admin
January 14, 2025
Trajnim mbi Rolin e ISHMT-së në Mbrojtjen e të Drejtave të Pronësisë Industriale
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI), në bashkëpunim me Inspektoriatin Shtetëror të Mbikëqyrjes së Tregut (ISHMT) zhvilluan pranë Qendrës së Trajnimeve, me përfaqësues të autorizuar trajninim me titull “Roli i ISHMT-së në garantimin e të drejtave që burojnë nga mbrojtja e pronësisë industriale” me fokus:
Monitorimi dhe inspektimi i tregut rreth fushës së PI-së;
Rastet e cënimit të të drejtave të pronësisë industriale;
Masat ndëshkuese në rastet e cënimit.
Drejtori i Përgjithshëm i DPPI, vlerësoi maksimalisht bashkëpunimin ndër-institucional me ISHMT në terma afatgjatë, me qëllim promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pronësisë Industriale duke synuar ofrimin e një konkurence të ndershme në tregun vendas.
DPPI mbetet e angazhuar në misionin e saj publik për t’i shërbyer çdo qytetari, biznesi apo grupi interesi për regjistrimin e çdo objekti të pronësisë industriale.