Picture1

Shkodra mirëpreti Regional IP Youth Camp: Të rinjtë e Ballkanit Perëndimor në qendër të kreativitetit, inovacionit dhe sipërmarrjes

Shkodër, 5–8 tetor 2026 – Për katër ditë me radhë, Shkodra u shndërrua në një hapësirë frymëzimi, bashkëpunimi dhe shkëmbimi profesional për të rinjtë e Ballkanit Perëndimor, përmes organizimit të Regional IP Youth Camp on Creativity, Innovation, and Entrepreneurship for Selected Western Balkan Countries, një nismë që synon të promovojë potencialin krijues të të rinjve dhe të forcojë njohuritë e tyre mbi pronësinë intelektuale, inovacionin dhe sipërmarrjen.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, duke bashkuar të rinj nga vende të ndryshme të rajonit, të cilët patën mundësinë të njihen më nga afër me rëndësinë e mbrojtjes së krijimeve, si dhe me rolin që pronësia intelektuale luan në zhvillimin e një ekonomie të bazuar te dija dhe kreativiteti.

Kampi u organizua nga Organizata Botërore e Pronësisë Intelektuale (WIPO), në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale (DPPI) të Shqipërisë, Drejtorinë për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën të Malit të Zi dhe Zyrën Shtetërore të Pronësisë Industriale të Maqedonisë së Veriut (SOIP).

Një nismë rajonale e hapur me mesazhe bashkëpunimi dhe vizioni

Dita e parë e kampit u çel me fjalët përshëndetëse të përfaqësuesve të institucioneve organizatore, të cilët theksuan rëndësinë e edukimit të brezit të ri mbi pronësinë intelektuale dhe nevojën për të krijuar më shumë mundësi për zhvillimin e ideve inovative dhe të iniciativave sipërmarrëse.

Në hapje përshëndetën znj. Maria Solis Kapedani, Drejtore e Përgjithshme e Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Shqipërisë; z. Habip Asan, Drejtor i Divizionit për Vendet në Tranzicion dhe të Zhvilluara (TDC) në WIPO; znj. Iva Krgovic, Këshilltare e Lartë në Drejtorinë për Tregun e Brendshëm dhe Konkurrencën të Malit të Zi; si dhe znj. Fevzije Mjaki Uzairi, Ekzaminere e Markave në Zyrën Shtetërore të Pronësisë Industriale të Maqedonisë së Veriut (SOIP).

Mesazhet e tyre vunë në fokus rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rajonal, nxitjen e kreativitetit te të rinjtë dhe krijimin e një mjedisi ku idetë e reja të mund të zhvillohen, të mbrohen dhe të shndërrohen në vlera konkrete ekonomike e shoqërore.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të institucioneve të pronësisë intelektuale nga vendet e rajonit i dha aktivitetit një dimension të rëndësishëm bashkëpunimi, duke dëshmuar se mbështetja ndaj të rinjve dhe inovacionit është një objektiv i përbashkët që tejkalon kufijtë kombëtarë.

Njohuri, kreativitet dhe mundësi të reja për të rinjtë

Gjatë katër ditëve të aktivitetit, pjesëmarrësit u përfshinë në një proces shkëmbimi njohurish dhe përvojash, duke eksploruar lidhjen mes pronësisë intelektuale, kreativitetit, inovacionit dhe sipërmarrjes.

Për sa kohë kur idetë dhe krijimtaria përbëjnë gjithnjë e më shumë një burim të rëndësishëm zhvillimi, njohja e mekanizmave të mbrojtjes së pronësisë intelektuale është thelbësore për këdo që synon të zhvillojë një produkt, shërbim, markë apo projekt inovativ.

Përmes këtij kampi, të rinjtë patën mundësinë të kuptojnë më mirë se si pronësia intelektuale mund të shërbejë si një instrument për mbrojtjen e krijimtarisë, nxitjen e konkurrueshmërisë dhe kthimin e ideve në mundësi të qëndrueshme zhvillimi.

Përtej aspektit edukativ, aktiviteti krijoi një hapësirë të vlefshme për dialog, njohje të ndërsjellë dhe ndërtim marrëdhëniesh mes të rinjve të Ballkanit Perëndimor, duke nxitur një frymë bashkëpunimi dhe një vizion të përbashkët për të ardhmen.

