Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, njofton të interesuarit se në mbështetje të pikës 3 të nenit, 193/b, të Ligjit nr. 9947, datë 07.07.2008, “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, të paraqesin pranë zyrës së protokollit aplikimin e tyre për të kandiduar si anëtarë të Bordit të Apelit.
Gjithashtu në zbatim të pikës 1 të nenit 193/b të ligjit Nr.9947, datë 7.7.2008 “Për Pronësinë Industriale”, i ndryshuar, citohet se: “Bordi i Apelit përbëhet nga pesë anëtarë, nga të cilët dy janë punonjës të DPPI-së dhe tre anëtarë të jashtëm të fushës së PI-së, të cilët plotësojnë kushtet për ekspertë të PI-së. Anëtarët e Bordit të Apelit nuk mund të jenë përfaqësues të autorizuar.”
Me ndryshimet e reja ligjore, parashikohet se pjesë e Bordit të Apelit duhet të jenë dy përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale dhe 3 anëtarë të jashtëm.
Afati për dorëzimin e aplikimeve është deri më datë 12 Janar 2025.
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale, e përfaqësuar nga Drejtori i Përgjithshëm, znj. Maria Solis Kapedani, dhe @universitetieuropianitiranes i përfaqësuar nga Administratori z. Tildi Çadri, nënshkruan sot, në mjediset e universitetit, Memorandumin e Bashkëpunimit.
Ky Memorandum do të sjellë përfitime për studentët dhe stafin akademik, kryesisht për Fakultetet e Inxhinierisë, Artet, Shkencat e Drejtësisë, por edhe për DPPI-në dhe për mbrojtjen që vjen me regjistrimin e objekteve të PI-së.
Maria Solis Kapedani u shpreh se ky Memorandum Bashkëpunimi do të hapë rrugën për studentët, jo vetëm në mbrojtjen e pronësisë së tyre intelektuale, por edhe në lidhjen mes universitetit, DPPI-së dhe biznesit.
Nga ana e UET, Administratori z. Tildi Çadri u shpreh se kjo marrëveshje është e mirëpritur dhe se leksionet e hapura dhe internshipet do të zhvillohen në vazhdimësi.
Trajnimi Online: “Objektet e Pronësisë Industriale, Procedura dhe Rëndësia e Regjistrimit”
Për tri ditë me radhë, ekspertët tanë ofruan njohuri të thelluara mbi pronësinë industriale, duke mbuluar temat kyçe si markat tregtare, dizenjot industriale, treguesit gjeografikë dhe patentat për shpikje. Ky trajnim synoi të rrisë njohuritë tek pjesëmarrësit e trajnimit me informacionin dhe aftësitë e nevojshme për të naviguar me sukses në botën e pronësisë industriale.