Është nënshkruar sot një Memorandum Mirëkuptimi (MoU) mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, përfaqësuar nga Drejtor i Përgjithshëm znj. Maria Solis Kapedani dhe #Instituti Kanadez i Teknologjissë CIT, përfaqësuar nga Rektori, Prof. Dr. Ismail KOCAYUSUFOGLU.
Ky bashkëpunim do të sjellë shërbime konsulence ekspertësh, duke ofruar zgjidhje të përshtatura që adresojnë nevojat dhe kërkesat specifike të peizazhit teknologjik gjithnjë në zhvillim.
DPPI do të ofrojë asistencën e saj juridike dhe institucionale në auditoret CIT.
Leksionet e hapura, panairet, mbështetja e trupës akademike mbi rëndësinë regjistrimit dhe mbrojtjes së objekteve industriale, si dhe orientimi i qartë ndaj mbrojtjes ligjore të studentëve mbi shpikjet apo çdo iniciativë të tyren mbi PI-në, janë objekt i kësaj marrëveshje.