit janë Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Drejtoria e të Drejtave të Autorit (DDA). Përfitues të mëtejshëm përfshijnë aktorë të tjerë të interesuar të sistemit kombëtar të PI-së si: Policia e Shtetit, Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT), Drejtoria e Përgjithshme e Doganave, Shkolla e Magjistraturës, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Kulturës, Organizatat e Administrimit Kolektiv (OAK), Bashkimi i Dhomave të Tregtisë, Universitetet, konsulentët e PI-së (avokatët e PI-së, konsulentët e transferimit të teknologjisë); dhe shoqatat e zgjedhura të prodhuesve të TG.

Në veçanti, kompanitë shqiptare, universitetet lokale dhe individët mund të përfitojnë sidomos edhe nga një sistem i përmirësuar i funksionimit të PI-së drejt nxitjes së inovacionit. Po kështu, konsumatorët janë edhe më të mbrojtur nga falsifikimet përmes zhvillimit të kapaciteteve të gjyqësorit dhe agjencive të zbatimit.