Leksion i hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

Leksion i hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër

Leksion i Hapur për studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin “Luigj Gurakuqi” në Shkodër.

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale mbajti një leksion të hapur me studentët e Fakultetit të Drejtësisë në Shkodër, ku u theksua rëndësia e pronësisë industriale në zhvillimin e shoqërisë dhe ekonomisë.  

Interesi i shfaqur nga studentët ishte i jashtëzakonshëm, duke reflektuar nevojën për më shumë njohuri dhe angazhim në këtë fushë kaq të rëndësishme. 

Ky leksion është pjesë e marrëveshjes së bashkëpunimit ndërmjet DPPI dhe Universitetit të Shkodrës, e cila synon të afrojë studentët me praktikat më të mira në këtë fushë. 

Rëndësia e mbrojtjes së pronësisë industriale dhe intelektuale është themelore për nxitjen e inovacionit dhe krijimtarisë, dhe këtë mesazh e përcollëm me entuziazëm tek të rinjtë që do të formojnë të ardhmen ligjore të vendit. Fakulteti i Drejtësisë në Universitetin e Shkodrës zhvillon në kurikulën e saj te detyrueshme lëndën “Pronësia Intelektuale” dhe për vitin 2024 sipas statistikave të këtij fakulteti, 9 studentë kanë mbrojtur temën e diplomës duke zgjedhur fushën e Pronësisë Intelektuale. 

Ky është një fakt që na gëzon. Një falenderim shkon dhe për pedagogët e përkushtuar dhe profesionistë të këtij fakulteti.

Read More
IMG_8040

Marrëveshje Bashkëpunimi ndërmjet DPPI dhe Western Balkans

Është nënshkruar në mjediset e DPPI, marrëveshja e bashkëpunimit mes Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI)  dhe Western Balkans University (WBU). 
Kjo marreveshje është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i komanduar i Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale znj. Maria Solis dhe Presidentit te WBU, Prof.Dr. Ferdinand Gjana. 

Qëllimi i kësaj marreveshjeje është organizimi i leksioneve të hapura dhe aktiviteteve të përbashkëta, simpoziume shkencore, konkurse me studentët e universitetit dhe stafin akademik për ndërgjegjësimin e tyre në fushën e të drejtave të Pronësisë Industriale.

Read More
Leksion i hapur në Kolegjin Universitar Beder

Leksion i hapur në Kolegjin Universitar Beder

Me studentët e Kolegjit Universitar “Beder”, zhvilluam një orë të hapur leksioni me temë: “Të njohim fushën e pronësisë industriale si dhe të drejtat që burojnë nga regjistrimi i objekteve të saj”. Bashkëbiseduam me studentët e këtij kolegji mbi: Pronësinë Intelektuale, degët e saj dhe institucionet përgjegjëse Objektet e pronësisë Industriale, Mënyrën e aplikimit për regjistrimin e tyre,Përfitimet ligjore që sjell regjistrimi i objekteve pranë drejtorisë sonë. 

Gjithashtu studentëve iu vendosën në dispozicion materiale rreth fushës së PI-së.  

Prioriteti ynë për arsimin e lartë është vijimi dhe forcimi i bashkëpunimit me universitetet si dhe mbështetje ndaj brezit të ri në zhvillimin e teknologjisë, inovacionit, si dhe kërkimit shkencor.  Të tjera orë te hapura leksioni me në fokus pronësinë Industriale na mirëpresin në vitin e ri akademik 2024-2025 me shumë studentë dhe universitete të vendit.

Read More
feature image post

The "Taste and Tradition" Fair in the Dibër Region, information session for local producers

Në 16 Nëntor u mbajt në Peshkopi panairi ‘Shije dhe Traditë’, si dhe takimi informues i dedikuar prodhuesve dhe fermerëve të Qarkut Dibër për identifikimin e produkteve me potencial të mundshëm regjistrimi si Tregues Gjeografikë.
Ky aktivitet u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale në bashkëpunim me bashkinë Peshkopi dhe me mbështetje të Projektit Shqiptaro-Zviceran për Pronësinë Intelektuale (AlSIP).

Fermerët dhe prodhuesit e qarkut Dibër u njohën në mënyrë të detajuar me hapat dhe rëndësinë e regjistrimit të produkteve potenciale bujqësore, blektorale dhe artizanale si Tregues Gjeografikë, një mundësi e shkëlqyer ligjore që nxit kooperimin midis fermerëve dhe prodhuesve, çertifikon, identifikon dhe mbron produktet karakteristike të zonës sonë, si dhe nxit aksesin në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.

Drejtor i Përgjithshem e DPPI-së, znj. Maria Solis Kapedani, kryetari i Bashkisë Dibër, z. Rahim Spahiu, znj. Dardana Vladi Grabovaj, përfaqësuese e Ministrisë së Ekonomisë dhe Inovacionit, si dhe znj. Borana Kalemi, menaxhere e projektit në AlSIP, theksuan rëndësinë e bashkëpunimit mes fermerëve dhe prodhuesve vendorë për t’u organizuar në shoqata dhe më pas të realizojnë e produkteve potenciale si objekte të pronësisë industriale.
Të pranishmit në panair dhe takim shprehën qartë nevojën për këtë organizim dhe, në bazë të rasteve të suksesit, vitin 2025 pritet që Dibra të regjistrojë si produkte Tregues Gjeografikë.

Read More