Në kuadër të konferencës së nivelit të lartë për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, u zhvillua një takim i rëndësishëm mes zëvendësministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, z. Sokol Duma, dhe zëvendëspresidentit për Çështjet Ligjore dhe Ndërkombëtare në Zyrën Evropiane të Patentave (EPO), z. Christoph Ernst. Takimi u organizua nga Drejtor i Përgjithshëm i Komanduar, i DPPI-së znj. Maria Solis Kapedani, dhe kishte për qëllim fuqizimin e marrëdhënieve mes institucioneve shqiptare dhe EPO. U rikonfirmua bashkëpunimi i ngushtë mes Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe Zyrës Evropiane të Patentave, me synimin për të çuar përpara plane konkrete dhe për të forcuar partneritetin dypalësh. Ky bashkëpunim është një hap i rëndësishëm drejt zhvillimit të mëtejshëm të sistemit të pronësisë intelektuale në Shqipëri dhe integrimit më të plotë në rrjetin evropian të inovacionit dhe mbrojtjes së të drejtave.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Dhoma e Tregtisë së Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri (BCCA) kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për forcimin e lidhjeve në fushën e pronësisë industriale. Ky bashkëpunim ka për qëllim ofrimin e shërbimeve si konsulencë për bizneset, trajnime, organizimin e aktiviteteve promovuese dhe ndihmën në mbrojtjen e të drejtave të pronësisë industriale.
Marrëveshja synon gjithashtu rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e mbrojtjes së inovacioneve teknologjike dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillimin e sipërmarrjes.
Marrëveshja u nënshkrua nga znj. Maria Solis Kapedani, Drejtor i Përgjithshëm i Komanduar i DPPI dhe z. Aldi Molloholli, Drejtor Ekzekutiv i BCCA.
Kjo marrëveshje është nënshkruar në muajin Mars 2025.
Marrëveshje Bashkëpunimi mes DPPI dhe Bashkisë Shkodër për Promovimin e të drejtave të Pronësisë Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Bashkia Shkodër kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi , e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbështetjen për mbrojtjen dhe regjistrimin e pronës industriale në këtë qytet.
Marrëveshja u firmos nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i DPPI, znj. Maria Solis Kapedani, dhe Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Benet Beci .
Ky bashkëpunim do të përfshijë organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si panaire, tryeza të rrumbullakëta dhe sesione informuese , me qëllim sensibilizimin e bizneseve dhe subjekteve tregtare mbi rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pronësisë industriale. Gjithashtu, marrëveshja parashikon shkëmbimin e informacionit dhe eksperiencave mes palëve, për të forcuar më tej bashkëpunimin institucional në këtë fushë .
Ky hap i rëndësishëm do të ndihmojë në zhvillimin ekonomik dhe inovacionin lokal, duke krijuar një ambient më të sigurt për bizneset dhe krijuesit në Shkodër
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale shpall konkursin për krijimin e logos së institucionit të saj si dhe revistës ”Inova”, publikim i cili do pasqyrojë punën e institucionit, bashkëpunimet me kombëtarë dhe ndërkombëtarë, evente, kuriozitet nga bota dhe jo vetëm aq.
Qëllimi i realizimit të Logos është identifikimi i DPPI -së, si institucion dhe revistës si publikim si dhe promovimi i tyre në një arenë më të gjërë.
Kriteret dhe udhëzimet që kërkohen:
Logo duhet të jetë unike dhe bashkëkohore;
Të përçojë një mesazh të qartë;
Të jetë e përdorshme ne materialet e promovimit;
Të shfaqë cilësi të lartë për informacionin që transmeton;
Specifikime Teknike të logos:
Logoja të jetë me ngjyra;
Formatet në të cilat duhet të dorëzohet logo: Eps, Pdf, Jpg, Png”,
Logoja duhet të jetë e aplikueshme edhe në:
Dokumente zyrtarë dhe jo vetëm;
Materiale të nevojshme për konferenca, Ftesa; programe trajnimi;etj
Materialet promovuese `
Materiale informuese elektronike ose ne format hard copy;
Broshura;
Poster;
Bill boarde; etj.
Kush mund të aplikojë?
Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar Akademinë e Arteve të Bukura;
Të gjithë kandidatët që kanë përfunduar Arkitekturë Interieri dhe Dizajn në Fakultetin e
Arkitekturës dhe Urbanistikës;
Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs
Letër/e-mail për shprehje interesi;
CV;
Kartë identiteti (jpg/pdf);
Të paktën 2 logo të realizuar me parë;
Të gjithë elementet logos duhet të jenë krijim origjinal;
Koha e zhvillimit dhe shpalljes së fituesit të konkursit
Shpallja e Konkursit bëhet më datë 13 Mars 2025.
Data e fundit e aplikimeve është 06 Prill 2025.
Shpallja e fituesit bëhet me njoftim në faqen zyrtare të DPPI si dhe në adresën e email-it të
aplikantit.
Aplikimet për logon do të dorzohen elekronikisht në e-adresën: info@dppi.gov.al si dhe
Është nënshkruar Marrëveshja e Bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, e nënshkruar nga znj. Maria Solis Kapedani, Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar, dhe z. Rahim Spahiu, Kryetar i Bashkisë Dibër, me qëllim promovimin dhe mbrojtjen e pronësisë industriale.
