INFORMACION MBI DREJTORINË E PËRGJITHSHME TË PRONËSISË INDUSTRIALE

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është institucioni i ngarkuar me ligj për regjistrimin, administrimin dhe promovimin e objekteve të PI-së, detyrim që i buron nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, nga ligji organik nr. 9947, dt 07/07/2008 “Për pronësinë industriale” i ndryshuar, neni 189, si dhe nga dokumente strategjikë si: Marrëveshja e Asociim- Stabilizimit në nenin 73 të saj, “Pronësia Intelektuale”.

DPPI është institucioni i vetëm nëpërmjet të cilit shteti shqiptar jep të drejtat mbi patentat mbi shpikjet dhe modelet e përdorimit, topografinë e produkteve gjysmëpërçues, markat tregtare dhe të shërbimit, disenjot industriale dhe treguesit gjeografikë, duke iu njohur mbajtësve të së drejtave pronësinë mbi këto objekte, nëpërmjet regjistrimit të tyre.

DPPI mban rolin e koordinatorit të Kapitullit VII, ‘Pronësia Intelektuale’, ku raporton gjithashtu në Komitetin e Stabilizim Asociimit, në Nënkomitetin e Tregut të Brendshëm dhe Konkurrencës si dhe pranë Delegacionit të Bashkimit Evropian mbi ecurinë dhe aktivitetin e kryer në përmbushje të detyrimeve që na ngarkojnë dokumentet strategjikë.

Pra, DPPI është institucioni koordinues në të gjitha dokumentet e rëndësishme strategjike të palës ndërkombëtare dhe jo vetëm.

Organet përbërëse të DPPI

  1. Këshilli Mbikqyrës,
  2. Drejtori i Përgjithshëm,
  3. Bordi i Apelimit.

Drejtoria e Pergjithshme e Pronësisë Industriale siguron dhënien dhe mbrojtjen e këtyre objekteve të Pronësisë Industriale:

  • Shpikjeve dhe Modeleve te Përdorimit
  • Markave Tregtare dhe të Shërbimit
  • Dizenjove Industriale
  • Treguesve Gjegrafikë
  • Topografive dhe Qarqeve te Integruar

Zyra për regjistrimin e Markave Tregtare ka funksionuar pranë Dhomës së Tregtise së Shqipërisë që në vitin 1957. Me Ligjin Nr.7819 veprimtaria e Dhomës së Tregtisë i kaloi Zyrës së Patentave dhe Markave e cila u krijua me V.K.M Nr.135 , dt 22 Mars 1993. Sot Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale është Institucion publik në varësi te Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë. Veprimtaria e saj përcaktoket dhe rregullohet me Ligjin 9947 dt. 07/07/2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar.

Mbrojtja e sistemit te Pronësisë Industriale në Republikën e Shqipërisë bazohet në legjislacionin kombëtar si edhe Traktatet e Konventat ndërkombëtare në të cilat Republika e Shqipërisë është anëtare.

Veprimtaria Kryesore

  • Administron të gjitha procedurat për dhënien dhe mbrojtjen e të drejtave të Pronësise Industriale.
  • Regjistron objektet e pronësisë industriale, në mbështetje të ligjit 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë Industriale” i ndryshuar, si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale në të cilat Republika e Shqipërisë ka aderuar / ratifikuar;
  • Administron regjistrat e objekteve të pronësisë industriale, në mbështetje të ligjit 9947, datë 07.07.2008 “Për pronësinë Industriale” i ndryshuar, si dhe marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale në të cilat Republika e Shqipërisë ka aderuar / ratifikuar;
  • Promovon rregjistrimin, dhe mbrojtjen e të drejtave të objekteve të PI-së.
  • Organizon aktivitete, kurse, trajnime dhe seminare në fushën e PIsë.
  • Bashkëpunon me institucionet te përfshira në sistemin e mbrojtjes së objekteve të PI-së.
  • Harton ligjet dhe rregulloret që kanë të bëjnë me përmirësimin e sistemit të pronësisë industriale në përputhje me praktikat e vendeve të zhvilluara.
  • Përfaqësohet në Gjykatë për çështje që lidhen me administrimin e objekteve të pronësisë industriale.
  • Përfaqëson Republikën e Shqipërisë dhe plotëson detyrimet që rrjedhin nga Marrëveshjet dypalëshe, me zyrat homologe dhe  organizma e organizata Ndërkombëtare në fushën e pronësisë industriale.

Shërbimet

  • Ofron asistencën e duhur dhe shërbime informacioni për objektet e pronësisë industriale.
  • Organizon aktivitete dhe sesione informimi për ndërgjegjësimin e publikut mbi rëndësinë e sistemit të pronësisë industriale.
  • Publikon informacione të specializuar në fushën e Pronësisë Industriale, në buletinin periodik.
  • Publikon materiale tw ndryshme dhe fletëpalosje lidhur me sistemin e të drejtave të pronësisë industriale.
  • Ofron trajnime në fushën e pronësisë industriale për të interesuarit.