Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, në mbështetje të VKM nr. 1195 datë 05.08.2008 “Për blerjen, zhvillimin, prodhimin e bashkëprodhimin e programeve a të reklamave për transmetim nga operatorët radioteleviziv ose botim në median e shkruar, dhe për kontratat, për kohë transmetimi, nga organet e administrates shtetrore” dhe në Ligjin nr. 9947 , dt.07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale” i ndryshuar, do të realizojë procedurën për organizimin e fushatës publicitare dhe prodhimin e spotit televiziv.