Shqipëria, e përfaqësuar nga të rinj të universiteteve dhe institucioneve arsimore

Një vend të veçantë në këtë aktivitet zuri edhe pjesëmarrja e të rinjve nga Shqipëria, të cilët përfaqësuan institucione të ndryshme të arsimit të lartë dhe formimit profesional.

Në kamp morën pjesë studentë dhe të rinj nga Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë, Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër, Universiteti “POLIS” në Tiranë, Universiteti Politeknik i Tiranës dhe shkolla “Harry Fultz” në Tiranë.

Përfaqësimi nga këto institucione dëshmoi rëndësinë e përfshirjes së të rinjve me formime të ndryshme në diskutimet mbi pronësinë intelektuale dhe inovacionin. Bashkimi i këndvështrimeve nga fusha të ndryshme akademike dhe profesionale krijon terren për ide të reja, bashkëpunime ndërdisiplinore dhe zhvillimin e aftësive që kërkon tregu bashkëkohor.

Për të rinjtë pjesëmarrës, ky ishte një rast për të zgjeruar horizontet profesionale, për të ndarë përvojat me bashkëmoshatarë nga rajoni dhe për të kuptuar më mirë se si kreativiteti mund të shndërrohet në një avantazh të rëndësishëm për të ardhmen e tyre akademike dhe profesionale.

Ceremonia e certifikimit shënon përmbylljen e kampit

Pas katër ditësh me fokus te kreativiteti, inovacioni, sipërmarrja dhe pronësia intelektuale, aktiviteti u përmbyll me ceremoninë e certifikimit të pjesëmarrësve, duke shënuar përfundimin e një përvoje të rëndësishme edukative dhe profesionale.

Certifikimi përfaqësoi jo vetëm vlerësimin e pjesëmarrjes dhe përkushtimit të të rinjve, por edhe një nxitje për ta vijuar rrugëtimin drejt zhvillimit të ideve të tyre dhe shndërrimit të tyre në projekte konkrete.

Regional IP Youth Camp dëshmoi se investimi në njohuritë e të rinjve, ndërgjegjësimi mbi pronësinë intelektuale dhe forcimi i bashkëpunimit rajonal janë elemente të rëndësishme për ndërtimin e një kulture që vlerëson krijimtarinë dhe mbështet inovacionin.

Përmes kësaj nisme, Shkodra u bë një pikëtakim i ideve, përvojave dhe aspiratave të të rinjve të Ballkanit Perëndimor, duke përcjellë një mesazh të qartë: idetë e mëdha kanë nevojë për vizion, njohuri dhe mbrojtje që të shndërrohen në inovacione me ndikim.

Urime të gjithë pjesëmarrësve për përkushtimin dhe certifikimin, me dëshirën që njohuritë dhe lidhjet e krijuara gjatë këtyre katër ditëve të shërbejnë si pikënisje për iniciativa të reja, bashkëpunime të qëndrueshme dhe sipërmarrje të së ardhmes.

Read More
Picture19

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale po zhvillon një trajnimin dyditor me aplikantët e platformës e-Albania, me fokus te njohja, mbrojtja dhe përfitimet që ofron pronësia industriale.

Përmes këtij trajnimi, pjesëmarrësit po marrin njohuri praktike mbi:

  1. rëndësinë dhe rolin e objekteve të pronësisë industriale;
  2. përfitimet që sjell mbrojtja e tyre;
  3. procedurat dhe mënyrat e aplikimit;
  4. mundësitë që krijon pronësia industriale për të mbrojtur dhe fuqizuar një ide, një markë apo një krijim.

Trajnimi udhëhiqet nga Albana Karapanco, eksperte e jashtme e cila po përcjell njohuri dhe përvojë praktike mbi mënyrën se si një ide, një krijim apo një markë mund të mbrohet dhe të shndërrohet në vlerë.

DPPI vijon të investojë në informimin dhe fuqizimin e qytetarëve, duke u dhënë atyre njohuritë praktike për të kuptuar më mirë të drejtat që burojnë nga pronësia industriale dhe mënyrën se si ato mund të shërbejnë si një avantazh për biznesin dhe zhvillimin e ideve të reja.

