
Takime informuese në Korçë
Korça u bë ndalesa e radhës e turit informues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, ku u zhvilluan takime me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve lokale për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale.
Gjatë bashkëbisedimeve u vu theksi te rëndësia e regjistrimit të markës tregtare si një mjet për mbrojtjen e identitetit të biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë në treg.
Interesi dhe angazhimi i përfaqësuesve të bizneseve të informuara dëshmuan për një vëmendje në rritje ndaj mbrojtjes së aseteve të pronësisë industriale.







