Outlook-Mund të je

Dita Boterore

Në kuadër të Ditës Botërore të Pronësisë Intelektuale, në një atmosferë plot energji dhe ide inovative, u zhvillua Konferenca Kombëtare “Fuqizimi i Startup-eve përmes Pronësisë Intelektuale” – një hap konkret drejt mbështetjes së inovacionit shqiptar.

 Ky aktivitet u organizua nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) dhe Organizata Evropiane e Patentave (European Patent Office), në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë Startup Albania dhe me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit.

Ky aktivitet mblodhi së bashku startup-e, sipërmarrës, ekspertë vendas dhe ndërkombëtarë, duke krijuar një hapësirë dinamike për diskutim, shkëmbim përvojash dhe ide konkrete për zhvillim.

 Gjatë konferencës u trajtuan çështje kyçe si:

 rrugëtimi nga ideja tek mbrojtja përmes patentimit

 rëndësia e pronësisë industriale në rritjen dhe konkurrueshmërinë e startup-eve

ndikimi i IP në tërheqjen e investimeve dhe hyrjen në tregje të reja

 praktikat më të mira evropiane dhe instrumentet mbështetëse për inovatorët, ku instrumentet e paraqitura ofrohen nga Organizata Evropiane e Patentave (European Patent Office)

 Në fokus ishte një mesazh i qartë:

 Idetë inovative kanë vlerë reale vetëm kur mbrohen dhe menaxhohen në mënyrë strategjike.

 Konferenca shërbeu si një platformë bashkëpunimi mes institucioneve dhe komunitetit të startup-eve, duke forcuar më tej ekosistemin e inovacionit në vend.

Read More