Picture1

Leksion i hapur mbi rëndësinë e Pronës Industriale dhe rolin e saj në mbrojtjen e ideve, markave, inovacionit dhe krijimtarisë së brezit të ri

Të rinjtë dhe inovacioni u bënë bashkë në gjimnazin Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku zhvilluam një leksion të hapur mbi rëndësinë e Pronësisë Industriale dhe rolin e saj në mbrojtjen e ideve, markave, inovacionit dhe krijimtarisë së brezit të ri.

Këto orë të hapura mësimore do të vijojnë gjatë muajit maj edhe në gjimnaze të tjera të Tiranës, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin dhe informimin e të rinjve mbi këtë fushë me rëndësi për inovacionin dhe zhvillimin

Kënaqësi e veçantë ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Agjencia për Pronësinë Industriale e Republikës së Kosovës, të cilët u njohën me eksperiencën dhe përvojën e DPPI në organizimin e aktiviteteve të tilla.

Falenderim për stafin pedagogjik dhe nxënësit për mikpritjen dhe atmosferën pozitive gjatë kësaj ore të vlefshme mësimore

https://www.facebook.com/reel/1534870871596163

Read More
Picture1

DPPI mbështet inovatorët e rinj në Panairin e Robotikës.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale mori pjesë në Panairin e Robotikës, të organizuar nga Instituti “Harry Fultz”, me qëllim mbështetjen dhe inkurajimin e talenteve të reja në fushën e inovacionit dhe teknologjisë.

Gjatë këtij eventi, patëm kënaqësinë të njiheshim nga afër me projektet dhe punimet mbresëlënëse të nxënësve, të cilat dëshmuan kreativitet, aftësi teknike dhe vizion për të ardhmen.

Përfaqësuesit e DPPI shfrytëzuan këtë mundësi për të informuar të rinjtë mbi rëndësinë e mbrojtjes së hershme të objekteve të Pronësisë Industriale, si shpikjet, modelet e përdorimit dhe markat, duke i orientuar mbi hapat që duhen ndërmarrë për të mbrojtur krijimet e tyre.

Mbështetja e inovatorëve të rinj dhe ndërgjegjësimi mbi vlerën e pronësisë industriale mbetet një prioritet për DPPI, si një investim i rëndësishëm për zhvillimin ekonomik dhe të ardhmen e vendit.

https://www.facebook.com/reel/2071746453748386

Read More
Picture1

Leksion në Universitetin Politeknik të Tiranës

Në vijim të aktiviteteve të Ditës Botërore, patëm kënaqësinë të zhvillonim një orë të hapur leksioni në Universitetin Politeknik të Tiranës , me fokus patentat dhe disenjot industriale —dy shtylla kyçe të inovacionit.

Përmes një qasjeje dinamike dhe konkrete, studentët u njohën me mënyrat e mbrojtjes së ideve si dhe me rëndësinë që këto të drejta kanë për t’i kthyer krijimet në vlerë reale në treg.

https://www.facebook.com/reel/1734912571010269

Read More
Picture1

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill 2026

Një vëmendje e veçantë iu kushtua Universitetit të Sporteve në Tiranë, ku në bashkëpunim me ISHMT u zhvillua një orë e hapur leksioni me studentë dhe pedagogë.

Gjatë këtij leksioni u trajtuan: Të drejtat që burojnë nga regjistrimi i objekteve të pronësisë industriale

Rëndësia e mbrojtjes së tyre në fushën e sportit

Masat që merren në rastet e shkeljes së këtyre të drejtave

U theksua roli i institucioneve: DPPI, si institucioni kyç për regjistrimin dhe mbrojtjen ligjore të objekteve të pronësisë industriale

ISHMT, i cili luan një rol aktiv në terren duke ndërhyrë në rastet e konstatimit të shkeljeve, përmes masave administrative, kontrollit dhe ndërgjegjësimit për respektimin e të drejtave të PI

Aktiviteti u përshëndet edhe nga zv/rektori i universitetit, i cili vlerësoi këtë bashkëpunim si një hap të rëndësishëm në edukimin e të rinjve mbi rëndësinë e mbrojtjes së krijimtarisë në sport.

Ky leksion ishte një tjetër iniciativë që ofron studentët me praktikën dhe forcon kulturën e respektimit të të drejtave!

https://www.facebook.com/reel/1590098178756320

Read More
Outlook-Mund të je

Dita Boterore

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, në një atmosferë plot energji dhe ide inovative, u zhvillua Konferenca Kombëtare “Fuqizimi i Startup-eve përmes Pronësisë Intelektuale” – një hap konkret drejt mbështetjes së inovacionit shqiptar.

 Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Organizata Evropiane e Patentave (European Patent Office), në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Startup Albania dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ky aktivitet mblodhi së bashku startup-e, sipërmarrës, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një hapësirë dinamike për diskutim, shkëmbim përvojash dhe ide konkrete për zhvillim.