Qëllimi i Bashkëpunimit
Fokusi kryesor i kësaj marrëveshjeje është organizimi i aktiviteteve të përbashkëta, panaire dhe iniciativa të tjera për të sensibilizuar bizneset e qytetit të Peshkopisë dhe për të garantuar mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Objektivat Kryesore
1. Organizimi i aktiviteteve për mbrojtjen dhe regjistrimin e pronës industriale për bizneset e Peshkopisë.
2. Organizimi i tryezave të rrumbullakëta dhe sesioneve diskutimi për mbrojtjen e pronës industriale.
3. Shkëmbimi i informacionit mbi pronësinë industriale mes palëve, për të fuqizuar bashkëpunimin dhe ndërgjegjësimin.
Ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe mbrojtjen e bizneseve dhe ideve inovative në rajon!
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) organizoi një takim tre-palësh me homologët e saj nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, në kuadër të bashkëpunimit rajonal për çështjet e pronësisë industriale.
Ky takim shënon një hap të rëndësishëm në thellimin e marrëdhënieve institucionale dhe koordinimin e projekteve të përbashkëta, me synimin për të përmirësuar shërbimet dhe përfaqësimin ndërkombëtar të rajonit.
Delegacionet pjesëmarrëse u mirëpritën nga Drejtori i Përgjithshëm i Komanduar i DPPI, znj. Maria Solis Kapedani.
Pjesëmarrësit në takim:
Z. Avdi Krasniqi – Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Pronësisë Industriale të Kosovës
Z. Eljesa Neziri – Drejtor i Përgjithshëm i Entit për Pronësi Industriale të Maqedonisë së Veriut
Gjatë diskutimeve, u theksua rëndësia e bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve homologe për të ndërtuar një sistem më efikas dhe të harmonizuar të pronësisë industriale në rajon. Palët u angazhuan për forcimin e shkëmbimit të përvojave, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe avancimin e shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Ky takim konfirmon angazhimin e përbashkët për një rajon më të integruar dhe inovativ, ku pronësia industriale luan një rol kyç në zhvillimin ekonomik dhe nxitjen e sipërmarrjes.
Shqipëria dhe Çekia forcojnë bashkëpunimin në fushën e Pronësisë Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale e Republikës së Shqipërisë 🇦🇱 dhe Drejtoria e Pronësisë Industriale e Republikës së Çekisë 🇨🇿 kanë nënshkruar një Memorandum Mirëkuptimi, duke hedhur bazat për një bashkëpunim të zgjeruar dhe afatgjatë në fushën e pronësisë industriale.
Ky memorandum synon të forcojë kapacitetet institucionale dhe rregullatore, duke krijuar mundësi konkrete për shkëmbimin e njohurive dhe eksperiencave më të mira. Fushat kryesore të bashkëpunimit përfshijnë:
· Përmirësimin e legjislacionit dhe harmonizimin e tij me praktikat më të mira evropiane;
· Shkëmbimin e informacionit mbi zhvillimet dhe politikat në fushën e pronësisë industriale;
· Trajnime dhe programe zhvillimi për profesionistët dhe aktorët e interesuar në këtë sektor;
· Organizimin e konferencave, seminareve dhe workshop-eve për të nxitur inovacionin.
Ky bashkëpunim i ri do të kontribuojë në krijimin e një ekosistemi të fortë të pronësisë industriale, duke mbështetur bizneset, shpikësit dhe akademinë në të dy vendet.
Vizita Studimore e Zyrës Greke të Pronësisë Industriale në Tiranë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) priti në Tiranë një delegacion nga Zyra Greke e Pronësisë Industriale të Republikës së Greqisë, në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë mes institucioneve tona.
Përbërja e Delegacionit:
z. Panagiotis Kanellopoulos – Drejtor i Përgjithshëm i Zyrës Helenike të Pronësisë Industriale
znj. Catherine Margellou – Zëvendësdrejtoreshë e Përgjithshme dhe Drejtore e Mbështetjes Ligjore
znj. Myrto Lambrou Maurer – Përgjegjëse për Çështjet Ndërkombëtare
Delegacioni u mirëprit nga znj. Maria Solis Kapedani, Drejtor i Përgjithshme i Komanduar i DPPI-së, së bashku me drejtorët e drejtorive dhe departamenteve përkatëse.
Bashkëpunimi me Zyrën Greke:
DPPI ka nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën Greke të Pronësisë Industriale, me qëllim forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe shkëmbimin e përvojave në fushën e pronësisë industriale.
Objektivat e Vizitës:
Shkëmbimi i praktikave më të mira mbi proceset e digjitalizuara të aplikimeve
Raportet e kërkimit dhe procedurat e ekzaminimit
Diskutime mbi përditësimet ligjore dhe shkëmbimi i informacionit mbi legjislacionin e pronësisë industriale
Ky bashkëpunim ndihmon në rritjen e kapaciteteve institucionale dhe përmirësimin e shërbimeve për inovatorët dhe bizneset.