Read More
Picture1

Përmeti ishte ndalesa e radhës e turit informues të DPPI!

Zhvilluam takime me bizneset prodhuese të qytetit, ku diskutuam mbi rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale, regjistrimit të markave dhe promovimit të produkteve shqiptare.

Përmeti, me traditën dhe produktet e tij të veçanta, ka një potencial të madh për krijimin dhe zhvillimin e markave tregtare.

DPPI pranë biznesit, për më shumë informim, mbrojtje dhe zhvillim!

Read More
Picture1

Takime informuese në Korçë

Korça u bë ndalesa e radhës e turit informues të Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale, ku u zhvilluan takime me sipërmarrës dhe përfaqësues të bizneseve lokale për të diskutuar rëndësinë e mbrojtjes së pronësisë industriale.

Gjatë bashkëbisedimeve u vu theksi te rëndësia e regjistrimit të markës tregtare si një mjet për mbrojtjen e identitetit të biznesit dhe rritjen e konkurrueshmërisë në treg.

Interesi dhe angazhimi i përfaqësuesve të bizneseve të informuara dëshmuan për një vëmendje në rritje ndaj mbrojtjes së aseteve të pronësisë industriale.

Read More
Picture1

Takime me bizneset

Në prag të sezonit turistik, zhvilluam takime me subjektet e hoteleri-turizmit në qytetin e Sarandës, për të theksuar rëndësinë e Pronësisë Industriale si një element kyç në mbrojtjen dhe promovimin e bizneseve turistike.

Markat tregtare, identiteti i biznesit dhe produktet autentike janë vlera që meritojnë mbrojtje, sidomos në një qytet turistik me potencial të lartë si Saranda.

Përmes këtyre takimeve, synojmë të rrisim ndërgjegjësimin e bizneseve mbi rëndësinë e mbrojtjes dhe regjistrimit të të drejtave të pronësisê industriale në

Read More
Picture1

Pronësia Industriale në fokus të të rinjve të shkollës “Sami Frashëri”

DPPI zhvillon trajnim ndërgjegjësues me nxënësit e shkollës “Sami Frashëri” mbi Pronësinë Industriale

Në kuadër të aktiviteteve për rritjen e ndërgjegjësimit tek të rinjtë mbi rëndësinë e Pronësisë Industriale, DPPI zhvilloi një trajnim informues me nxënësit e shkollës “Sami Frashëri”.

Gjatë aktivitetit, nxënësit u njohën me konceptet kryesore të Pronësisë Industriale, rëndësinë e mbrojtjes së inovacionit dhe krijimeve, si dhe me objektet e saj, duke përfshirë markat tregtare, patentat, dizajnet industriale dhe treguesit gjeografikë.

Trajnimi synoi të rrisë njohuritë dhe ndërgjegjësimin e të rinjve mbi rolin e Pronësisë Industriale në mbështetjen e inovacionit, kreativitetit dhe zhvillimit ekonomik, duke nxitur një kulturë më të hershme të respektimit dhe mbrojtjes së ideve dhe krijimeve.

https://www.facebook.com/reel/981943881243142

Read More
Picture1

Njohuri mbi patentat dhe modelet e përdorimit për nxënësit e “Harry Fultz”

Përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industiale zhvilluan një leksion të hapur mbi mbrojtjen e shpikjeve nëpërmjet patentave dhe modeleve të përdorimit me nxënësit e shkollës Harry Fultz.

Çështjet kryesore që u trajtuan gjatë këtij takimi ishte njohja me patentat, mënyra e aplikimit në portalin e-albania, procedurat e regjistrimit dhe kërkimi në regjistrat kombëtar dhe ndërkombëtar të patentave.

Ndërgjegjësimi i brezave të rinj mbi rëndësinë e mbrojtjes së krijimtarisë së tyre nëpërmjet objekteve të pronësisë industiale dhe mbetet një nga prioritetet kryesore të DPPI

https://www.facebook.com/reel/1588362676205335

Read More
Picture1

Të rinjtë në gjimnazin “Ismail Qemali” njihen me rëndësinë e Pronësisë Industriale dhe mbrojtjen e inovacionit

Të rinjtë dhe inovacioni u bënë bashkë në gjimnazin Gjimnazi “Ismail Qemali”, ku zhvilluam një leksion të hapur mbi rëndësinë e Pronësisë Industriale dhe rolin e saj në mbrojtjen e ideve, markave, inovacionit dhe krijimtarisë së brezit të ri.