 Gjatë konferencës u trajtuan çështje kyçe si:

 rrugëtimi nga ideja tek mbrojtja përmes patentimit

 rëndësia e pronësisë industriale në rritjen dhe konkurrueshmërinë e startup-eve

ndikimi i IP në tërheqjen e investimeve dhe hyrjen në tregje të reja

 praktikat më të mira evropiane dhe instrumentet mbështetëse për inovatorët, ku instrumentet e paraqitura ofrohen nga Organizata Evropiane e Patentave (European Patent Office)

 Në fokus ishte një mesazh i qartë:

 Idetë inovative kanë vlerë reale vetëm kur mbrohen dhe menaxhohen në mënyrë strategjike.

 Konferenca shërbeu si një platformë bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit të startup-eve, duke forcuar më tej ekosistemin e inovacionit në vend.

Read More
Picture1

Trajnim në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës

Në mjediset e Fakultetit Ekonomik të Universitetit të Tiranës u zhvillua një trajnim me temë: “Të njohim fushën e Pronësisë Intelektuale dhe të drejtat që burojnë nga regjistrimi i saj”, në

bashkëpunim me Drejtorinë e të Drejtave të Autorit.

Ky aktivitet solli së bashku studentë dhe të rinj të interesuar për të njohur më nga afër rëndësinë e mbrojtjes së markave, shpikjeve dhe krijimeve, si një hap thelbësor drejt inovacionit dhe zhvillimit ekonomik.

Trajnimi u zhvillua në kuadër të aktiviteteve për Ditën Botërore të Pronësisë Intelektuale, duke synuar rritjen e ndërgjegjësimit mbi të drejtat që burojnë nga regjistrimi dhe mbrojtja e tyre.

Bashkëpunime të tilla forcojnë lidhjen mes institucioneve dhe brezit të ri, duke nxitur ide të reja dhe mbrojtjen e tyre!

https://www.facebook.com/reel/1606383787299167

Read More
Picture1

Trajnim mbi fushën e Pronësisë Industriale

Qendra e Trajnimeve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI), zhvilloi një sesion informues me aplikantë të profileve të ndryshme, me temë: “Të njohim fushën e Pronësisë Industriale dhe të drejtat që burojnë nga regjistrimi i saj”.

Pjesëmarrësit zbuluan pse mbrojtja e markave, patentave dhe dizenjove është thelbësore për suksesin dhe si regjistrimi i tyre kthehet në avantazh real konkurrues.

Njohuri që fuqizojnë, ide që mbrohen, biznese që rriten!

DPPI vijon të mbështesë inovacionin dhe të promovojë kulturën e mbrojtjes së Pronësisë Industriale në vend.

https://www.facebook.com/reel/1634902500966465

Read More
Picture1

Ready, Set, Innovate” – Sporti dhe kreativiteti në focus

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale 26 Prill 2026 Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale zhvilloi një aktivitet ndërgjegjësues me ekipin e basketbollit të Tiranës me grupmoshat 14-15 vjeç.

Përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë dhe dinamik, të rinjtë u njohën me rëndësinë e mbrojtjes së ideve, markave tregtare, disenjove industriale, patentat për shpikje dhe identitetit në sport.

Aktiviteti solli në vëmendje lidhjen e fortë mes sportit dhe inovacionit, duke nxitur respektin për pronësinë intelektuale që në moshë të hershme.

Energjia dhe angazhimi i të rinjve treguan qartë se e ardhmja e sportit ndërtohet mbi kreativitet, integritet dhe respekt për rregullat.

https://www.facebook.com/reel/2345141359304266

Read More
Picture1

Program i ri Master në Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale

Në kuadër të bashkëpunimit shumë të mirë ndërmjet Zyrës Hungareze për Pronësi Intelektuale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, bëjmë me dije një iniciativë të re dhe të rëndësishme në fushën e arsimit të lartë dhe zhvillimit profesional.

Universiteti Corvinus i Budapestit, në bashkëpunim me Zyrën Hungareze të Pronësisë Intelektuale dhe Organizatën Botërore të Pronësisë Intelektuale (WIPO), ofron programin Master i Shkencave (MSc) në Menaxhimin e Pronësisë Intelektuale.

Programi, i cili fillon në shtator 2026 dhe zhvillohet në gjuhën angleze, synon të përgatisë profesionistët e rinj me njohuri ndërdisiplinore në fushat e ligjit, ekonomisë dhe biznesit, si dhe me aftësi praktike në mbrojtjen, vlerësimin, licencimin dhe komercializimin e pronësisë intelektuale.

Me një orientim të fortë ndërkombëtar, programi fokusohet në shndërrimin e pronësisë intelektuale në një aset strategjik për rritje ekonomike dhe konkurrueshmëri. Pjesëmarrësit do të përfitojnë nga bashkëpunimi me ekspertë të fushës dhe nga përfshirja në raste konkrete studimore, duke u pajisur me aftësitë e nevojshme për role drejtuese në ekosistemin e inovacionit dhe teknologjisë.

Ky program përbën një kontribut të rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve në fushën e pronësisë intelektuale dhe në forcimin e një sistemi të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt së ardhmes.

Për më shumë informacion mbi programin, ju lutemi vizitoni:
https://www.uni-corvinus.hu/post/landing-page/masters/msc-in-intellectual-property-management/?lang=en

Read More