Konsultim 3-ditor me përfaqësuesit e autorizuar mbi modulet e DPPI për trajnime në Pronësinë Industriale
Me përfaqësuesit e autorizuar ( një grup interesi shumë i rëndësishëm për Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale), konsultuam në një cikël 3 ditor, modulet e përgatitura nga DPPI, që do të përdoren për trajnime specifike të dedikuara në fushën e Pronësisë Industriale pranë Qendrës së Trajnimeve.
Kjo qendër e krijuar me ndryshimet e reja ligjore në vitin 2017 është një strukturë e ngritur brenda institucionit me qëllim ofrimin e shërbimeve të specializuara dhe të thelluara për grupe të ndryshme interesi.
Fuqizimi dhe ngritja e kësaj qendre në standarte bashkohore ndërkombëtare mbetet një nga prioritetet e DPPI-së.
Bashkëpunimi me Përfaqësuesit e Autorizuar forcon dhe njëherë marrëdhënien konstruktive të ndërtuar prej vitesh midis dy palëve.