Këto orë të hapura mësimore do të vijojnë gjatë muajit maj edhe në gjimnaze të tjera të Tiranës, me synimin për të rritur ndërgjegjësimin dhe informimin e të rinjve mbi këtë fushë me rëndësi për inovacionin dhe zhvillimin

Kënaqësi e veçantë ishte pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Agjencia për Pronësinë Industriale e Republikës së Kosovës, të cilët u njohën me eksperiencën dhe përvojën e DPPI në organizimin e aktiviteteve të tilla.

Falenderim për stafin pedagogjik dhe nxënësit për mikpritjen dhe atmosferën pozitive gjatë kësaj ore të vlefshme mësimore!

https://www.facebook.com/people/Drejtoria-e-Pergjithshme-e-Pron%C3%ABsis%C3%AB-Industriale/100064419172501

Read More
Picture1

NJOFTIM ZYRTAR

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) 🇦🇱njofton përfaqësuesit e autorizuar, aplikantët dhe subjektet e interesuara se në datat 13 dhe 27 gusht 2026, në intervalin orar 12:00 – 15:00, do të organizojë takime individuale (Open Day) për rastet kur kërkohen sqarime lidhur me shërbimet të cilat DPPI ofron. Për të rezervuar takim, subjektet e interesuara ftohen të paraqesin paraprakisht kërkesën e tyre në adresën elektronike:

E-mail: info@dppi.gov.al 

Në kërkesë duhet të specifikohet shkurtimisht çështja apo problematika për të cilën kërkohet sqarim. Pas shqyrtimit të kërkesës, DPPI do të caktojë një orar takimi sqarues sipas disponueshmërisë gjatë periudhës së sipërpërmendur.

Read More
a70706bc-6fb3-4f41-8b7d-de58b9e6c19c

Thirrje për aplikim

THIRRJE PËR APLIKIME

Young Inventors Prize 2027

Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale (DPPI) informon të gjithë studentët, të sapodiplomuarit, inovatorët e rinj, sipërmarrësit dhe të rinjtë me ide inovative për arsye se  Zyra Evropiane e Patentave (European Patent Office – EPO) ka hapur thirrjen për nominime  “Young Inventors Prize 2027”.

Young Inventors Prize vlerëson shpikësit e rinj nga e gjithë bota, të cilët, përmes krijimtarisë dhe inovacionit, zhvillojnë zgjidhje konkrete për adresimin e sfidave globale të qëndrueshmërisë, në përputhje me Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Kombeve të Bashkuara (UN Sustainable Development Goals – SDGs).

Çmimi synon të promovojë dhe mbështesë brezin e ri të inovatorëve, duke i dhënë mundësi të prezantojnë shpikjet e tyre në një platformë ndërkombëtare dhe të fitojnë njohje për kontributin e tyre në zhvillimin e teknologjive dhe zgjidhjeve me ndikim pozitiv për shoqërinë.

Aplikimet janë të hapura për kandidatë nga e gjithë bota dhe nuk është e nevojshme që shpikja të jetë e patentuar.

Afati i fundit për paraqitjen e nominimeve është 30 shtator 2026.

DPPI inkurajon të gjithë të rinjtë shqiptarë me ide dhe shpikje inovative të aplikojnë dhe të përfaqësojnë Shqipërinë në këtë iniciativë prestigjioze ndërkombëtare.

Për më shumë informacion:

DPPI fton gjithashtu universitetet, institucionet e arsimit të lartë, qendrat e kërkimit, laboratorët e inovacionit, organizatat mbështetëse të sipërmarrjes dhe të gjithë aktorët e ekosistemit të inovacionit ta shpërndajnë këtë thirrje, me qëllim që sa më shumë kandidatë të kualifikuar nga Shqipëria të kenë mundësinë të aplikojnë.

Read More