INFORMACION MBI DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të PI-së, detyrim që i buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga ligji organik nr. 9947, dt 07/07/2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar, neni 189, si dhe nga dokumente strategjikë si: Marrëveshja e Asociim- Stabilizimit në nenin 73 të saj, “Pronësia Intelektuale”.

DPPI është institucioni i vetëm nëpërmjet të cilit shteti shqiptar jep të drejtat mbi patentat mbi shpikjet dhe modelet e përdorimit, topografinë e produkteve gjysmëpërçues, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë, duke iu njohur mbajtësve të së drejtave pronësinë mbi këto objekte, nëpërmjet regjistrimit të tyre.

DPPI mban rolin e koordinatorit të Kapitullit VII, ‘Pronësia Intelektuale’, ku raporton gjithashtu në Komitetin e Stabilizim Asociimit, në Nënkomitetin e Tregut të Brendshëm dhe Konkurrencës si dhe pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian mbi ecurinë dhe aktivitetin e kryer në përmbushje të detyrimeve që na ngarkojnë dokumentet strategjikë.

Pra, DPPI është institucioni koordinues në të gjitha dokumentet e rëndësishme strategjike të palës ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Organet përbërëse të DPPI

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale siguron dhënien dhe mbrojtjen e këtyre objekteve të Pronësisë Industriale:

Zyra për regjistrimin e Markave Tregtare ka funksionuar pranë Dhomës së Tregtise së Shqipërisë që në vitin 1957. Me Ligjin Nr.7819 veprimtaria e Dhomës së Tregtisë i kaloi Zyrës së Patentave dhe Markave e cila u krijua me V.K.M Nr.135 , dt 22 Mars 1993. Sot Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është Institucion publik në varësi të Ministrisë së Ekonomisë ,Kulturës dhe Inovacionit. Veprimtaria e saj përcaktoket dhe rregullohet me Ligjin 9947 dt. 07/07/2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Mbrojtja e sistemit te Pronësisë Industriale në Republikën e Shqipërisë bazohet në legjislacionin kombëtar si edhe Traktatet e Konventat ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është anëtare.

Veprimtaria Kryesore:

Shërbimet